U thirr në polici për protestën, qytetari: Presion, por ne nuk tërhiqemi! Rama ik!

Aktivisiti Aurel Kujtimi ka deklaruar gjatë protestës së 18-të të qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama se është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 2 në Tiranë rreth tre orë para fjalimit të tij, ku është marrë në pyetje lidhur me pjesëmarrjen në protestë.
Ai e ka cilësuar këtë veprim si një formë presioni ndaj protestuesve dhe qytetarëve, ndërsa theksoi se ndaj pjesëmarrësve në protesta po nisin procedime penale. Pavarësisht kësaj, Kujtimi u shpreh se protestuesit nuk do të tërhiqen nga tubimet dhe se protestat do të vijojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre.
Sipas tij, mesazhi ndaj qeverisë është i qartë: pavarësisht procedimeve dhe presioneve, lëvizja do të vazhdojë në rrugë deri në largimin e Ramë dhe kësaj qeverie nga pushteti.
Fjala:
Përshëndetje shqiptarë, populli më i bukur dhe patriot. Unë quhem Aurel Kujtimi. Para tre orësh isha në komisariatin e policisë së Tiranës, tek rajoni numër dy, për të dhënë deklaratë pse kam dalë në protestë. Po kush nuk e di pse dilet në protestë? Për të rrëzuar këtë kriminelin që kemi këtu mbrapa. Ata kanë nisur procedime për motrat dhe vëllezërit tanë, për bijtë tuaj. Por, pavarësisht presioneve, sigurisht ne do të jemi në shesh. Dhjetë procedime, njëqind, derisa të shporrim atë dhe gjithë bandën kriminale që kemi rreth e rrotull.
Ne do të jemi në shesh, ditë e natë; le të na arrestojnë, ne nuk do të ndalemi derisa të shkosh ti në burg, bashkë me ata që ke shitur Shqipërinë dhe me ato miliona euro që ke vjedhur. Kujdes! Jo me popullin shqiptar, se populli shqiptar e ka treguar se kush është. Nëse nuk jep dorëheqjen, populli shqiptar do ta japë dorëheqjen ty, duke të marrë nga kryeministria. Rroftë populli shqiptar! Nesër do të jemi më shumë, sa të mos jetë vonë. Shqipëria është e shqiptarëve. Vdekje tradhtarëve!
Lexo edhe
POLITIKE
“Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri”/ SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë, VanHorn: Miqësia jonë më e fortë se kurrë...

Kongo ul me këmbë në tokë Kristiano Ronaldon me shokë, Portugalia zhgënjen në ndeshjen e parë të Kupës së Botës

“Ke vjedhur naftën”- Protestuesi: Rama je tradhtar! Ke mbyllur 105 shkolla shqipe në jug, doje të shisje Kosovën! Bëj gati pizhamet e bur...

“Rama ka bërë gjenocid, preu rrënjët e kombit”/ Pensionisti: Idealistët dhe intelektualët të mblidhen kundër këtij regjimi!

FOTOLAJM/ Jo vetëm flamingo! Në protestën poshtë zyrës së Ramës edhe dhi dhe keca

“Më gjeni një ilaç që Rama të largohet sa më parë”/ I moshuari: Pensionistët të dalin në shesh

I sëmuri me kancer elektrizon protestën: Nga sot, ditë natë këtu, deri në dorëheqjen e Ramës. Bashkohuni!

“Kemi ardhur për t’i nxjerrë fytyrën e vërtetë këtij piktorit!”/ Protestuesi ironizon Ramën nga Bulevardi: Është një diktator i vogël!...





