POLITIKE

Vendimi i Kushtetueses/ Bushati: SPAK duhet të kërkojë heqjen e imunitetit të Ballukut

Piranjat Përditësimi i fundit 12 December 2025, 21:07
Vendimi i Kushtetueses/ Bushati: SPAK duhet të kërkojë heqjen e

Gazetari Andi Bushati komentoi në SYRI TV vendimin e Gjykatës Kushtetuese që pezulloi vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra e zv/kryeministres dhe ministres.

Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko, Bushati u shpreh se, ky vendim lë në dorë SPAK-un që të hënën të vendosë nëse do të paraqesë kërkesën për heqjen e imunitetit të zonjës Balluku, duke i dhënë prokurorisë mundësinë për të riprovuara pavarësinë dhe vendosmërinë e saj në këtë çështje politike dhe juridike.

Gazetari shton se, pavarësisht ndryshimeve në drejtuesin e SPAK-ut, institucionet mbeten të ndikuara nga mazhoranca dhe Kryeministri, duke ngjallur pyetje mbi efektivitetin e këtij organi në hetimin e çështjeve të mëdha si dosja e inceneratorëve.

‘Tani kur Kushtetuesja me ndikimin e Ramës ja hodhi poshtë këtë artificin që gjeti SPAK-u, SPAK-u është i dënuar, në qoftë se i qëndron bindjes së tij, që të hënën po qe e mundur t'i çojë parlamentit kërkesën për heqje imunitetit Belinda Ballukut.

Pra, në qoftë se për të rrezikshmëria mbi të cilën kërkoi pezullim qëndron dhe është e vlefshme akoma, hapi automatik i SPAK-ut duhet të jetë kërkesa për heqje imuniteti. Pra, në qoftë se prokurori beson apo ka bindjen që Belinda Balluku është e rrezikshme të qëndrojë në poltronin e ministres, veprimi i detyrueshëm do të ishte ky.

Dhe prandaj në këtë prapë po e përdor me ironi, Kushtetuesja na dha mundësinë që SPAK-u të riprovojë vetveten dhe pavarësinë e tij dhe t'ia lërë në dorë Ramës dhe mazhorancës vetë, që ashtu siç e mblodhi Partinë Socialiste për ta çuar te barku i inceneratorit, ashtu ta rimbledhë prapë Partinë Socialiste për të votuar kundër heqjes së imunitetit të të Belinda Ballukut.

Prokurori duhet ta bëjë se s'bën automatikisht kërkesën drejtuar parlamentit për heqjen e imunitetit të zonjës Balluku. Në qoftë se prokurori nuk ka ndërruar mendje. Pastaj e dyta që lidhet me atë që jo kuptonte, po nënkuptonte pyetja juaj, a do kemi një SPAK më të drejtë me Klodian Brahon dhe kryeministri mund të ndihet i kërcënuar?

Nuk besoj. Pavarësisht se drejtuesi i ri i SPAK-ut u shit si një njeri, i cili mbështetet nga të gjithë aleatët tanë perëndimorë. Në dosjet e tij konkrete, Klodian Braho është një prokuror që i ka mbyllur Edi Ramës dosjen e Dibrës. Që mbarë bota e dëgjoi me zë se si blinte votat nga Edi Rama, Sajmir Tahiri, Ulsi Manja e kështu me radhë.

Klodian Braho është nga ata prokurorë i cili për çështjen e inceneratorit nuk ka shkuar dot më lart se Lefter Koka apo Alqi Bllako, duke injoruar 17 vendimet e marra në një ditë, që gjë që mund ta bënte vetëm Edi Rama. Kështu që unë nuk besoj që SPAK-u i Klodian Brahos do jetë një kërcënim për Ramën, që në fakt kontrollon dhe SPAK-un dhe Gjykatën Kushtetuese siç e pamë sot’, u shpreh gazetari Andi Bushati në SYRI TV.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?