POLITIKE

Vangjeli: Drejtësia në Shqipëri funksionon me dy standarde, Meta në burg, ‘AKSHI’ zvarritet

Piranjat Përditësimi i fundit 11 May 2026, 23:25
Vangjeli: Drejtësia në Shqipëri funksionon me dy standarde, Meta

I ftuar në emisionin "ÇIM PEKA LIVE", analisti Lorenc Vangjeli u shpreh se sistemi i drejtësisë në Shqipëri funksionon me dy standarde.

Ai vuri në dukje kontrastin mes qëndrimit të zgjatur në arrest të ish-presidentit Ilir Meta dhe trajtimit të zvarritur të dosjes “AKSHI”, ku implikohen familjarë të kryeministrit Edi Rama.

Vangjeli theksoi se prokuroria dhe gjykata japin vendime të ndryshme për të njëjtat vepra penale, duke nënvizuar se drejtësia përdoret për të goditur kundërshtarët politikë, gjë që cenon rëndë parimin e barazisë përpara ligjit.

Pjesë nga deklarata:

Të dëgjova me shumë vëmendje në prezantimin tënd dhe ndaj të njëjtin opinion me ty për prezantimin e fakteve, i fotografon siç duhet, por ndahem me ty në mënyrën se si e ngre gjykimin mbi to. Bindja se Edi Rama, po flasim drejtpërdrejt me emra, kontrollon sistemin e drejtësisë, është pjesërisht e drejtë dhe pjesërisht e gabuar, sepse më e sakta është që Edi Rama, si të gjithë kryeministrat e këtij vendi, si të gjithë shefat e ekzekutivit, ka ndikim domethënës në sistemin e drejtësisë.

Kurse unë nuk shikoj një lidhje ndërmjet Edi Ramës dhe vendimit të Gjykatës së Lartë. Atëherë po të them prapavijën se si ka arritur ky vendim. Deri në ditën që u mor ky vendim ka të paktën tre vjet që diskutohet atje. Do të duhej të ishte kolegji penal i Gjykatës së Lartë që ta merrte këtë iniciativë. I është kërkuar në mënyrë të shprehur nga Gjykata e Strasburgut në një seminar që gjithë trupa e Gjykatës së Lartë ka bërë atje, për të bërë këtë ndërhyrje, pra saktësimin e vendimit.

Tani më lejo të bëj një ndërhyrje. Nga momenti që fillojmë dhe u vëmë emra të përveçëm dhe ngjarjeve të caktuara që tentojmë t'i shqyrtojmë. Ka marrë 800 tendera. Kam përshtypjen se gabojmë kur i veshim. Kur i veshim me emra të përvetshëm dhe ngjarje të caktuara, atëherë fillojnë dhe ngatërrohen historitë sepse na ngatërron portretet e tyre.

Ajo që është e drejtpërdrejtë dhe e pamohueshme ka të bëjë pikërisht me atë që ceke gjithashtu. Ke standarde të ndryshme për të njëjtin parim. Pra, në rastin e dy dosjeve, vendimi i gjykatës, vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë, në një rast u interpretua në një mënyrë, në rastin tjetër u interpretua ndryshe. Këtu dalim tek një nga plagët më të rënda të sistemit të drejtësisë, që janë standardet e dyfishta. Një standard i vetëm duhet të jetë. Ne standarde të dyfishta kemi pasur në veting. Kanë hequr gjykatës apo prokurorë për një shtesë banese të kohës së Enver Hoxhës dhe kanë mbajtur në detyrë të tjerë që nuk justifikonin qindra milionë lekë.

E njëjta histori sot e verifikuar, prokurorë të ndryshëm mbajnë qëndrime të ndryshme për të njëjtën vepër penale, për të njëjtën çështje penale. Po të njëjtën gjë bëjnë edhe gjykatësit. Kjo është këmbana e madhe e alarmit.

Dhe tani, mbi këtë bazë, nëse i vëmë fytyra kësaj gjëje që po flasim në parim, është: po, Ilir Meta mbahet ende në mënyrë kriminale, në mënyrë joproporcionale, pa logjikë, në një masë të tejzgjatur arresti në burg. Duhej të ishte në krye të herës, jo brenda qelisë, dhe tani po shkon gati 20 muaj aty brenda.

Madje, rëndësia e veprave penale për të cilat akuzohen, krahasimi që bëre me Akshin dhe atë që akuzohet ish-presidenti, nuk kanë të krahasuar. Pjesëmarrja në grupin e strukturuar kriminal ka dy faza. Krijimi dhe drejtimi shkon nga tre deri në tetë vjet burg. Pjesëmarrja, vetëm pjesëmarrja, është nga dy deri në tre vjet burg. Sikur vetëm kjo të ishte, dukshëm sipas Kodit Penal, vepra e parë është shumë më e rëndë se e dyta.

Aq më tepër, dhe ky është një detaj tjetër shumë domethënës, nëse në çështjen e parë jemi në fazën e hetimit, në rastin e dytë hetimi ka përfunduar dhe tani jemi në momentin e hetimit gjyqësor. Pra, nëse do të kishte shanse, shanset do të kishte që të ndodhej në liri ish-presidenti Meta.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?