Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Skandali i mbetjeve toksike në Elbasan, largohet administratorja e Albchrome, drejtimin e merr turku Selim ... Gjirokastër, arrestohet 32-vjeçari që transportonte emigrantin afgan kundrejt pagesës Berisha: Dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish thirrje për bashkim në mbështetje të revoltës s... Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët
POLITIKE

Tryeza e PL për të rinjtë, Meta: Shqipëria u përket brezave të rinj, arsimi dhe punësimi, prioritetet tona kryesore

P
Piranjat24 May 2026, 20:37 · 2 min lexim
Tryeza e PL për të rinjtë, Meta: Shqipëria u përket

Presidenti i Partia e Lirisë, Ilir Meta, deklaroi në një postim në Facebook se “Partia e Lirisë është partia e rinisë”, ndërsa falënderoi Lëvizjen Rinore për Integrim për organizimin e tryezës “Shqipëria u përket të rinjve”.

Meta tha se gjatë tryezës u diskutuan problemet e rinisë dhe pasojat e shpopullimit të vendit, ndërsa prezantoi edhe programin e partisë për mbështetjen e të rinjve dhe familjeve të reja. Ai përmendi strehimin për çiftet e reja, mbulimin deri në 100% të pagës për nënat për dy vite pas lindjes, rritjen e financimit për arsimin, mbështetjen për studentët dhe kërkimin shkencor, si dhe më shumë përfaqësim të të rinjve në vendimmarrje.

“E ardhmja dhe Shqipëria u përket të rinjve”, u shpreh Meta.

Postimi i plotë

Partia e Lirisë, partia e Rinisë!

Mirënjohje Lëvizjes Rinore për Integrim për tryezën e mrekullueshme "Shqipëria u përket të rinjve" ku jo vetëm u dëgjua fuqishëm zëri i të rinjve dhe pasojat e rënda të keqqeverisjes së "Rilindjes" që ka shpopulluar Shqipërinë nga qindra mijëra të rinj e të reja, por edhe ku u shpalos programi ynë i shkëlqyer për mbështetjen e të rinjve dhe sidomos të familjeve të reja.

Shtëpi për çiftet e reja, mbulim të pagës deri në 100% për nënat deri në dy vite pas lindjes, mbështetje për arsimin në nivelin 5% të PPB, mbështetje konkrete për studentët, për kërkimin shkencor e arsimin profesional, ulje të kostos së studimit dhe më shumë përfaqësim të të rinjve në vendimmarrje.

E ardhmja dhe Shqipëria u përket të rinjve dhe Partia e Lirisë do ta bëjë këtë realitet me 5 Prioritetet për 4 milion shqiptarë plus!

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.