Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

Tragjedia në plazhin e Tales, Gjin Gjoni: Katër viktima në pak javë, siguria në bregdet ka dështuar

P
Piranjat19 June 2026, 17:40 · 3 min lexim
Tragjedia në plazhin e Tales, Gjin Gjoni: Katër viktima në pak

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur në plazhin e Tales, ku dy vajza të mitura, 9 dhe 11 vjeç, humbën jetën pasi u mbytën në det.

Përmes një reagimi publik, Gjoni shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave, ndërsa ngriti shqetësimin për mungesën e masave të sigurisë në vijën bregdetare të Lezhës.

Sipas tij, në pjesën më të madhe të plazheve mungojnë kullat e vrojtimit, ndërsa aty ku ato ekzistojnë, shpesh janë pa roje bregdetare.

“Katër viktima brenda pak javësh janë dëshmia më e dhimbshme e mungesës së sigurisë në plazhet e Lezhës. Kjo nuk është më një rast i izoluar, por një alarm serioz që kërkon reagim të menjëhershëm dhe marrje përgjegjësish”, deklaroi Gjoni.

Ai u bëri thirrje organeve ligjzbatuese dhe institucioneve përgjegjëse që të hetojnë si ngjarjen e ndodhur në Tales, ashtu edhe rastin tragjik të regjistruar në fillim të muajit në zonën e Ranës së Hedhun, duke kërkuar zbardhjen e plotë të përgjegjësive.

Postimi i plotë

Mesditën e kësaj të premteje, një tjetër ngjarje tragjike ndodhi më bregdetin e Lezhës, ku dy vajza të mitura, 9 dhe 11 vjeç, humbën jetën pasi u mbyten në det në plazhin e Tales.

Në këto momente të vështira, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të tyre, duke ndarë me ta dhimbjen e madhe për këtë humbje të rëndë.

Por fatkeqësisht, kjo ngjarje rikthen edhe një herë në vëmendje mungesën e sigurisë në plazhe. Përtej propagandes, në pjesën më të madhe të vijës bregdetare të Lezhë mungojnë kullat e vrojtimit, ndërsa aty ku ato janë vendosur, janë bosh dhe pa roje bregdetare.

Katër viktima brenda pak javësh janë dëshmia më e dhimbshme e mungesës së sigurisë në plazhet e Lezhës. Kjo nuk është më një rast i izoluar, por një alarm serioz që kërkon reagim të menjëhershëm dhe marrje përgjegjësish.

Ju kërkoj organeve ligjzbatuese dhe institucioneve përgjegjëse të hetojnë këtë ngjarje dhe atë ndodhur në fillim fillim të këtij muaji në zonen e Ranës së Hedhun, të zbardhin përgjegjësitë dhe të vënë përpara drejtësisë çdo person që ka neglizhuar detyrën.

Nuk mund të ketë turizëm pa siguri. Mbrojtja e jetës së qytetarëve dhe pushuesve duhet të jetë prioritet absolut. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.