Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Ardit Gjebrea në SPAK për dosjen Veliaj. Përfitoi rreth 330 mijë euro nga Bashkia e Tiranës për Këngën Magj... Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’ të protestave Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps Dy futbollistë me pasaportë shqiptare jashtë listës së Maranit, zbardhen arsyet Dosja e bujshme e prostit*cionit në Paris/ Kush është ‘tutorja’ shqiptare që kërkon lirimin nga burgu Aksident i rëndë në Francë, autobusi me fëmijë përplaset me pemën, dy persona pësojnë arrest kardiak, disa ... Mesazhi i Zelensky-t për SHBA-në dhe Rusinë: Na jepni një armëpushim dimëror për të mbajtur zgjedhjet! Vijon zbatimi i urdhrit të Ramës, policia gjobit 12 protestues të tjerë Polonia paralajmëron aleatët: Mos negocioni me Rusinë duke anashkaluar Europën Lindore Gjykata amerikane pezullon për 14 ditë ndërtimin e harkut triumfal të propozuar nga Trump në Uashington Ambasada Amerikane prezanton ambasadorin e ri Eric Wendt, zbulon prioritetet për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri...
POLITIKE

U emërua në krye të AKT-së, Jola Hysaj pranon se është takuar me Ramën dhe zbulon bisedën me kryeministrin

P
Piranjat30 July 2026, 21:48 · 2 min lexim
U emërua në krye të AKT-së, Jola Hysaj pranon se

Jola Hysaj, ish-sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, e cila në zgjedhjet e 11 majit 2025 ishte kandidate për deputete nën siglën e PD-së, ka reaguar përmes një shënimi në rrjetet sociale pas emërimit të saj këtë të enjte në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT).

Hysaj ka konfirmuar se është emëruar në krye të AKT-së dhe se është takuar edhe me kryeministrin Edi Rama, ndërsa ka zbuluar edhe bisedën që ka zhvilluar me të.

Hysaj shkruan se Rama i ka thënë se nuk dëshiron që ajo të bëhet socialiste, por që ta çojë më lart institucionin që do të drejtojë.

Më tej, ajo thekson në postimin e saj se është demokrate, por nuk është me Partinë Demokratike.

 “Uroj të respektoni lirinë dhe zgjedhjen time për të bërë një punë të re në një sektor ku kam punuar shumë vite.  Gjithkush është i lirë të spekullojë dhe thurrë teori konspirative. Por kush më njeh e di që unë i pres drutë shkurt”, nënvizon ajo në postimin e saj.

Postimi i plotë:

Përshëndetje, meqë kam marrë shumë pyetje në ëhatsap nga miq ja përgjigja ime.

Po jam emëruar drejtore e Agjencisë Kombëtare të Turizmit. Jam shumë falenderuese për besimin dhe uroj ta justifikoj plotësisht.

Po e kam takuar Edi Ramën. Fjala që më mbeti në mend ishte: Nuk dua të bëhesh socialiste, dua të çosh më lart institucionin që ngriti Zana Çela.

Po jam demokrate,  por nuk jam me Partinë Demokratike. Jam me partinë e Shqipërisë turistike.

Uroj të respektoni lirinë dhe zgjedhjen time për të bërë një punë të re në një sektor ku kam punuar shumë vite.

Gjithkush është i lirë të spekullojë dhe thurrë teori konspirative. Por kush më njeh e di që unë i pres drutë shkurt.

Kaq kisha nga ana ime. Kush do më urojë punë të mbarë e falenderoj! Kush do më shajë dhe mallkojë e ngushëlloj.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.