POLITIKE

Vazhdon tallja me shqiptarët/ “Prania Besnike” nis me bllokun bosh të Sara Milës: I kemi shënuar të gjitha

Piranjat Përditësimi i fundit 6 September 2026, 12:20
Vazhdon tallja me shqiptarët/ “Prania Besnike” nis me bllokun

Pas premtimeve, fjalimeve dhe “dëgjimit” të halleve të shqiptarëve, Partia Socialiste ka nisur një tjetër tur takimesh me qytetarët, këtë herë të pagëzuar “Prania Besnike”.

Nisma e shpallur nga Edi Rama parashikon që çdo të premte, në të njëjtën orë dhe në të njëjtat ambiente, deputetët dhe drejtuesit socialistë të përballen me banorët për të dëgjuar shqetësimet dhe problemet e tyre.

Por që në ditën e parë, “dëgjimi” ka prodhuar edhe një moment që ngre pikëpyetje.

Deputetja e Partisë Socialiste për Elbasanin, Sara Mila, njoftoi se takimi në fshatin Papër kishte përfunduar me sukses dhe se banorët kishin shprehur problematikat e tyre.

“I kemi shënuar të gjitha”, thotë deputetja, ndërsa mban në duar bllokun e shënimeve.

Vetëm se ka një problem: kur blloku hapet, faqet duken bosh.

Pra, hallet duket se u dëgjuan, u shënuan… të paktën me fjalë. Në letër, megjithatë, nuk duket të ketë mbetur shumë gjurmë.

Një skenë që të kujton edhe një herë se për shqiptarët, “Prania Besnike” mund të jetë thjesht një tjetër episod i serialit të gjatë të premtimeve dhe dëgjimit të halleve, ndërsa problemet vazhdojnë të presin zgjidhjen.

Vetë Edi Rama kishte kërkuar nga socialistët që të mbanin shënime për shqetësimet e qytetarëve, madje duke u thënë të shënonin “çfarë robi i Zotit po flet”.

Nisma, sipas socialistëve, nuk mbyllet me takimin e parë. Ajo do të vijojë çdo të premte në të gjithë vendin.

Deri atëherë, qytetarëve u mbetet të shpresojnë se herën tjetër, bashkë me “praninë besnike”, do të ketë edhe ndonjë faqe të mbushur./Piranjat News 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?