FoxNews: Goditje nga Washingtoni për qeverinë Rama, kongresmenët kërkojnë kufizime vizash për zyrtarët e korruptuar
Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimet e vizave për zyrtarët e korruptuar, ndërsa S...
Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimet e vizave për zyrtarët e korruptuar, ndërsa S...
Protesta studentore në kryeqytet ka shënuar sot ditën e saj të 16-të. Edhe sot studentët kanë marshuar në kryeqytet me ...
Protesta e studentëve vijon edhe këtë të martë në Tiranë, ku pjesëmarrësit kanë marshuar në disa nga rru...
Autoriteti tatimor i Hungarisë ka bastisur disa lokacione dhe ka bërë arrestime. Bastisjet erdhën pas një raporti të 25 gushtit t&...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas vendimit të SPAK për t’i komunikuar ish zëvendëskryem...
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme të zhvilluara në Tiranë dhe qytete t&e...
Studentët që prej ditësh janë përfshirë në protestat kundër qeverisë kanë vijuar lëvizjen në ambien...
Pas qëndrimit për gati dy orë para ministrise se Arsimit, studentët e Mjekësisë, të mbështetur edhe nga pedagogët ...
Zonat malore në qarkun e Kukësit po përjetojnë kushte klimaterike dimërore, ndonëse jemi ende në fund të muajit tetor. ...
Kim Kardashian ka rrëfyer se kishte dyshime përpara martesës me ish-basketbollistin e NBA-së, Kris Humphries, por vendosi të vaz...
Pas kallëzimit në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), kreu i Kuvendit Niko Peleshi vijon të shfaqë publikisht bindjen politike ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që zhvillimet institucionale po ecin paralelisht.
Në këtë kuadër, Kryetari i Kuvendit ka thirrur mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin më 28 janar 2026, ora 12:00, në Kryesinë e Kuvendit. Mbledhja do të ketë në fokus vijimin e shqyrtimit procedural të kërkesës së SPAK, e cila lidhet me dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin apo heqjen e lirisë së Belinda Ballukut, përmes zëvendësimit të masës së sigurimit.
Megjithëse kjo kërkesë e SPAK është bërë që në dhjetor të vitit të kaluar, Peleshi vazhdon të zvarrisë mbledhjen e këtij këshilli, duke u bërë kështu palë me Ramën dhe Ballukun dhe duke penguar SPAK-un të kryejë arrestimin e kësaj të fundit, e cila akuzohet për disa vepra korruptive.
Njoftimi zyrtar:
Të nderuar kolegë,
Ju njoftojmë se në mbështetje të nenit 74, pika 1, të Kushtetutës , dhe nenit 42, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, sesioni i ri parlamentar do të nisë më 19 janar 2026.
Në këtë kuadër, Kryetari i Kuvendit ka nxjerrë urdhrat përkatës për organizimin dhe zhvillimin e veprimtarisë parlamentare, e më konkretisht:
•Me Urdhrin nr. 1, datë 12.01.2026, Kryetari i Kuvendit ka thirrur mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve në datën 19 janar 2026, ora 11:00, në Kryesinë e Kuvendit.
Në rendin e ditës përfshihet shqyrtimi dhe miratimi i projektprogramit dhe projektkalendarit të punimeve të Kuvendit, si dhe i projektkalendarit të ushtrimit të kontrollit parlamentar, në përputhje me dispozitat përkatëse të Rregullores.
•Me Urdhrin nr. 2, datë 12.01.2026, është thirrur mbledhja e Kuvendit në seancë plenare, në datën 19 janar 2026, ora 17:00.
Seanca plenare do të shënojë hapjen e Sesionit II të Legjislaturës XI dhe do të zhvillohet me rend dite procedurial, i cili përfshin miratimin e procesverbalit të seancës së mëparshme si dhe njoftime, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit.
•Me Urdhrin nr. 3, datë 12.01.2026, është thirrur mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në datën 28 janar 2026, ora 12:00, në Kryesinë e Kuvendit, për vijimin e shqyrtimit procedural të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, që ka për objekt dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit, sipas procedurave të parashikuara nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit.
Gjithashtu, në mbështetje të nenit 11, pika 5, të Rregullores së Kuvendit, është thirrur mbledhja e Byrosë së Kuvendit në datën 20 janar 2026, ora 11:00, me rend dite që përfshin shqyrtimin e çështjeve me natyrë procedurale dhe organizative, përfshirë:
* ankesa të paraqitura nga deputetë,
* propozime për ndryshime në strukturën e administratës së Kuvendit,
* hapjen e procedurave për plotësimin e vendeve të lira,
* si dhe informimin mbi detajimin e buxhetit të Kuvendit për vitin 2026.
Faleminderit!
Situata në Daullas, NJ.V. Qendër, Bashkia Fier, është përkeqësuar ndjeshëm si pasojë e daljes nga shtrati të lumi...
Monika Kryemadhi është paraqitur sot në SPAK në zbatim të masës së saj “detyrim paraqitje”. Kujtojmë q&eu...
Zëdhënësja për Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka dalë më një deklaratë shtypi gjatë ditës s&eum...
Deputeti demokrat Belind Këlliçi mbërriti në SPAK këtë të hënë dhe për më shumë se 1 orë e ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se Belinda Balluku turpëron çdo zyrtar. Në konferencën me gazetarët, ...
Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se strategjia e opozitës është largimi i kryeministrit Eddi Rama nga pushteti. Në një deklarat&e...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka quajtur parkun teknologjik “Durana” si “Troplana” duke e lidhur me fisin e Trop...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po mban një konferencë për shtyp nga selia blu, ku ka komentuar zhvillimet ndërkombëta...
Kryedemokrati Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët denoncoi publikisht skandalin e ri me projektin e ‘Durana Tech Park’, n&e...
Grupi Parlamentar i PD ka kallëzuar për “Shpërdorim detyre” Kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi. Shkak është bërë...