POLITIKE

Trafiku i armëve, Kalaja: Fakti që Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s, e bën këtë skandal akoma më të rëndë

Piranjat Përditësimi i fundit 14 September 2026, 18:51
Trafiku i armëve, Kalaja: Fakti që Shqipëria është

Një skandal i përmasave ndërkombëtare duket se po mbahet i fshehur në sirtarët e Ministrisë së Mbrojtjes. Për më shumë se 120 ditë, pyetjet thelbësore mbi prodhimin, shitjen dhe destinacionin e armatimeve shqiptare kanë mbetur pa përgjigje, duke shpërfillur hapur Kuvendin e Shqipërisë dhe ligjin për të drejtën e informimit.

Faktet janë zbardhur pas një interpelance të kërkuar nga deputeti Klevis Balliu dhe kërkesave të detajuara me shkrim nga Belind Këlliçi. Edhe pse është pranuar me zë dhe figurë që armët po prodhohen dhe po shiten, pasi "nuk jepen falas", detajet mbi sasinë e tyre, blerësit dhe të ardhurat që duhet të derdhen në arkën e shtetit nga kjo shoqëri aksionere me paratë publike, mbahen rreptësisht sekret. Afatet ligjore për të kthyer përgjigje janë shkelur disa fish, duke ngritur dyshime të forta për abuzime marramendëse.

Sipas avokates Adrian Kalaja e cila ishte e ftuar ne “Task Force” në Syri tv, kontradiktat mes deklaratave të Ministrit të Mbrojtjes, zëvendësministres dhe drejtuesve të tjerë tregojnë qartë një përpjekje për të fshehur të vërtetën. Kjo mungesë transparence jo vetëm që përbën shkelje administrative, por ngre dyshime të bazuara për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe mundësinë e një rrjeti të kontrabandës së armëve. Fakti që Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s, e bën këtë skandal akoma më të rëndë dhe urgjent për t'u zbardhur.

Në kushtet kur SPAK nuk ka ndërmarrë ende asnjë hap për të hetuar sasinë e armëve të eksportuara dhe lëndën e parë të importuar, opozita ka bërë lëvizjen e radhës. Të premten e kaluar, përmes drejtuesit të grupit parlamentar, Partia Demokratike ka depozituar zyrtarisht në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor. Mbetet për t'u parë nëse ky komision do të arrijë të çajë murin e heshtjes apo nëse skandali i armëve do të mbulohet nga skandali i radhës.

Sonila Meço: Ka diçka që, kjo deklaratë që ne dëgjuam e Nufit ka ardhur në Kuvendin e Shqipërisë në prill dhe në fakt ka qenë në përgjigje të një interpelance të kërkuar nga deputeti Klevis Balliu, pikërisht për shkak të këtij shqetësimi. Menjëherë pas kësaj deklarate, Belind Këlliçi bën një...

Adriana Kalaja: Ka bërë një kërkesë me pika të detajuara për të kërkuar një informacion nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit dhe kur kishin kaluar gati një periudhë, trefishin e asaj që detyron ligji për kthim përgjigje, është çuar një kërkesë e dytë.

Kërkesë e cila po ka mbetur pa përgjigje. Dhe referuar dy kërkesave të zotit Këlliçi, referuar deklaratës që e kemi dëgjuar të gjithë me zë e me figurë, ku pranohet prodhimi dhe shitja e armëve, pra fjalia "ato përdoren diku", ne nuk i çojmë falas, pra i kemi shitur, se si, se qysh, se tek, ky informacion mungon.

Mungon llogaridhënia sepse për sa kohë ajo është shoqëri aksionere, është një entitet shtetëror dhe që funksionon 100% me paratë tona. Dhe entiteti shtetëror dhe ministritë, dhe kushdo që bazohet në administrimin e parave publike, e ka detyrimin të japë llogari dhe të bëjë transparencë.

Sonila Meço: Kanë kaluar 120 ditë nga kur është bërë kërkesa  e Nnufit.

Adriana Kalaja: U desh intervista e zotit Ametaj te Çim Peka Live, ato përgjigje që në fakt unë e kam thënë dhe vazhdoj ta them, që edhe nëse do t'i referoheshin presidentit të Amerikës do ta rrëzonin brenda 24 orëve, por këtu ne jemi në një situatë që mbas, sidomos mbas 2016-ës, ky është opinioni im personal, rënia e sistemit ligjor, të së drejtës, ka bërë që të kenë rënë të gjithë pushtetet në Shqipëri dhe pas çdo skandali, ne të na hidhet një skandal tjetër për të mbuluar skandalin e parë dhe gjithmonë i hidhet diçka publikut për konsum, për ta relativizuar, për të hequr dorë.

