POLITIKE

Vasili: Rama si Maduro, sovraniteti nuk mund të jetë në duart e kriminelëve

Piranjat Përditësimi i fundit 5 January 2026, 09:24

Vasili: Rama si Maduro, sovraniteti nuk mund të jetë në duart e

Ish-deputeti Petrit Vasili, ka bërë një paralele të fortë mes qeverisjes në Shqipëri dhe situatës në Venezuelë, duke e krahasuar kryeministrin Edi Rama me Nicolas Maduron.

I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV me moderatorin Flavio Qarri, Vasili foli për ndërhyrjen e administratës amerikane, duke argumentuar se paligjshmëria duhet goditur kudo që shfaqet dhe se sovraniteti nuk mund të shërbejë si mburojë për regjimet kriminale.

Sipas Vasilit, në Shqipëri lejohet të vazhdojë i pandëshkuar një model qeverisës që, sipas tij, hap dyert e zyrës për narkotrafikantët dhe përdor kriminelët për të grabitur zgjedhjet dhe për të plaçkitur miliarda euro nga taksat e qytetarëve. Ai theksoi se kur vjen momenti i ndëshkimit, nuk duhet të gjenden justifikime artificiale apo “rrigona ligjore” për të mbrojtur kriminelët nga drejtësia.

Petrit Vasili: Ne nuk i quajmë dot të majtë, po i quajmë këtyre të shiturve të derrave të tillë, do të thotë që paligjshmëria t'i vazhdojë e paprekur dhe të gjenden disa skuta, disa ë justifikime artificiale në mënyrë që kjo të vazhdojë. Ashtu sikurse ju e hapët me shumë të drejtë në kronikën tuaj, sikurse këtu për shembull, të vazhdojë i pandëshkuar një njeri si Edi Rama që në zyrën e tij ja hap një klani më të rrezikshëm të narkotrafikut. Dhe njëkohësisht kur narkotrafikantët apo kriminelë e të tjerë, i përdor hapur edhe përpara kamerave të televizioneve shqiptare, për të grabitur zgjedhje, për të, për të plaçkitur miliarda euro të taksave të shqiptarëve e të tjerë, dhe në rast se do të, në rast se momenti i ndëshkimit vjen, atëherë çfarë do presim? Do themi, shumë mirë që ky kriminel të vazhdojë, sepse ky ka bërë sikur ka gjetur një rrozë ligji që të mbrohet, apo një 133 palaço në parlamentin shqiptar, parlamentin shqiptar i ynë, për t'u mbrojtur, apo do vendoset ligjshmëria? Donald Trump ka dhënë një mesazh. Njëherë e përgjithmonë, paligjshmëria kudo që të jetë, me të gjitha mjetet, me të gjitha forcat, do të goditet.

Ne lidhur me këtë mënyrë veprimi, të drejtpërdrejtë, të menjëhershme, pa rrotullime dhe si i thotë populli shqiptar, ne e kemi parë dhe e kemi ndjerë që është kaq e rëndësishme, kaq e domosdoshme në rastin emblematik të Kosovës. Në rast se do të prisnim këto të famshmet reagime të këtyre organizmave ndërkombëtare, një pjesë e tyre të mykura nga diplomacia e haviarit, pra nga korrupsioni diplomatik e të tjera, ne do të kishim një Kosovë të masakruar, kurrë të pavarur dhe njëkohësisht nuk do të kishim këtë realitet të jashtëzakonshëm që ne si shqiptarë e kemi provuar, e kemi ndjerë. Prandaj duhet një bravo e madhe, një duartrokitje e madhe për administratën amerikane dhe për këtë standard të ri botëror që vendoset duke vepruar ndaj kriminelëve kudo që janë edhe në këtë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?