Ditmir Bushati: Shqipëria meriton më shumë!

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati reagon për protestën madhështore të mbrëmjes së shkuar, duke theksuar se Shqipëria meriton më shumë.
Ai thotë se shqiptarët janë revoltuar nga aleanca e dëmshme mes mes politikës, oligarkisë, medias dhe krimit të organizuar.
Reagimi:
Nuk janë të nxitur nga Irani, as nga algoritmet, e aq më pak të humbur në qëllimet e tyre. Janë shqiptarë të revoltuar nga trajtimi i atdheut si plaçkë. Të vetëdijësuar për pasojat e aleancës së dëmshme mes politikës, oligarkisë, medias dhe krimit të organizuar. Janë qytetarë që besojnë se Shqipëria meriton më shumë: më shumë drejtësi, më shumë dinjitet, më shumë shpresë dhe më shumë mundësi për të gjithë.
Çdo ditë që kalon e forcon bindjen se Shqipëria e Re nuk është thjesht një aspiratë, por një kapitull i pashmangshëm që duhet përqafuar. Ky është një moment që kërkon reflektim të thellë, urtësi dhe përgjegjësi. #Shqipëriameritonmëshumë.
Lexo edhe
POLITIKE
DW: Mijëra shqiptarë para kryeministrisë, mbështetje dhe nga diaspora!

VIDEO/ Incident me flamurin izraelit gjatë marshimit

Game Over! Loja ka Mbaruar

Qindra mijëra shqiptarë rrethuan Kryeministrinë, prestigjiozja FT: Revoltë kundër korrupsionit të qeverisë Rama

Rrethimi i Kryeministrisë nga protestuesit, Rama fshihet sërish pas 'algoritmit': Histeri me gjysmë të vërteta

Protestuesit kaluan natën para Kryeministrisë, kërkojnë largimin e Ramës: Je i rrethuar, nuk ke për të shpëtuar!

Ina Zhupa kritikon Gjykatën Kushtetuese: Nuk funksionon si institucion i pavarur

"Nxjerr Erioni koshat e mbushur me mbeturina"/ Edi Rama "përplaset" me Braçen në mbledhjen e PS





