I ftuar në emisionin “ÇIM PEKA LIVE”, diplomati Agim Nesho deklaroi se sistemi shtetëror në Shqipëri ka rënë prej kohësh, duke theksuar se vendi nuk funksionon më si demokraci për shkak se, sipas tij, shteti është i kapur dhe institucionet nuk janë të pavarura.
Sipas Neshos, kapja e institucioneve i shërben drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama. Ai u shpreh se nuk mund të flitet për një sistem funksional, pasi, sipas tij, janë kapur majat e drejtësisë, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese. “Sistemi nuk funksionon. Nuk ka sistem, nuk ka demokraci”, tha Nesho.
Duke komentuar rolin e institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë, ai theksoi se SHIK-u është një institucion i kontrolluar dhe pjesë e sistemit shtetëror, ndërsa shtoi se ka edhe konsultime e orientime nga partnerët ndërkombëtarë. Megjithatë, sipas tij, kjo nuk mjafton për të thënë se shteti i së drejtës po funksionon.
Nesho vlerësoi se çdo iniciativë që synon goditjen e asaj që ai e cilësoi “sistem kriminal” është pozitive, duke theksuar se institucionet e drejtësisë, përfshirë SPAK-un, duhet të veprojnë në mënyrë të barabartë ndaj të gjithëve dhe pa vonesa. “Të gjithë janë të barabartë para ligjit, jo pas 20 vjetësh”, u shpreh ai.
Ai shtoi se opinioni publik, opozita dhe shoqëria duhet të reagojnë përballë asaj që e quajti një situatë katastrofike për vendin. Në këtë kontekst, Nesho përmendi edhe emra konkretë, duke deklaruar se roli i zyrtarëve të lartë të lidhur me kryeministrin dhe, sipas tij, me krimin e organizuar, tashmë është bërë i njohur për publikun dhe nuk pranohet më.
Më tej, diplomati u shpreh se nuk ka më kohë për të pritur dhe se, sipas tij, kryeministri Rama ndodhet “në pikën e fundit”, duke e cilësuar situatën aktuale si një nga më të errëtat në historinë e Shqipërisë.
Nesho:
Dëgjo. Sistemi këtu ka rënë plotësisht, ka kohë që ka rënë, për arsye se shteti është i kapur e nuk mund të ketë institucione të pavarura. Kjo gjë që po diskutojmë deri tani, me të mirat dhe të këqijat, por unë të drejtë i jap zotit Peka që edhe diçka pozitive për të goditur këtë sistem kriminal që ka kapur vendin tonë, të vazhdojë punën e tij në mënyrë të rregullt, jo të vendosi ai kohën, por SHIK-u si institucion... Jo. Si institucion, SHIK-u është vetëm një institucion i cili kontrollohet.
Deri tani është kontrolluar si pjesë e sistemit të shtetit nga Rama, por ka një konsultë edhe orientim edhe nga partnerët tanë të cilët kanë paguar pjesë të taksapaguesve të tyre. Por, që të thuash që sistemi funksionon, kjo është i shërben Ramën, jo këtij.
Ai ka kapur Gjykatën Kushtetuese mor. E kupton ti se çfarë bën ai? Dhe po të ishte... Ajo zonja, ti thua, duhet të ishte përpara drejtësisë. Ai ka kapur majën e organeve të drejtësisë.
Sitemi, sistemi nuk funksionon. Ai ka të drejtë. Ka një diçka pozitive, ka marrë një iniciativë t'i shërbejë popullit shqiptar, që mos të rrjepet populli shqiptar.
Nuk ka sistem, po nuk është demokraci mor Lenci.
Domethënë, sistemi është i kapur dhe SPAK-u, në qoftë se ka filluar këtë luftë për t'i shërbyer Shqipërisë, kushtetutës, ligjit, dhe të mbajë veten e tij, sepse ne si qytetarë, para kësaj katastrofe që ka kapur vendin tonë, sigurisht që do reagojmë. Dhe unë jam pikërisht, ta diskutojmë pjesën e dytë se kush është roli i opinionit publik, opozitës dhe të gjithëve të tjerëve, për të mos u bërë...
Duhet ta, ta shkelmojmë, të ikë nga Shqipëria, me gjithë këto krime që ka bërë. Dhe këto krime, SPAK-u nuk mund t'i fusi në time table-in, domethënë në atë mendimin e tij se do ta bëj unë kur të dua, se kë do të godas, a do bëj fraksione, për të cilët do penalizoj. Të gjithë janë të barabartë para ligjit.
