Tre deputetë të PD në PE, takohen me David McAllister: Vullnet i palëkundur për të mbështetur integrimin, por evidentohen problemet që Shqipëria duhet të adresojë

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi së bashku me deputetët Agron Gjekmarkaj dhe Jorida Tabaku ishin në Parlamentin Evropian në Strasburg, ku zhvilluan një takim edhe me Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAllister.
Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi shkruan se po ndjekin diskutimet për Shqipërinë në PE, ndërsa thekson se e falenderuan McAllister për misionin faktmbledhës në Tiranë dhe raportin e Komisionit të Jashtëm mbi situatën në Shqipëri.
Bardhi shprehet se ndërkohë që Komisioni i Jashtëm ka shprehur vullnetin e palëkundur për të mbështetur integrimin, evidentohen qartë problemet dhe çështjet që Shqipëria duhet të adresojë.
“Me mikun e Shqipërisë, Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAllister, një nga mbështetësit më të palëkundur të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Së bashku me kolegët Jorida Tabaku dhe Agron Gjekmarkaj po ndjekim diskutimet për Shqipërinë në Parlamentin Europian. E falenderuam Kryetarin McAllister për misionin faktmbledhës në Tiranë dhe raportin e Komisionit të Jashtëm mbi situatën në Shqipëri, ku ndërkohë që shprehet vullneti i palëkundur për të mbështetur integrimin, evidentohen qartë problemet dhe çështjet që Shqipëria duhet të adresojë.
Siç thuhet edhe në raportin e Parlamentit Europian, integrimi kërkon reforma reale, institucione të forta, zgjedhje të lira e të ndershme, dhe luftë pa kompromis ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shkruan Bardhi.
Lexo edhe
POLITIKE
Deputetja Marjana Koçeku godet mazhorancën: Shpërndajeni Parlamentin dhe shkojmë në zgjedhje, mandati im nuk është dhuratë e askujt

Taulant Muka ngre pikëpyetje për konflikt interesi: Vëllai i Komisioneres së BE-së për Zgjerimin, Marta Kos ka bashkëpunuar me institucio...

Tabaku nga Strasburgu: Zëri i protestës së qytetarëve po dëgjohet në Parlamentin Europian

Berisha: Lubia ka bërë 3 udhëtime me skaf drejt Greqisë, e kishte mbushur plot me…

Përzuri shqiptarët nga sytë-këmbët, Rama çon Delinën në Indonezi për të gjetur emigrantë për t'i zëvendësuar





