U martua me të burgosurin dy javë para ekzekutimit, flet 31-vjeçarja shqiptare: Nuk do të rresht së luftuari për të!
Kur Tiana Krasniqi i dërgoi një email një të burgosuri në qelinë e vdekjes në Teksas, në vitin 2024, dashuria ishte gj&e...
Kur Tiana Krasniqi i dërgoi një email një të burgosuri në qelinë e vdekjes në Teksas, në vitin 2024, dashuria ishte gj&e...
Pas mbledhjes në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë nisur marshimin në drejtim të Kryeministrisë, në dit&eum...
Ajo u arrestua nga Policia e Shtetit menjëherë pasi zbriti nga avioni, pasi ndaj saj ishte lëshuar një urdhër për zbatimin e mas&e...
Mendi Kabashi, vajza e aktorit të madh shqiptar Mirush Kabashi, është në garë për një vend në Këshillin Bashkiak t&...
Mbetjet e avionit fatal F-4 Phantom, i cili u rrëzua në Tanagra gjatë Javës së Fluturimit në Athinë, duke shkaktuar vdekjen e...
Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë teksa ka folur për një takim në Aruba dhe një projekt q&eu...
Një 40-vjeçar ka humbur jetën këtë të shtunë pasi ka rënë në një humnerë në zonën e L&eu...
Ushtria amerikane ka goditur tre cisterna nafte të lidhura me Iranin, në një veprim hakmarrës pas lëshimit të raketave balistike d...
Administrata Trump ka filluar të punojë për një strategji të pasluftës për Lindjen e Mesme, që synon riformësimin e...
Florjan Binaj ka folur për angazhimin e tij politik dhe mundësinë e kandidimit në zgjedhjet e ardhshme. I pyetur nëse, do të jet&...
Mendi Kabashi, vajza e aktorit të madh shqiptar Mirush Kabashi, është në garë për një vend në Këshillin Bashkiak të Mississauga-s në Ontario të Kanadasë. Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News24, me gazetaren Nisida Tufa, Kabashi rrëfeu rrugëtimin e saj nga Shqipëria drejt Kanadasë, angazhimin në komunitet dhe arsyen që e shtyu të hyjë në politikën lokale. Kabashi kandidon për zgjedhjet e 26 tetorit, në një garë lokale që përfshin një komunitet prej rreth 65 mijë banorësh. Ajo tregoi se fushata po zhvillohet kryesisht në terren, derë më derë, duke takuar banorët dhe duke dëgjuar problematikat e tyre.
“Politika lokale nuk është ideologji, është shërbim”, u shpreh Kabashi, duke theksuar se vendimin për të kandiduar e sheh si një mision përtej ambicies personale. Rrugëtimi i Mendi Kabashit ka kaluar nëpër disa etapa të rëndësishme. Në moshën 17-vjeçare ajo nisi studimet në Akademinë Ushtarake në Modena, ndërsa më pas punoi si këshilltare ligjore në Ministrinë e Mbrojtjes. Sot jeton dhe punon në Toronto, ku është e angazhuar në menaxhimin e komuniteteve.
Për të, politika lokale është një mënyrë për të sjellë më pranë institucioneve zërin e qytetarëve. “Dua t’ua bëj jetën njerëzve më të mirë, duke shfrytëzuar gjithë potencialin që ka kjo lagje apo kjo njësi bashkiake. Mendoj se kam kualifikimet dhe përgatitjen për të bërë më të mirën, por mbi të gjitha vullnetin, ndershmërinë dhe përkushtimin”, deklaroi Kabashi.
Ajo tregoi se pjesë e rëndësishme e fushatës është kontakti i drejtpërdrejtë me banorët. Sipas saj, qindra qytetarë kanë pranuar të mbështesin publikisht fushatën e saj, duke vendosur në banesat e tyre materialet promocionale të kandidaturës. “Shumë njerëz më thonë: ‘Me këto kualifikime që ke, duhet të kishe kandiduar për kryetare bashkie, jo për këshilltare bashkiake’. Unë shpesh bëj shaka dhe u them: herën tjetër”, rrëfeu ajo. Kabashi e sheh kandidimin e saj edhe si një mundësi për një përfaqësim më të madh të shqiptarëve në jetën qytetare dhe politike të Kanadasë.
Ajo vlerësoi gjithashtu mbështetjen e komunitetit dhe të strukturave me të cilat është angazhuar gjatë kësaj periudhe.
E pyetur nga gazetarja Tufa për protestat në Shqipëri dhe zhvillimet politike në vend, Mendi Kabashi tha se nuk e sheh veten të angazhuar aktualisht në politikën shqiptare, por u shpreh qartë në mbështetje të të drejtës së qytetarëve për të protestuar.
-Mendi Kabashi, vajza e të madhit Mirush Kabashi nga Tirana në Modena e tani në garë për Misaga në Kanada. Mendi kandidon në Misaga Ontario për këshillin bashkiak në datën 26 tetor. Garë lokale me rreth 65.000 banorë ku tashmë në fushatë po troket derë më derë për të biseduar e për të qenë më afër. Kam kënaqësinë ta kem atë drejtpërdrejtë tani në një lidhje online natyrisht në pamundësi për ta patur në studio. Përshëndetje Mendi.
Mendi Kabashi: Përshëndetje Nisida. Shumë faleminderit për ftesën. Besoj do ishte krenar për mua babai. Unë në gjurmët e tij dua që të ta vazhdoj trashëgimin e tij duke lënë një emër të mirë, duke qenë në shërbim të qytetarëve të komunitetit ku jetoj dhe t’i shërbej atyre me dinjitet, përulësi dhe devotshmëri dita ditës, duke i prekur jetët e njerëzve për të lënë një shije të mirë te këto, jo vetëm dhe një kujtim të mirë, jo vetëm një për një titull apo për një karrige, nuk e bëj këtë për asnjë gjë. E bëj për një qëllim shumë më të madh se vetja ime.
-Nga Akademia Ushtarake në Modena në moshën 17 vjeç tek këshilltare ligjore në Ministrinë e Mbrojtjes e tani menaxhere komunitetesh në Toronto. Si ishte ky rrugëtim që shkon deri tek vendimi për në politikë dhe ky angazhim siç jemi në fushatë tani?
Mendi Kabashi: Unë e kam thënë shpesh që politika lokale nuk është ideologji, është shërbim dhe me këtë slogan që më kumbon në vesh gjatë gjithë rrugëtimit tim jam futur e kam nisur këtë aventurë në një farë mënyre që sigurisht më nxjerr jashtë komfortit dhe më merr kohë nga çdo gjë sidomos familja.
Megjithatë e konsideroj domethënë siç e thashë një qëllim shumë më të madh se vetja ime dhe e bëj me përkushtimin dhe dashurinë më të madhe. Dua që t’i prek njerëzve jetët e këtyre njerëzve duke i bërë më të mira, duke i shfrytëzuar gjithë potencialin që ka kjo lagje apo kjo njësi bashkiake dhe mendoj që kam të gjitha kualifikimet dhe përgatitjen për të bërë më të mirën, po mbi të gjitha vullnetin edhe ndershmërinë edhe përkushtimin për të bërë më të mirën. Unë në fakt çdo ditë trokas në dyer dhe duke filluar nga shtëpitë tek banorët që jetojnë nëpër pallate, nëpër hyrje, mund të them që gjëja që më mbush me shumë gëzim është që qindra banorë kanë pranuar që të jenë pjesë e fushatës time, domethënë këto shenjat e fushatës me foton time, me informacionin në websajtit tim.
Domethënë këto quhen lins edhe po ju siç e dini vota është sekrete në një farë mënyre, por shumë njerëz nuk ndihen komfort që ta ndajnë. Ndërkohë këta njerëz më besojnë kaq shumë sa janë dakord që për një muaj rresht ta mbajnë atë sloganin tim apo figurën time, fytyrën time me gjithë informacionin e fushatës përpara shtëpisë së tyre me krenari dhe kjo sigurisht më mbush me shumë gëzim, por dhe me shumë përgjegjësi edhe kur dëgjoj kur ka shumë komente të tilla si; “me këto kualifikime që ke ti duhet të kishe kandiduar për kryetare bashkie, jo për këshilltare bashkiake”. Edhe unë shpesh herë bëj shaka dhe i them; herën tjetër !
Edhe shumë të tjerë të që më thonë dita ditës: “We need someone like you” edhe duket që është xhenuine domethënë ajo që thonë janë njerëz që me të vërtetë duan dhe kanë dëshirën për të parë ndryshim po dhe një frymë të re dhe një njeri të përkushtuar dhe me energji.
Babai na rriti, na mësoi se si të japim, po nuk na mësoi se si të kërkojmë. Ne si familje kemi shumë të vështirë domethënë të kërkojmë, të shtrijmë dorën. Po në këtë rast unë për një qëllim që është shumë më i madh se unë, pasi kjo nuk është gara e Mendika Bashit, kjo është gara përfaqësim më të madh të shqiptarëve në jetën qytetare dhe politike të Kanadasë dhe i bëj thirrje kujtdo shqiptari që është që është afër meje jo vetëm në Misaga, por dhe rrethe për qark pafund shqiptarë ato që nuk mundet të japin votën, që të bashkohen dhe të ecin me mua në këtë rrugëtim, sepse e vetmja gjë që është vetëm e imja atë ditë është emri në letër, në fletën e votimit dhe ditëlindja ime që përkoj në ditën e zgjedhjeve me 26 tetor. Ndërkohë pjesa tjetër, fitorja do jetë e jona. Nuk e konsideroj këtë si një garë që po i fitoj vetëm.
Ndaj dhe dua të përfitoj dhe nga rasti të falënderoj EPAK ku jam dhe kryetare e degës së Musisakës e shpallur tani së fundmi si Albanian Kenedian Political Comiri, djemtë me të cilët unë e kam nisur këtë rrugëtim kanë qenë me mua dhe do jenë me mua në çdo hap. Gjëja e parë që do të bëja pasi të mbarojnë zgjedhjet është të marr avionin dhe të vij në Shqipëri të takoj Mirushin tim të vogël sepse kam disa muaj që nuk e shoh djalin dhe dua të falënderoj mamin për ndihmën e madhe që më ka dhënë.
T’i futesh diçkaje të tillë sigurisht merr sakrifica dhe nga jeta familjare. Kjo do jetë gjëja e parë. T’i them faleminderit familjes time për këtë ndihmë kaq të madhe që më kanë dhënë. Po mbi të gjitha të përqafoj fëmijët e mi dhe që është qëllimi për të lënë një emër të mirë siç e bëri im at. Jemi krenare për emrin që mbajmë. Unë dua ta vazhdoj atë rrugëtim me dinjitet dhe përkushtim dhe në shërbim të komunitetit.
-Çfarë mendimi keni për protestën në Shqipëri?
Mendi Kabashi: Më është bërë disa herë kjo pyetje edhe të them të drejtën është diçka që unë nuk e kam sjellë në mendje përsa i përket angazhimit në politikën shqiptare se mendoj që të dyja palët nuk jemi gati për gjëra-tjetrën.
Për sa i përket protestës jam tërësisht në mbështetje të zërit të qytetarëve, sidomos për faktin që unë për këtë kam nisur këtë rrugëtim për ta sjellë këtu zërin e qytetarëve shqiptarë apo kudo nga vijnë nga çfarëdo lloj ngjyre besimi apo bekgraundi, domethënë më afër bashkisë.
Ky është qëllimi im kryesor. Domethënë çdo përfaqësues në politikën lokale apo kudo qoftë duhet të jetë përfaqësues i zërit të qytetarëve. Sot qytetarët shqiptarë po ngrenë zërin sepse nuk duan ta humbin atë dhe mendoj që ky mision duhet të vazhdojë derisa zëri të kumbojë fort dhe qëllimet dhe vullneti i qytetarëve të çohet deri në fund.
Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e 98-të, ndërsa qytetarët pritet të mblidhen sërish në Tiranë p...
Kryedemokrati, Sali Berisha, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të vizitës së tij në SHBA, ku do...
Banorët e Maliqit kanë dalë sërish në protestën kundër planit për riorganizimin e ri territorial, i cili parashikon shkr...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për Reformën...
Florjan Binaj ka folur për angazhimin e tij politik dhe mundësinë e kandidimit në zgjedhjet e ardhshme. I pyetur nëse, do të jet&...
PS u ka dhënë deputetëve një detyrë të qartë përmes aksionit “BESA”: të zbresin në terren, të...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas orëve të ferrit të përjetuara mbrëmjen e djeshme nga Himara dhe Fieri. Në një postim ...
Edi Rama ka uruar përmes një videomesazhi homologen Giorgia Meloni, e cila pas 1413 ditësh në detyrë, bëhet qeveria më jet&...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një video të postuar në rrjetet sociale në "Këndin e Funjdavës" u s...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në ...