Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
POLITIKE

U sulmua nga Edi Rama, Auron Tare mbron Dritan Goxhajn: Përpjekje për ta baltosur!

P
Piranjat23 June 2026, 08:15 · 4 min lexim
U sulmua nga Edi Rama, Auron Tare mbron Dritan Goxhajn: Përpjekje për

Studiuesi dhe historiani Auron Tare ka dalë në mbrojtje të Dritan Goxhajt, i cili një ditë më parë lexoi deklaratën e protestuesve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Me anë të një postimi në Facebook, Tare kritikoi sulmet që iu bënë Goxhajt nga kryeministri Rama.

Sipas Tares, një deklaratë e Goxhajt mbi konfliktin Iran-SHBA është përdorur për ta etiketuar atë si “pro-iranian”, ndërsa ai argumenton se qëndrime kritike ndaj ndërhyrjeve ushtarake në Iran janë shprehur edhe nga figura të njohura të debatit publik në Shtetet e Bashkuara.

Në reagimin e tij, ai vlerëson rolin e Dritan Goxhajt gjatë luftës në Kosovë, duke kujtuar angazhimin e tij në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kontributin e familjes së tij në çështjen kombëtare.

“Prandaj kur portreti i tij shfaqet në mesin e protestes, ky eshte nje ogur i mire se me ne fund njerez me zemer po i dalin zot vendit. Nëse Dritan Goxhaj gjendet aty për flamurin dhe për një “Shqipëri të Re” atëherë edhe unë, jam me të ashtu si dikur në Kosovë, kur flamuri nuk ishte slogan, por barrë mbi shpinë dhe rrezik mbi kokë”, shkruan Tare.

Postimi i plotë

“Dritan Goxhaj Versus Mërgimtari”

Më kapi syri sonte një postim të KM mbi  figurën e nje prej zerave te protestes. Dritan Goxhaj

Qesha me postimin  se  dukshem pashë dorën e një farë zotnie i  PR-i,  që qenka kthyer nga mërgimi i gjatë dhe eshte hedhur në botën e spin-it. Per me shume  ka marrë përsipër edhe detyrën të rregullojë jo vetëm fjalitë e pushtetit, por edhe nervat e Qeverisë.

Mergimtari  yne ka prekur me dorë të hollë edhe postimet e ditës së Kryeministrit, duke i dhënë atyre atë shkëlqimin e njohur të një postimi që nuk thotë gjithmonë ç’di, por di gjithmonë ç’duhet të thotë.

Në këtë mjeshtëri të citimeve, një postim i Dritan Goxhaj është marrë si perlë e rastit, një fjali nga Gjiri Persik, ku   Goxhaj ndan mendimin se aventura amrikane ne Iran eshte nje deshtim ushtarak. Menjehere ai sulmohet si Irianist,

Ndërkohë, bota matanë oqeanit  ku te zotet e Luftes kane halle me votuesit e tyre, zerat kundershtues  nuk kane pasur as mirësinë të jetë më e përmbajtur. Zëra si ai i Tucker Carlson flasin me një force  jo më pak të ashpër kundër aventurave të luftës në Iran dhe një pjesë e madhe e opinionit amerikan, 74%, e sheh me dyshim çdo zjarr të ri që ndizet në emër të paqes.

Por në këtë anë të Adriatikut, çdo gjë merr trajtë tjetër,  këtu fjala nuk peshon për atë që thotë, por për atë që mund të nënkuptohet, dhe njeriu nuk gjykohet për veprën, por për hijen që i ngjitet pas.

Kështu, për ata që nuk e njohin zotin Goxhaj,

Kur të tjerët, sipas këtij rrëfimi, merreshin me  fondacioneve ku beheshin para , ai, ndodhej në llogore të Kosovës, në një kohë kur historia  shkruhej me gjak.  Djale i nje ushtaraku i cili la Tiranen dhe doli maleve me UCK-ne  Dritan  Goxghaj e  ka treguar me vepra perkushtimin e tij per Atdheun.

Fyerjet ndaj tij si pro Iranian, islamik apo te tjera si keto jane nje perpjkeje e ulet per te baltosur nje njeri qe flet me vepra dhe jo me kulisa sallonesh.

Prandaj kur portreti  i tij shfaqet në mesin e protestes,   ky eshte nje ogur i mire se me ne fund  njerez me zemer po i dalin zot vendit.

Nëse Dritan Goxhaj gjendet aty për flamurin dhe për një “Shqipëri të Re”  atëherë edhe unë,  jam me të ashtu si dikur në Kosovë, kur flamuri nuk ishte slogan, por barrë mbi shpinë dhe rrezik mbi kokë

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.