Veliaj e shkarkoi nga detyra, Blendi Sulaj thyen heshtjen: Do të angazhohem në fushatën për Manastirliun

Pas shkarkimit nga detyra e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale. Sulaj, i cili mbulonte kontrollin e territorit, ka falënderuar stafin e Bashkisë së Tiranës për bashkëpunimin gjatë periudhës që ishte në detyrë. Ai ka vlerësuar punën e drejtuesve dhe punonjësve të administratës, duke theksuar angazhimin e tyre në shërbim të qytetarëve.
Në reagimin e tij, Sulaj ka shprehur mirënjohje edhe për kryeministrin Edi Rama, duke e falënderuar për besimin dhe mbështetjen gjatë kohës që ai ishte pjesë e drejtimit të Bashkisë së Tiranës. Sulaj veçon ndërhyrjet për lirimin e hapësirave publike dhe prishjen e ndërtimeve pa leje si disa prej angazhimeve kryesore gjatë mandatit të tij.
Postimi i plotë i Sulajt
“Të nderuar miq,
Prej një viti kam mbajtur postin e nënkryetarit për kontrollin e territorit në Bashkinë e Tiranës. Dua të ndaj me ju vlerësimin maksimal për nënkryetarët, drejtorët e drejtorive, shefat e sektorëve dhe çdo punonjës të thjeshtë të Bashkisë së Tiranës. Janë njerëz që punojnë me shpirt çdo ditë për t’u shërbyer qytetarëve dhe shpesh jo në kushte normale pune.
Dua të falënderoj Kryeministrin Rama për besimin dhe mbështetjen që më dha gjatë kësaj kohe, ku udhëhoqëm lirimin e hapësirave publike dhe prishjen e ndërtimeve pa leje.Me padurim dhe plot energji do t’i përkushtohem sfidës elektorale në mbështetje të PS-së dhe kandidates Ogerta Manastirliu.Tirana e bukur e shqiptarëve, për të cilën do të punojmë të gjithë.
Faleminderit!”Largimi i Sulajt nga posti erdhi pas vendimit të kryebashkiakut Erion Veliaj për ta shkarkuar nga detyra e nënkryetarit për kontrollin e territorit. Ky ndryshim pasoi gjithashtu vendimin e Veliajt për Anuela Ristanin, të cilës iu hoq delegimi i kompetencave për drejtimin e Bashkisë së Tiranës.
Ndryshimet në strukturën drejtuese të bashkisë janë shoqëruar edhe me largimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Eldi Hoxha.
Lexo edhe
POLITIKE
Evis Sala dha dorëheqjen si ministre e Shëndetësisë, reagon kryeministri Rama

Ikën Sala/ A po piketohet Gentjan Asllanaj nga Rama për ministër të Shëndetësisë?

Dorëheqja e Evis Salës/ Këlliçi: I hapi rrugën, dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës!

Kundërshtoi vendimin për pezullimin e afateve të paraburgimit/ GJKKO merr vendimin për Veliajn

Sotiraq Filo nën akuzë për konflikt interesi dhe afera me tenderat/ Roli i bashkëshortes në projektin e financuar nga BE-ja





