‘Vatikani bektashi’ në Tiranë, një precedent për Serbinë në Kosovë

Nga Kreshnik Çollaku
Projekti i Edi Ramës për një “shtet sovran” bektashi në Tiranë mund të krijojë një precedent politik të rrezikshëm për Kosovën.
Ai mund ofroje Serbisë një analogji të gatshme, nëse Shqipëria i jep territor dhe sovranitet një komuniteti fetar, përse Kosova të mos u japë status të ngjashëm manastireve serbe?
Këtu shfaqet rreziku i “vatikanizimit” të manastireve, pra kalimi nga mbrojtja e posaçme drejt ekstraterritorialitetit apo juridiksioneve speciale.
I njëjti precedent mund të përdoret për ta shtyrë Asociacionin nga bashkëpunimi ndërkomunal drejt një autonomie gjithnjë e më territoriale dhe politike.
Për Kosovën, kombinimi i Asociacionit, zonave të mbrojtura, manastireve me status special dhe pretendimeve për veriun mund të shndërrohet në një proces të fragmentimit gradual të sovranitetit.
Në këtë mënyrë cdo diplomat serb,që ankohet ne cdo kancelari për “ të drejtat e cënuara te ortodoksve serb në Kosovë” një version i ri i strategjisë serbe ku problemin ne Kosovë nuk e shet vetem etnik por sidomos fetar..,do të kishte një “zgjidhje kreative” të gatshme nga Tirana, “ Vatikanin bektashi” që po përpiqet te sajojë Ed Rama.
Prandaj pyetja është e thjeshtë, para se Rama të shpikë një “Vatikan” në Tiranë, a ka menduar se çfarë argumenti mund t’i dhurojë Beogradit kundër Kosovës?
Lexo edhe
POLITIKE
‘Marina e Limionit iu dha një kompanie private’/ Qytetari: E firmosi Belinda Balluku

"Jam kërcënuar"/ I riu: Na kanë sulmuar edhe videot personale, pse marrim pjesë në protesta

Protestuesit marshojnë drejt kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë

Qytetarët mesazhe të forta në protestë: Ju me tendera e miliona, ne në rrugë me pankartat tona

Rregullorja e re e GJKKO, Blushi: Shkel lirinë e medias dhe Kushtetutën! Seancat gjyqësore ndaj Veliajt dhe Metës duhet të jenë publike...





