POLITIKE

Vasili: Protesta, përgjigjja më e fortë ndaj narkoshtetit, Rama nuk jep dorëheqjen sepse është peng i krimit

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Korrik 2026, 17:25
Vasili: Protesta, përgjigjja më e fortë ndaj narkoshtetit, Rama

Ish-deputeti Petrit Vasili deklaroi se protesta qytetare është përgjigjja më e fortë ndaj “narkoshtetit”, duke akuzuar qeverinë për kapjen e institucioneve dhe shkatërrimin e shtetit ligjor. Vasili u shpreh se qytetarët kanë dalë në protestë për të kërkuar llogaridhënie, barazi para ligjit dhe hetimin e aferave që implikojnë kryeministrin Edi Rama.

Sipas Vasilit, drejtësia nuk po vepron ndaj çështjeve si McGonigal, inceneratorët dhe afera të tjera, ndërsa theksoi se protesta do të vazhdojë derisa, ligji të zbatohet njësoj për çdo qytetar, përfshirë edhe kryeministrin.

Vasili: Protesta vetë, në tërë dimensionin e saj, në tërë kohështrirjen, në të gjithë vendosmërinë që ka paraqitur dhe me qartësinë e jashtëzakonshme politiko-shoqërore të kërkesave të formuluara në pesë pika, të cilat janë shuma politike perfekte e situatës, është shumë, shumë e madhe, me një dimension shumë të madh. Ndërkohë që përballë ka një kryeministër i cili është vërtet turpi i këtij vendi në çdo pikëpamje. Një kryeministër të mbërthyer nga 700 fije, një kryeministër që nuk vendos dot më për fatet e tij, sepse fatet e tij i kanë në duar të tjerë, atje ku ai ka mbetur peng i tyre, dhe kjo është fare e qartë.

Dhe sigurisht, demonstrojnë një kryeministër i cili u vjen anash edhe atyre që sunduan 45 vjet në ditët e fundit të pushtetit të tyre. Ky është shkuar shumë më tutje, qoftë në shëmtimin e tij politik, por përsa i takon inkriminimit kriminal dhe me segmentet më të rrezikshme të narkotrafikut, absolute, është shumë më i thellë dhe shumë më i inkriminuar sesa ata që u larguan nga pushteti pas 45 vjetësh në fund të viteve 90.

E vërteta e madhe është që botërisht tashmë, si asnjëherë më parë, kanë dalë dy elemente thelbësore: që shteti në Shqipëri është në mënyrë absolute një shtet i rrënuar, i asgjësuar dhe në duart e krimit dhe të narkotrafikut, dhe thelb i kërkesave të protestës, ajo që dëgjohet në protestë nga qindra folës, është fakti që në Shqipëri është rrënuar shteti, është rrënuar barazia përpara ligjit dhe gjithë kjo është në duart e banditizmit politik që udhëhiqet, e drejtohet dhe shfrytëzohet nga Edi Rama.

Fakti publik që, përsa i takon çështjes së inkriminimit me narkoshtetin, është sot një shqetësim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila vuri në lëvizje në Kongresin Amerikan iniciativa konkrete që lidhen pikërisht me këtë fokus, pra mbështetjen që narkotrafikut i jepet nga qeveria në mënyrë të drejtpërdrejtë, tregon në mënyrë të plotë që protesta është përgjigja më e mirë, më e fortë dhe më solide ndaj narkoshtetit. Nuk ka rrugë tjetër dhe nuk ka asnjë mënyrë tjetër për t'u përballur me narkoshtetin përveç protestës së vendosur dhe të pakthyeshme në shesh. Prandaj kjo është një përballje mes dy anëve shumë të rëndësishme, qytetarëve, shqetësimit të Shqipërisë dhe radhë të parë të gjitha institucioneve të Republikës, pra një vend ku shteti funksionon.

Dhe protesta vetë është një kërkesë shumë e madhe për llogaridhënie, llogaridhënie që është asgjësuar në tërë shtetin shqiptar, është asgjësuar Parlamenti, është asgjësuar në gjithë segmentet e shoqërisë shqiptare, dhe ku abuzimi, maskarallëku, poshtërsia, korrupsioni kanë rrëmbyer çelësat e shtetit me të cilat rrëmbejnë pronat, shkatërrojnë vendin, shesin interesat e vendit, shesin dhe kufijtë e vendit.Ta shpjegoj.

