Valon Lluka thyen heshtjen për aeroportin e Vlorës, publikon mesazhet private me Behgjet Pacollin

Valon Lluka, ish-administratori i shoqërisë koncesionare të Vlora International Airport, ka reaguar për herë të parë në lidhje me çështjen e aksioneve të këtij aeroporti, teksa ka publikuar mesazhe private me biznesmenin Behgjet Pacolli.
Në një postim në Facebook, Lluka shkruan se, pas akuzave publike ndaj tij, ka vendosur të flasë me fakte, duke publikuar disa dokumente që lidhen me kalimin e pronësisë së një pjese të aksioneve nga Pacolli te Ademi. Në dokumentet e publikuara, ai pretendon se ka marrë konfirmimin e Pacollit për kalimin e aksioneve.
Lluka ka publikuar edhe email-et nga administrata e kompanisë Mabco në Zvicër, të cilat, sipas tij, kanë diktuar çdo hap të shitjes së aksioneve nga Pacolli te ortaku i tij, Ademi.
Ndërsa u përgjigjet akuzave të Pacollit për “tradhti”, ish-administratori shkruan se ka komunikuar me zyrtarë dhe familjarë të biznesmenit, të cilët, sipas tij, kanë qenë të mirëinformuar për këto lëvizje.
Më tej, ai nënvizon se publikimi i këtyre mesazheve dhe email-eve lidhet me transparencën dhe synon të tregojë edhe versionin e tij të së vërtetës.
Lexo edhe
POLITIKE
“Thirrje zemre!”/ Korreshi apel për protestë për spitalin e Lushnjes më 7 qershor

EWB: Korrupsioni dhe drejtësia, testi i Shqipërisë për BE-në

Berisha: A e dini ju që Aeroporti i Vlorës, është krim më i madh që ka ndodhur?

"Mund të largohem nëse doni..."/ Berisha i përgjigjet Ramës: Katundi yt do të jetë vetëm qelia!

“Investimet e huaja kanë rëndësi jetike për Shqipërinë”, Berisha në Kuvend: Nuk është fituar asnjë tender nga kompanitë europiane...

Muçollari: "V-Platform", 'arma' dixhitale e PD për të përmbysur zgjedhjet e ardhshme

'Zvërneci'/ Bardhi reagon ndaj Ramës: 70 minuta fjalim, zero transparencë për emrat e pronarëve fundorë

Përplasja në Zvërnec, Berisha: Dënoj dhunën, PD mbështet investimet e huaja





