Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

U frikësuan nga protestat? Ibrahimaj: Po rishikojmë ligjin për investimet strategjike

P
Piranjat10 June 2026, 12:07 · 3 min lexim
U frikësuan nga protestat? Ibrahimaj: Po rishikojmë ligjin për

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi se konkurrenca në sektorin e turizmit mes vendeve të rajonit mund të ndikojë edhe në nxitjen e protestave kundër projekteve të zhvillimit në Shqipëri.

Ibrahimaj u shpreh gjatë një emisioni në RTSH, se po rishikojnë ligjin për investimet strategjike ku një element i veçantë do merret me sigurinë juridike të investitorëve.

“Ne kemi detyrim që ky ligj të miratohet brenda këtij viti. Do kemi një kuadër të rifreskuar të ligjit të investimeve ku patjetër që do kujdesemi që të rishikojmë edhe të gjithë komponentët e garantimit të sigurisë juridike të investitorëve”, theksoi ministrja.

E pyetur lidhur me protesta për Zvërnecin, Ibrahimaj se nuk ka asnjë dyshim se rivaliteti në turizëm krijon interesa që investimet të orientohen drejt vendeve të tjera të rajonit dhe jo drejt Shqipërisë.

“Unë nuk kam asnjë dyshim që rivaliteti në turizëm nxit dhe protesta. Ne jemi në konkurrencë për turizmin, jemi në konkurrencë me të gjithë fqinjët tanë dhe kjo pa diskutim që ka një interes i fqinjëve që Shqipëria të mos zhvillohet sepse interesi është që investimet të shkojnë në vendin e tyre, por kjo është shumë e thjeshtë për t’u menduar. Aty pa diskutim që ka rryma të cilat janë të ndryshme dhe unë nuk besoj se është vetëm një rrymë që e nxitë protestën. Besoj se janë disa rryma që nxisin protestën”, theksoi ministrja.

Ajo shtoi se protestat nuk nxiten vetëm nga një grup apo rrymë e vetme, por ekzistojnë interesa të ndryshme që ndikojnë në organizimin dhe mbështetjen e tyre.

“Siç besoj se ka dhe shumë qytetar të cilët nuk janë fare të ndikuar nga ndonjë rrymë të cilët për një kauzë dalin aty dhe sigurisht që përdoren pastaj për kauzat e atyre që vijnë të ndikuar nga rrymat specifike. Por pa diskutim që është evidente që aty ka rryma dhe që ka persona që kanë interes dhe që po e nxisin. Persona, shtete, entitete që ka interes dhje po nxisin protestën”, theksoi ministrja.

Ibrahimaj tha se janë të gatshëm të ulën dhe të diskutojnë sa i përket kërkesave të tyre në këtë protestë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.