POLITIKE

"Treni i fundit për Veliajn"/ Gazetari: Çfarë pritet pas vendimit të Gjykatës së Lartë

Piranjat Përditësimi i fundit 15 September 2026, 21:53
"Treni i fundit për Veliajn"/ Gazetari: Çfarë pritet

Gazetari Eni Ferhati ka komentuar vendimin e Gjykatës së Lartë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Sipas Ferhatit, tre gjyqtarët që shqyrtuan çështjen kanë qenë unanimë në qëndrimin e tyre për të mos pranuar kërkesën për rishqyrtim dhe për të lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit të marsit 2025, që parashikon vijimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Duke analizuar vendimmarrjen, gazetari e cilësoi atë si “trenin e fundit” për Veliajn, sa i përket mundësisë për të përfituar një masë më të butë sigurie.

Ferhati argumentoi se, pas qëndrimeve të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, gjasat që Gjykata e Posaçme apo Apeli i Posaçëm të ndryshojnë masën e sigurisë në një kërkesë të ardhshme janë të pakta.

“Sot ky ishte treni i fundit për zotin Veliaj, në kuptimin e një mase më të butë sigurie”, tha Ferhati, duke shtuar se për sa kohë Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese nuk kanë marrë një vendim në favor të ndryshimit të masës, nuk pret një qasje të tillë as në shkallët e tjera të gjyqësorit.

“Vendimi që u dha sot duhet të kemi parasysh që ishte në një seancë në dhomë këshillimi. Tre gjyqtarët, që sipas informacioneve kanë qenë unanimë në qëndrimin e tyre, refuzuan, mospranuan rishqyrtimin dhe lanë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit të marsit të vitit 2025, për vijimin e masës së arrestit me burg. Në vetvete sot gjykata ka shqyrtuar rekursin, po themi, sepse Gjykata Kushtetuese shqyrtoi ankimin lidhur me rekursin e Gjykatës së Lartë, që më herët po ashtu kishte lënë në fuqi masën e arrestit me burg. Kështu që, ishte një rekurs, por nga pikëpamja procedurale dhe hierarkisë së sistemit tonë gjyqësor, mund të them fare mirë që sot ky ishte treni i fundit për zotin Veliaj, në kuptimin e një mase më të butë sigurie.

Për sa kohë që Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese nuk kanë një vendimmarrje të tillë, ta harrojmë që Gjykata e Posaçme dhe Apeli i Posaçëm, nisur këtu edhe nga precedentët, të kenë guximin apo qasjen që në të ardhmen, apo në muajt në vijim, të pranojnë një kërkesë të radhës të zotit Veliaj për zëvendësimin e masës së sigurisë ‘arrest në burg’. Dhe treni i fundit, jo vetëm në kuptimin e pozitës penale të zotit Veliaj, por ashtu siç e shikoj unë, ishte edhe treni i fundit në kuptimin e një qasjeje politike që ndoshta zoti Veliaj, këto shtatë apo tetë muaj sa i kanë mbetur në mandatin e tij në krye të Bashkisë së Tiranës, të gjejë edhe busullën e tij politike apo të bëjë edhe një lloj oponence, apo një lloj qasjeje që zoti Veliaj do të kishte në raport edhe me figurën e tij politike, jo vetëm me çështjen penale, që sigurisht është në radhë të parë”,- tha gazetari.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?