Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

“T’i rikthejmë pushtetin qytetarëve”/ Aktivisti: Nëse rrëzohet Rama, hapat e tjerë janë të thjeshtë

P
Piranjat15 June 2026, 17:56 · 2 min lexim
“T’i rikthejmë pushtetin qytetarëve”/ Aktivisti:

Aktivisti dhe përfaqësuesi i “Diaspora për Shqipërinë e lirë”, Florian Haçkaj theksoi se gjëja më e bukur e kësaj proteste të qytetarëve është se ata kanë vrarë frikën dhe janë ngritur kundër padrejtësive dhe qeverisë së Edi Ramës.

Aktivisti, i cili ka qenë edhe vetë i pranishëm në protestat masive para kryeministrisë, deklaroi se duhet ta largojnë me çdo kusht Ramën nga qeveria, duke shtuar se pushtetin duhet t’ua rikthejnë qytetarëve shqiptarë.

“Protesta ndihet shumë e bukur në botë, por sidomos në Tiranë. Energji që është përhapur gjithandej. E bukura është se shqiptarët kanë vrarë frikën. Kur sheh njerëz të moshave të ndryshëm që nuk ua ndjen fare është gjëja më madhore dhe e dyta është që ne të kemi precedentin se shqiptarët dinë ta rrëzojnë një pushtet.

Nëse t’i arrin të hedhësh Ramën që është i gjithë pushtetshëm, hapat e tjerë bëhen më të lehtë se asnjë nuk e mban përgjegjësinë mbi supe që të mos dalë sipas vullnetit të popullit. Ky është revolucion në ngritje. Edhe revolucionet i përshtaten kohës. Ne duhet t’i rikthejmë pushtetin qytetarëve. Ne në diasporë po protestojmë përditë edhe më shumë. Njerëzit duan të ngrenë zërin kundrejt padrejtësive.

Edhe unë jam për dorëheqje të Ramës, një qeveri tranzitore, e përbërë nga njerëz të papërfshirë në politikë, që ngrenë skenën se si do të bëhen zgjedhjet e ardhshme. Kodi zgjedhor e të gjitha këto janë pjesë e kësaj që duhen ndryshuar.”, u shpreh ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.