POLITIKE

‘Vendi kontrollohet nga kartelet’, Alizoti: Nuk integrohemi me propagandë

Piranjat Përditësimi i fundit 13 May 2026, 21:13

‘Vendi kontrollohet nga kartelet’, Alizoti: Nuk integrohemi me

Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian që ka hasur në pengesa serioze nga një serë vendesh të BE, që nuk janë thjesht teknike, por thelbësore dhe lidhen me vetë funksionimin e demokracisë në vend.

I ftuar në Syri Tv, nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD, Tomorr Alizoti tha se anëtarësimi në klubin evropian nuk arrihet me “premtime, recitime parlamentare apo propagandë televizive”, por me përvetësimin e vlerave themelore demokratike.

Alizoti thekson se kriteret themelore të anëtarësimit, si ato të Kopenhagës, kërkojnë që një vend kandidat të jetë një demokraci funksionale, me një treg të lirë dhe një shtet të së drejtës, ndërsa Shqipëria paraqet sfida serioze.

Për ligjvënësin demokrat, edhe pas më shumë se 30 vitesh tranzicion, vendi nuk ka arritur ende të garantojë zgjedhje plotësisht të lira, të cilat konsiderohen “A-ja, hapi i parë” i çdo demokracie.

hqipëria sot po përjeton një “betonizim në autokraci”, shtoi më tej deputeti i PD, më shumë sesa një konsolidim të demokracisë. Kjo manifestohet në kapjen e shtetit dhe dobësimin e sistemit të drejtësisë.

Për këtë, Alizoti solli refuzimin e vazhdueshëm nga ana e mazhorancës parlamentare për të hapur rrugën për hetimin e zyrtarëve të lartë, duke treguar se shteti i së drejtës nuk funksionon njësoj për të gjithë.

“Një pjesë e mirë e njerëzve e kanë të qartë çfarë është Bashkimi Evropian. Anëtar i një klubi apo i një bashkimi të madh siç është Bashkimi Evropian nuk bëhesh me premtime, nuk bëhesh me recitime parlamentare, me propagandë televizive. Madje kjo është e kundërta. Propaganda, recitimet, lavdërimet, janë tipare të autokracive dhe jo të demokracive. Bashkimi Evropian është një bashkim i parë në tërësinë e tij, në principet e tij, bashkim vlerash. Dhe pyetja dhe diskutimi me ju dhe me publikun është A është Shqipëria në të vërtetë një shoqëri demokratike? Ka Shqipëria institucione demokratike?

Sepse kriteret e Kopenhagenit, që janë të gjitha paktet dhe traktatet janë të rëndësishme, por ndër më të rëndësishme, anëtarësimi në Bashkimin Evropian kërkon të jesh një vend demokrat. Kjo bazohet dhe në filozofinë e demokracisë në vetvete që pa një treg të lirë nuk ka demokraci. Pa një shtet të së drejtës nuk ka demokraci. Këto janë shtylla themelore, kryesore të Bashkimit Evropian. Prandaj ai sot është një bashkësi me demokracinë më të madhe, nëse mund ta themi, në tërë botën, që janë vendet më, më të lira për individin, ku individi është më i lirë në jetën e tij dhe ushtrimin e demokracisë. Se këto për mua janë themeli, janë baza e gjithçkaje.

Sot Shqipëria që ne diskutojmë që flasim për atë, është më demokratike? Shqipëria është absolutisht jo më demokratike. Shqipëria sot ka marrë një rrugë e cila po shkon dhe po stabilizohet, me e thënë popullorçe fare, po betonizohet në autokraci sesa në demokraci. Pra janë dy elementë të kundërta. Dhe meqë diskutimi publik edhe mediatik është përqendruar shumë në çështje teknike, teknika është shërbimi i qëllimit. Pra është procedura e qëllimit të një vendi i cili kërkon të demokratizohet. Kjo Shqipëri që ne flasim sot e ka pothuajse një pjesë të madhe të rinisë të gjithë në emigrim. Kjo Shqipëri që ne flasim sot kontrollohet realisht, ngaqë unë nuk dua ta bëj këtë renditje që bandat, realisht kontrollohet nga krimi i organizuar, nga kartelet.

Po nuk ka nevojë sepse ne, përveç vlerësimit të tyre që vlejnë këto, po nuk ka nevojë të vijë dikush nga Belgjika, apo dikush nga Italia, nga Anglia, nga Gjermania, nga një vend i nderuar, të na thotë çfarë ndodh në Shqipëri. Ne e dimë që në Shqipëri, po nuk pate dy miq, po nuk je, po nuk je me të fortin dhe po të jesh vetë i dobët, nuk ke shans të jesh i lirë dhe të jetosh, të shijosh demokracinë. Pra Shqipëria sot, dhe i kthehem dhe njëherë kritereve të Kopenhagenit, po u rri dhe unë në këtë grackën e burokracisë, e teknikalitetit. Nuk ka realizuar në kaq vite, 30 e ca vite, zgjedhjet e lira, që janë thelbi kryesor që fillojnë, që është gjëja, është A-ja, hapi i parë që një vend të jetë demokratik.

Ngërçi është thelbësor. Pra ne në momentin që diskutojmë për diçka teknike, ose kthejmë çështjen teknike, i humbim elementin kryesor që është ëh, integrimi i BE-së, janë principet. Ne nuk i kemi principet si shtet të jemi vend i BE-së. Ku ka vend? Jo në BE, po shkojmë në vende autokratike, që nëse ëh, në fazat, në vendet autokratike në fillimin e tyre, që të refuzohet haptas me votat e të gjithë deputetëve të mazhorancës, për të refuzuar hetimin ose t’i hapet rruga drejtësisë për numrin dy të qeverisë, ku të gjithë e dinin që numri dy i qeverisë doli dhe më i fortë se numri një i qeverisë. Pra nuk ka shtet të së drejtës. Në momentin që ti je i dobët, drejtësia të ngacmon, të rrëmben. Në momentin që je i fortë, ajo rri larg teje.

Dhe ata që janë pjesë që kanë dashur dhe mirë bëjnë sepse Shqipëria duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, është gjë e mirë të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Por nuk mund të jetë artificiale, nuk mund të jetë false. Pra duhet të jesh pjesë e një bashkësie kur ke tiparet me atë. Tiparet, vlerat krijojnë një bashkësi. Ti nuk i ke vlerat si ata. Nuk është se ti ndërrove një ministër, bëre një ministër i cili nga mëngjesi deri në darkë ka filluar të gabojë e të rregullohet. Puna e tij nuk po merrem me atë, sepse unë ja kam thënë dhe ministrit të jashtëm, nuk je ti ministri i jashtëm.

Ministri i jashtëm është kryeministri, i cili fantazon, mendon, i cili nuk mund ta çojë Shqipërinë në BE. Unë vij prapë nga Gjermania, dhe kur raportet e BND-së, shërbimit sekret gjerman, mbi Shqipërinë, mbi portin e Durrësit, mbi krimin e organizuar, mbi kartelet, se nuk është krim i organizuar, është më shumë se krim i organizuar, të cilat kanë kapur ekonominë e Shqipërisë, por dhe të Ballkanit, të jesh pjesë e BE-së, nuk shkon. Njerëzit që ikin nga Shqipëria, ikin për këtë arsye. Nuk ikin vetëm nga varfëria, ikin dhe nga mos drejtësia dhe nga pashpresa, pasiguria që ka kapur njerëzit.”- tha Alizoti.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?