Ore jo pas 20 vjetëve. 20 vjetëve kur të shuhet ky shtet, kur t'i jepet Ramës si klientelist çdo gjë, të gjitha pronat e të tjera, edhe pastaj ne të vazhdojmë. Prandaj këtu,, kjo çështje duhet të çohet, në qoftë se ata nuk e vazhdojnë këtë betejë, e lënë përgjysëm, fillojnë të justifikojnë dhe i ndajnë në individë të caktuar përgjegjës se kush është apo jo, ne e kemi të qartë tashmë se, roli i Ballukut si njeriu më i afërt i kryeministrit Rama, ashtu si edhe njeriu që mbante lidhje me krimin e organizuar, të dy këto fakte tashmë janë bërë të njohura dhe opinioni publik nuk i pranon.
Prandaj, nuk ka më të presim kohë, nuk ka më që t'i japim një rrugëzgjidhje, sepse Rama gjithmonë mendon që duke bërë rolin e klientelistit, të blejë kohë. Është në rastin e tij, është në pikën e fundit, është kryekazani, i cili ka një kapak të 700 atyre kusive të tjera që ai thotë, edhe është kazani më i turpshëm në historinë, ça të them unë, shekullore të Shqipërisë.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
29 December21:51
“Plasi syri i keq”/ Talljet e Edi Ramës me vlonjatët që s’kanë ujë në shtëpitë e tyre
Duhet të jetë e mundimshme të mbijetosh 4 apo 5 ditë pa ujë në shtëpi, por akoma më e rëndë është ...
POLITIKE
29 December21:36
“Do ndodhë si në Maqedoni me kabllogramet e Gruevskit”, Gjokutaj paralajmëron: SHBA reagon kur cenohet siguria kombëtare
Avokati Genc Gjokutaj, ka komentuar zhvillimet politike të fundvitit, duke u ndalur te puna e SPAK dhe hetimet e mëdha që, sipas tij, po prekin q...
POLITIKE
29 December21:06
‘Urime Kryeministrit’/ Meta: Zgjedhjet në Kosovë, triumf i votës së lirë dhe shembull i demokracisë në rritje
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me përfundimin e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.
N&...
POLITIKE
29 December20:54
Rama i sigurt në vendimin e Kushtetueses për Ballukun, refuzon mbledhjen e Këshillit të Mandateve
Mazhoranca socialiste nën urdhrat e kryeministrit Edi Rama, ka rrëzuar kërkesën e 5 deputetëve të PD-së për mbledhjen e ...
POLITIKE
29 December19:24
Berisha: Përshëndes protestuesit e Vlorës! Sot mbyllim protestën tonë për të nisur vitin po me protesta
Në fjalën e tij drejtuar protestuesve, kreu i PD-së Sali Berisha, ka deklaruar se, protestat do të vijojnë si një strategji të...
POLITIKE
29 December19:23
Berisha: Daniel Shima u rrëmbye një javë pas Gerond Meçes, por Altin Troplini ia degdisi dosjen te prokuroria e Tiranës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha nga Foltorja para Kryeministrisë, se ish-zv/drejtori i AKSHI-t Daniel Shima u rrëmbye një jav&e...
POLITIKE
29 December19:00
“E kam porosi nga kapoja”, Berisha bën denoncimin e fortë dhe flet me emra: Gys Agasi rrahu me grushte në zyrë këtë ministër socialist
Në foltoren para kryeministrisë, kreu i PD, Sali Berisha tregoi midis të tjerash se si u rrah në zyrë një ministër socialist ...
POLITIKE
29 December18:57
“Pengmarrja politike e Ramës dhe dy standardet”, Gazment Bardhi kërkon sqarime nga Gjykata Kushtetuese
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagon pas deklaratës së Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar sqarime sipa...
POLITIKE
29 December18:44
Vlora 4 ditë pa ujë/ Beqiraj-kryebashkiakes: Shut the fuck up!
Ekspertja e ekonomisë, Irena Beqiraj, ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryebashkiakes së Vlorës, Brunilda Mersini, lidhur me situat&eu...
POLITIKE
29 December18:11
Vlora 4 ditë pa ujë/ Këlliçi reagon pas deklaratës së Ramës: Qesharake! Sa herë janë në hall, fajin e ka Saliu
Deputeti Belind Këlliçi ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ndaj deklaratës së kryeministrit Rama, i cili fajë...