Po të marr këtë pjesën e sistemit të drejtësisë pa kaluar te komisioni hetimor. Me pak fare mundim, merr deklaratën e ministrit në Kuvend, merr dhe deklaratën e ministrit para dy ditëve, bëj një krahasim, pa shkuar te zëvendësministrja. Po marrim të njëjtin person. Dhe vetëm kaq të hetojë SPAK-u, na jep informacionin dhe dokumentin respektiv, se kush është sasia e armëve, si prodhohet, ku prodhohet dhe ku është eksportuar.

Nga ana tjetër, çfarë është importuar për këtë prodhim?

Sonila Meço: Adriana, mos të flasim atë që duhej bërë. Qëndrojmë këtu. Një moment. Qëndrojmë këtu. Ju bë kërkesa për armët e Nufit. Kaluan 120 ditë. Kërkesë prapë e tejkaluar se 15 ditë. Çfarë ndodh, çfarë parashikohet kur një titullar i rëndësishëm nuk kthen përgjigje brenda, çfarë parashikon rregullorja e Kuvendit?

Adriana Kalaja: Minimalisht, ky titullar shpërdoron detyrën, sepse e ka të detyrueshme për kompetencat që ushtron, ai ka detyrë të kthejë përgjigje për çdo lloj informacioni të kërkuar. Thotë ligji numër 119 për të drejtën e informimit, gjë që statusi i deputetit i jep edhe një mbrojtje më të madhe kërkesës për informacion. Përveç rasteve kur ligji thotë përbën një dokument të caktuar. Pra në morinë e zëmë të 30 e ca pyetjeve që ka bërë zoti Këlliçi, dikush nga këto mund të përbënte sekret shtetëror dhe aty institucioni përgjegjës thotë: përgjigjet për 28 pyetje janë 1, 2, 3, 4, 5, ndërkohë për dy pyetje të caktuara janë të klasifikuara…

Sonila Meço: Pra ngritja e komisionit hetimor në thelb ka jo vetëm pyetjet, por ripërsëritjen e pyetjeve dhe detyrimin që ka ministri për t'u përgjigjur, por që ka dhe një subjekt, shkarkimi në këtë rast I ministrit.

Adriana Kalaja: Patjetër, sepse ai ka shpërdoruar detyrën dhe nuk është se ka bërë vetëm shkelje administrative në ushtrimin e detyrës. Në këndvështrimin tim, por në atë që e parashikon dhe Kodi Penal, ne jemi përpara veprës penale të shpërdorimit të detyrës dhe prandaj thashë minimalisht, nëse ne do kishim realisht një drejtësi reale dhe të pavarur, sot ministri i Mbrojtjes duhet të ishte përpara ligjit për të dhënë përgjigje për ato pyetje të bëra nga një deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe mbi të gjitha, bazuar në deklaratat kontradiktore të tij. Po edhe mbi të gjitha në deklaratat kontradiktore të tij në krahasim me drejtuesin e Kayo-s, po edhe me zëvendësministren. Pra nëse ministri kalon në një rrugë dhe zëvendësministrja kalon në një rrugë tjetër, minimalisht ne këtu jemi përpara fshehjes së të dhënave, për të mos thënë edhe fshehjes të zbardhjes së të vërtetës që është vepër penale më vete. Dhe në këtë kuptim, këto ishin të gjithë ato indiciet mbas emisionit që ne dëgjuam dhe që ka jo dyshime të arsyeshme, por bindje përtej dyshimit të arsyeshëm, që jemi përpara një veprimtarie kriminale siç është ajo e kontrabandës së armëve dhe aq më shumë, aq më shumë duke marrë në konsideratë që ne jemi vend anëtar i NATO-s me të drejta të plota.

Sonila Meço: Pra hapi radhës cili do të jetë nga Partia Demokratike?

Adriana Kalaja: Është depozituar ditën e premte nga drejtuesi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike kërkesa në Kuvendin e Shqipërisë për ngritjen e komisionit hetimor. Kemi përcaktuar qartë se kush është objekti i hetimit...

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?