Vatnikaj: Rama duhet të largohet, Shqipëria nuk mund të sundohet nga oligarkia dhe krimi

Aktivistja Sidorela Vatnikaj duke folur në protestën e 77-të ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës, ka deklaruar se qytetarët dhe diaspora nuk janë mbledhur vetëm nga zemërimi ndaj qeverisë, por për të kërkuar një Shqipëri ku sundon ligji.
Vatnikaj tha se shqiptarët janë detyruar prej vitesh të largohen nga vendi për shkak të korrupsionit dhe keqqeverisjes, ndërsa sot, sipas saj, po rikthehen për të kërkuar të drejtën për të jetuar me dinjitet në vendin e tyre.
Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të mos kenë frikë nga ndryshimi politik dhe nga pyetja se kush do të vijë pas qeverisë aktuale.
‘Nuk jemi këtu vetëm sepse kemi mllef dhe revoltë ndaj një klase politike që na ka korruptuar, vjedhur e na ka detyruar të lëmë vendin për 36 vjet.
Jemi këtu edhe sepse kemi një ëndërr të re politike për vetveten dhe për shtetin. Kemi një ëndërr të re politike ku shoqëria shqiptare i del për zot vetvetes. Kemi mundur që të rikthehemi e të bashkohemi, që të krijojmë këtë ëndërr dhe këtë vizion për një Shqipëri që na përket, për një Shqipëri që na fton dhe na mbron, dhe jo për një Shqipëri që vetëm na dëbon.
Jemi këtu sepse duam të jetojmë në vendin tonë me dinjitet. Duam të jetojmë me punë të ndershme. Duam që sundimtari i vetëm në Shqipëri të jetë ligji dhe e drejta, jo oligarkia, jo krimi i organizuar dhe jo politikanët e korruptuar.
Jemi këtu sepse më në fund kemi gjetur besimin tek njëri-tjetri. Shikoni krahun tuaj! Janë njerëz që ndoshta nuk i keni parë më përpara. Mund të kenë fe ndryshe nga ju. Mund të vijnë nga krahina të tjera. Mund të kenë një nivel të ndryshëm arsimor nga ju.
Por kërkojnë vetëm një gjë: një jetë me dinjitet në vendin tonë! Aty ku kemi lindur dhe aty ku duam të ndërtojmë të ardhmen tonë. Mos keni frikë t'i bashkoheni kësaj lëvizjeje, me frikën se kush do të vijë pas tij që është në ikje.
I vetmi garant që nuk do të vijë një hajdut, një kriminel, një trafikant, jemi vetë ne! Për aq kohë sa jemi këtu, për aq kohë sa jemi së bashku. Nuk mund të na sundojë më as hajdutët, as oligarkia, e as krimi!
Prandaj edhe sot, jemi këtu me besim vetëm tek njëri-tjetri, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe të gjithë klasës politike të korruptuar 36 vjeçare!
Jemi këtu falënderues ndaj njëri-tjetrit, por sidomos ndaj atyre familjarëve, shokëve, miqve që kanë bërë mijëra kilometra për t'iu bashkuar kësaj proteste më qytetare, më edukative dhe më paqësore që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.
Prandaj, në respekt të njëri-tjetrit, edhe sot, prioritet tek folësit do të kenë folësit nga diaspora, duke kërkuar mirëkuptim që minutazhi të jetë i drejtë për të gjithë. ‘, u shpreh Sidorela Vatnikaj gjatë protestës së 77 radhazi, ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës.
Lexo edhe
POLITIKE
“Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”/ Diaspora mbush Bulevardin: Dorëheqja e kryeministrit e pashmangshme

Nga sheshi qytetarët sfidojnë Ramën: Ju prisni të lodhemi, ne vetëm vazhdojmë

Revolta kundër Ramës/ Diaspora në Tiranë, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Berisha: Padrino Rama ndan karrigen me kryegjykatësin militant! Kjo është drejtësia socialiste

Protesta e 77-të kundër Ramës, diaspora rikthehet në shesh





