“U drejtohem vetëm atyre që më kanë votuar”/ Protestuesi i kthehet Ramës: Po ne të tjerët të dukemi dele? Di vetëm, të na shkatërrosh

Një prej protestuesve të mbledhur kundër projektit turistik në Zvërnec ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Kryeministrit, duke e akuzuar se po përçan qytetarët dhe po injoron zërin e atyre që nuk e kanë mbështetur me votë.
Nga protesta, ai u shpreh se shqiptarët janë lodhur nga qeverisja aktuale dhe se, sipas tij, Kryeministri po dëmton interesat e vendit.
“I ke lodhur shqiptarët sa që tani e vetmja punë që di të bësh është të na shkatërrosh. Tha diçka tjetër sot, ‘u drejtohem vetëm atyre që më kanë votuar’. I pacipë! Çfarë të dukemi ne, dele? Ne jemi shqiptarë”, deklaroi protestuesi.
Fjalët e tij u pritën me duartrokitje dhe brohoritje nga pjesëmarrësit në tubim, ku nuk munguan as thirrjet kundër qeverisë dhe kërkesat për tërheqjen nga projekti në Zvërnec.
Protesta po vijon përpara Kryeministrisë, ndërsa qytetarët dhe aktivistët këmbëngulin se do të vazhdojnë kundërshtimin e tyre ndaj investimit në Zvërnec, të cilin e konsiderojnë të dëmshëm për zonën e mbrojtur dhe interesin publik.
Lexo edhe
POLITIKE
“Rama ik”/ Protesta kundër ndërtimit në Zvërnec, qytetarja: Patronazhistët po provokojnë dhunë, mos bini pre!

Në bulevard, “një botë e re po lind gërmadhash”

Policia nxjerr autobotet, hedh ujë me piper, qytetarët: Polici e krimit, hape rrugën!

Policia tentoi t'i ndalonte, qytetarët "shqyejnë" gardhin metalik, përplasen me efektivët

Bulevardi për të 4 ditë i mbushur plot! Nis protesta kundër ndërtimit në Zvërnec, qytetarët thirrje për dorëheqjen e qeverisë

Nga Butrinti te Divjaka/ Auron Tare nxjerr emrat e deputetëve që hapën rrugën për ndërtime në zonat e mbrojtura

Sot protesta e 4 kundër ndërtimit në Zvërnec, policia vendos gardh metalik tek Ura e Lanës

Zvërneci, Berisha: Jemi pro investimeve të huaja, të ndërtohet duke plotësuar kriteret mjedisore





