Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin  VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur klani i shqiptarit Klod Cara hedh në erë bizneset
POLITIKE

U shpall “non grata” nga Shqipëria, reagon politikani i RMV: Rama dhe Vuçiç më futën në listën ‘e zezë’

P
Piranjat 4 August 2026, 15:00 · 2 min lexim
U shpall “non grata” nga Shqipëria, reagon politikani i RMV:

Politikani nga Maqedonia e Veriut, Valon Bela ka reaguar pasi Ministria e Brendshme në Shqipëri e shpalli “non grata”.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, ai e ka cilësuar vendimin si politik dhe ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka vepruar në koordinim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

“Një vendim administrativ nuk mund ta shpallë ‘non grata’ historinë, sakrificën dhe kontributin e një shqiptari. Nëse një luftëtar i tri luftërave kombëtare shqiptare shpallet i padëshiruar në shtetin shqiptar, atëherë pyetja nuk është se kush u shpall ‘non grata’, por çfarë mesazhi po i jepet kujtesës sonë kombëtare”, deklaron Bela.

Sipas Belës, vendimet administrative nuk mund të zbehin kontributin e atyre që kanë sakrifikuar për shqiptarët, ndërsa shton se mungesa e transparencës dhe e një shpjegimi publik e bën edhe më të diskutueshëm vendimin e Ministrisë së Brendshme.

Në reagimin e tij, ai u shpreh se asnjë qeveri nuk është mbi interesin kombëtar dhe se vendimet politike do të gjykohen nga historia.

“Nuk ka mandat të përjetshëm. Qeveritë vijnë e ikin, ndërsa historia mbetet. Ata që sot marrin vendime përjashtuese do të gjykohen nëse kanë mbrojtur interesin kombëtar apo interesat e ditës“, shkruan ai.

Në fund, Bela kritikoi edhe politikën e qeverisë shqiptare ndaj Kosovës dhe raportet e kryeministrit Edi Rama me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

“Dhe mu në sinkron të plotë, Rama dhe Vuçiç më fusin në listën e të padëshiruarve. Kjo flet shumë“, përfundon reagimi i Valon Belës.

Ndërsa qytetarët presin përgjigje për problematikat e rendit, sigurisë në territor, protestat dhe çështjet që shqetësojnë përditë vendin, Ministria e Brendshme duket se po e përqendron energjinë te një tjetër betejë: lista e personave që nuk duhet të hyjnë në Shqipëri.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.