Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gjirokastër, arrestohet 32-vjeçari që transportonte emigrantin afgan kundrejt pagesës Berisha: Dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish thirrje për bashkim në mbështetje të revoltës s... Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare
POLITIKE

Tomorri: Paratë i tret korrupsioni, tre mediat kombëtare janë shpallur investitorë strategjikë

P
Piranjat28 May 2026, 19:34 · 4 min lexim
Tomorri: Paratë i tret korrupsioni, tre mediat kombëtare janë

Gazetari Klodian Tomorri deklaroi se korrupsioni mbetet faktori kryesor që, sipas tij, dëmton eficiencën e shpenzimeve publike në Shqipëri, ndërsa ngriti shqetësime edhe për raportin mes qeverisë dhe mediave kombëtare.

I ftuar në emisionin “Task Force” me Sonila Meçon në SYRI TV, Tomorri u shpreh se fondet publike shpërndahen pavarësisht ndikimit real që krijojnë për qytetarët, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre, sipas tij, humbet për shkak të korrupsionit.

Duke komentuar marrëdhënien mes kryeministrit dhe medias, Tomorri tha se tre media kombëtare në Shqipëri janë shpallur investitorë strategjikë me vendim qeverie, gjë që sipas tij ngre pikëpyetje mbi pavarësinë editoriale.

‘Po sigurisht, shiko, investohen ato për t'u investuar ose më saktë shpërndahen nga buxheti. Pavarësisht se sa krijojnë impakt për qytetarët. Sepse ne kemi folur edhe historinë e rrugëve që kushtojnë shumë shtrenjtë, e ilaçeve që blihen shumë shtrenjtë dhe janë me cilësi mediokre e kështu me radhë. Pra, paratë i shpërndan ky, pavarësisht se qytetarët nuk marrin vlerën e përshtatshme për ato para që kanë shpenzuar, sepse paratë i tret korrupsioni.

Dhe korrupsioni sjell çmime më të larta të projekteve të investimeve publike, çmime më të larta të shërbimeve publike e kështu me radhë. Gjëra për të cilat janë diskutuar. Tani, raporti i Edi Ramës me median, unë mendoj një fakt në Shqipëri. Tre mediat më të mëdha, tre mediat kombëtare, janë investitorë strategjikë të shpallur me vendim të Edi Ramës.

Dhe ky është një fakt, domethënë unë nuk di vend tjetër ku interesat ekonomike të medias të jenë pleksur kaq keq me qeverinë, në terma qoftë edhe të favoreve që jep qeveria sesa Shqipëria.

Dhe kjo thotë shumë mbi atë se sa e pavarur është media dhe ne e shohim sesi temat e nxehta në mediat kombëtare praktikisht ose trajtohen lehtëshëm ose nuk preken fare.

Përsa i përket pjesës tjetër, asaj që tha Bledi, të kësaj historisë së gjobvënies që ka hyrë si një fenomen rëndom tashmë në Shqipëri, sigurisht që edhe kjo është pasojë e politikave të kësaj qeverie dhe unë mendoj që Edi Ramës i intereson kjo histori.

Unë nuk e shoh si Bledi që ai ka probleme nga fenomeni i gjobvënies në media. Përkundrazi, atij i intereson ta ketë këtë sistem sepse ne e dimë që ka media që Edi Rama i përdor vetë për të shantazhuar qoftë anëtarë të Partisë Socialiste...

Epo kjo bën që të gjithë të njihemi me të thatin, se kështu pastaj krijohet i gjithë ky perceptimi për median dhe automatikisht edhe ato pak zëra që tentojnë të ushtrojnë një lloj integriteti dhe pavarësie, automatikisht përfshihen në perceptimin e përgjithshëm. Pra kjo është loja që bëhet...

Dhe çfarë ndodhi? Qeveria e kuptoi se nuk mund t'i kontrollonte dot mediat online sepse praktikisht kushdo mund të ndërtojë media online, janë mundësitë e pafundme. Dhe çfarë bëri? Sa e pa që dolën portalet e para serioze në treg, e inflacionoi dhe këtë punë.

Sepse filloi të krijojë portalet e veta në masë, të cilët nuk e kishin problem të shpifnin, të thoshin gjëra të çuditshme, pra për të inflacionuar, dhe unë mendoj që ka qenë e gjitha një strategji.

Për të inflacionuar këtë segment mediatik me idenë që qytetarit apo publikut t'i krijohet ideja 'a mo se këta thonë gjëra të paqena, shpifje' e kështu me radhë’, u shpreh gazetari Klodian Tomorri në SYRI TV.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.