Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
POLITIKE

Tomorri: Po i ikin korrupsionit me propagandë UÇK-je, pastrimi i parave nuk bëhet pa bekimin e qeverisë

P
Piranjat25 June 2026, 18:45 · 5 min lexim
Tomorri: Po i ikin korrupsionit me propagandë UÇK-je, pastrimi i

Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, akuzoi qeverinë se po përdor tema të fabrikuara për të larguar vëmendjen e opinionit publik nga protesta qytetare që kërkon dorëheqjen e Edi Ramës dhe qeverisë.

Duke komentuar debatet e fundit lidhur me ish-pjesëtarët e UÇK-së, Tomorri e cilësoi si të turpshëm publikimin e një shkrese që, sipas tij, e paraqiste ish-luftëtarin Tahir Sinani si mercenar.

Sipas tij, qeveria po përdor këto tema për të shmangur debatin mbi revoltën qytetare, korrupsionin, ekonominë dhe problemet sociale. Tomorri theksoi se debati i vërtetë është ai që ka nxjerrë qytetarët në rrugë, duke përmendur korrupsionin masiv, pastrimin e parave dhe lidhjet mes shtetit dhe krimit të organizuar.

Duke u ndalur te hetimet e SPAK-ut, gazetari tha se në opinionin publik është krijuar perceptimi se shumë prej dosjeve të mëdha nuk po çohen deri në fund. Sipas Tomorrit, shteti disponon mekanizma të shumtë kontrolli dhe për këtë arsye është e vështirë të besohet se fenomene të tilla mund të zhvillohen pa dijeninë e qeverisë.

‘Publikimi i asaj shkrese që e paraqiste ish-luftëtarin Tahir Sinani si mercenar është i turpshëm. Megjithatë, mendoj se mazhoranca e ka zgjedhur vetë këtë rrugë për të dalë nga sikleti politik dhe për të shmangur debatin e vërtetë. Për mua, kemi të bëjmë me një operacion të mirëfilltë propagandistik.

Prej disa ditësh në Shqipëri po diskutohet nëse Dritan Goxhaj ka luftuar apo jo në UÇK, nëse ka qenë në front apo jo, nëse është fshehur apo ka marrë pjesë në luftime. Kjo, në thelb, nuk ka asnjë rëndësi për interesin publik. Nuk i duhet atij qytetari që ndodhet në spital të dijë nëse dikush ka luftuar apo jo në Kosovë. Nuk i duhet as atij që i grabitet prona apo që përballet me padrejtësi të përditshme.

Kjo është një temë e ngritur me qëllim për të larguar vëmendjen nga problemet reale. Dhe kjo nuk është hera e parë që ndodh. Nëse një kryeministër apo zyrtar i lartë del dhe deklaron se një person është agjent apo në shërbim të një shteti të huaj, pyetja që lind natyrshëm është: nëse e dinit këtë, çfarë keni bërë deri tani? A keni qenë në dijeni? Nëse po, pse keni heshtur? Kjo është një metodë që përdoret për të shantazhuar njerëzit dhe për të ushtruar presion politik.

Por ky nuk është debati që prek qytetarët. Debati i vërtetë është ai që i ka nxjerrë njerëzit në rrugë. Debati i vërtetë lidhet me korrupsionin masiv, me pastrimin e parave në shkallë industriale dhe me lidhjet mes shtetit dhe krimit të organizuar.

Kur shohim dosjet e mëdha të SPAK-ut, krijohet vazhdimisht përshtypja se hetimet nuk shkojnë deri në fund. Kjo ndjesi ekziston në shumë çështje të rëndësishme. Një qytetar i zakonshëm ka të drejtë të pyesë: nëse sipas vetë SPAK-ut janë pastruar qindra miliona euro, sa i madh është ky fenomen dhe a mund të ndodhë pa dijeninë apo bekimin e autoriteteve?

Kush i firmos lejet e kullave? Kush i firmos lejet e resorteve? Kush vendos për zhvillimin urban dhe për projektet e mëdha? Janë pyetje që kërkojnë përgjigje.

Shteti ka mekanizma të shumtë kontrolli. Për këtë arsye është e vështirë të besohet se fenomene të tilla mund të ndodhin pa dijeninë e qeverisë. Është e njëjta logjikë që u përdor edhe në rastin e inceneratorëve, ku në fund u pretendua se përgjegjësit politikë nuk dinin asgjë. Por kur ekzistojnë kaq shumë instrumente kontrolli dhe mbikëqyrjeje, pretendimi i padijes bëhet i vështirë për t’u pranuar’, tha gazetari Klodian Tomorri në SYRI TV.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.