Gjatë gjithë problemit, qëndron këtu. Një pushtet i inkriminuar si ky, i cili ka dhe një polici më të inkriminuar në historinë e Shqipërisë, sepse ne kemi parë pafund shefa policie që mbillnin drogë për veten e tyre. Sigurisht që kemi parë që mbillej drogë edhe në ushtri, dhe nuk kishte asnjë të dënuar. Pra, aty ku narkotrafiku dhe shteti janë bërë një, si mund të reagojë ndryshe ky shtet?

Ky për përgjigjen e vetme ka vetëm dhunën. Sepse një shtet i çliruar, një kryeministër që nuk është peng i kriminelëve, i narkotrafikantëve, i pastruesve më të rrezikshëm të parave anë e mbanë botës, do të kishte instrumentin magjik politik i cili është dorëheqja. Dorëheqja është gjithmonë një hapje hapësire, një çlirim hapësire për vendin, po dhe për personin që jep dorëheqjen, sepse jep mundësi që në momentin e duhur, me largimin e tij, të mos dëmtojë më tej vendin dhe qeverisjen e vendit. Por ky nuk e jep dot, se nuk dorëhiqet dot se është peng dhe është provuar botërisht. Pavarësisht, ne kemi një fakt shumë të rëndë që në Shqipërinë tonë për shkak të Rama-formës, drejtësia ka rënë përfundimisht. Sepse përndryshe ne kemi një kryeministër që ka pasur guximin, kurajon e çmendur që të komprometojë edhe njerëzit e FBI-së. Rasti McGonigal shpjegon gjithçka, ku një skemë e mirëfilltë mafioze e një niveli të lartë, nuk ka kursyer të hyjë dhe këtu.

Dhe megjithatë, drejtësia shqiptare nuk e heton. Pra kemi të bëjmë, shikojmë sa e nevojshme dhe sa jetike e shpëtimtare për fatet e vendit ishte protesta. Sepse në kushtet e një shteti normal, ku llogaridhënia dhe barazia para ligjit funksionojnë, ata po kërkojnë llogari, po ndaj shkojnë dhe te Parlamenti, se nuk kërkohet llogari, nuk ka asnjë lloj as llogaridhënie që është asgjësuar. Shtetasit kanë shkuar edhe para SPAK-ut, e keni parë, ka pasur takime të rëndësishme aty, dhe ka pasur një thirrje në shesh: SPAK hetoni Ramën. Të gjithë pyesin si nuk hetohet Edi Rama për aferën McGonigal, është shtetëruar, kemi parë të gjitha ngjarjet me McGonigal.

Kryerrogëtari, ideatori i gjithë asaj afere, nuk preket. Kemi parë te inceneratorët, i jep bonus me firmën e tij firmave që nuk ekzistojnë. Duhet të ishte i arrestuar brenda natës vetëm për këtë fakt, dhe inceneratori sot nuk ekziston e të tjerë, vjedhje me miliona. Kemi parë aferën e Eko Parkut, kemi parë aferën Becchetti...

Unë nuk kam kohë këtu të numëroj aferat që kanë përgjegjësi personale të Edi Ramës. Dhe Edi Rama nuk është thirrur asnjëherë. Prandaj protesta është në shesh, dhe kërkon me zë të lartë e me të fortë, e me këmbëngulje dhe pa u tërhequr prapa dhe pa negociuar: Edi Rama dhe qytetari i thjeshtë janë të barabartë. Kur shkel ligjin ti dhe kur shkel ai. Mirëpo shkojmë më përpara te qytetari i thjeshtë, sepse ai ka përgjegjësi shumë më të mëdha. Kjo është arsyeja themelore e protestës, sepse ka rënë Republika që rregullohet bazë ligjit, bazë barazisë para ligjit. Sa herë keni dëgjuar denoncime të qytetarëve, qoftë këtu, qoftë ardhur nga diaspora, për grabitjen ditën për diell të pronës, për rrëmbimin e pronës, për futjen në burg padrejtësisht me akuza false e të tjera. Po ta shikosh në tërësinë e vet, ajo që ka nxjerrë dhe që ka këtë masivitet protesta, është se secili ka gjetur vendin e vet, njëri i plaçkitur, tjetri i dëbuar, tjetri i larguar nga puna në mënyrë të poshtër, tjetrit i është bërë një e drejtë...Jo sot, njerëzit janë aty sepse drejtësia jo vetëm është e kapur, por është ajo për të cilën e kemi thënë me vite e vite, edhe kur kishim një diferencë të madhe kur e thoshim...

Jam i detyruar ta them të gjithën me mijëra herë, personalisht nuk mbaj mend sesa qindra herë kam shkruar, kam komentuar në intervista. Drejtësi me regji. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan