POLITIKE

Vendimi për Berishën, Gjokutaj zbulon hilen e Kushtetueses: E gjitha për të shpëtuar Belinda Ballukun

Piranjat Përditësimi i fundit 16 January 2026, 19:50

Vendimi për Berishën, Gjokutaj zbulon hilen e Kushtetueses: E gjitha

Gjatë intervistës në SYRI TV, avokati Genc Gjokutaj deklaroi se çështja e kreut të PD, Sali Berisha ka vonesa të mëdha dhe vendimmarrje në kundërshtim me ligjin. Ai nënvizoi se avokatët kanë depozituar kërkesën për kontrollin e masës së arrestit që në korrik 2024.

Gjokutaj shpjegoi se gjykata ka konfirmuar se vendimet e GJKKO-së dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë janë antikushtetuese, por nuk i ka shfuqizuar, duke argumentuar se “kanë kaluar tashmë”. Avokati theksoi se kjo mund të përdoret si precedent për raste të tjera politike, duke përmendur rastin e Belinda Ballukut dhe kryeministrit Edi Rama.

Gjokutaj: Ne jemi mësuar me vonesat, edhe mirëpo këtu s'është problemi që kemi të bëjmë thjesht me vonesa, kemi të bëjmë dhe me vendimmarrjen në kundërshtim me ligjin. As më shumë dhe as më pak Bledi, ju duhet të dini që ne kemi depozituar një kërkesë në fund të korrikut të vitit 2024, mos gaboj, po, dhe ne e kemi depozituar këtë kërkim për diligjencën e fundit. Në bazë të ligjit, gjykata që ka dhënë arrestin në burg, arrestin në burg ose në arrestin në shtëpi, çdo dy muaj kontrollon hetimet dhe në bazë të saj shprehet për vijueshmërinë e masës së arrestit.

Gjykata Kushtetuese nuk e ka nxjerrë akoma vendimin të arsyetuar, por ne jemi vënë në përmbledhësi, në dijeni nëpërmjet njoftimi vendimmarrje, ku në fund, unë do t'ju them dy ekstreme që ta kuptojnë dhe njerëzit, edhe ta kuptoni edhe ju edhe gjithë publiku që çfarë kemi kërkuar ne? Ne kemi kërkuar shfuqizimin si antikushtetues të vendimeve të datës 30.7.2024 të Gjykatës së Posaçme të shkallës së parë për korrupsion të GJKKO-së.

Po ashtu edhe vendimin e datës 13.9.2024 të GJKKO-së me të njëjtin objekt dhe po ashtu shfuqizimin si antikushtetues të vendimit të datës 12 dhjetor 2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, sipas arsyetimit të vendimeve më poshtë. Tashi, ky është kërkimi që kemi bërë ne, pra shfuqizimin e tyre. Dhe gjykata në këtë vendim, ndonëse e konstaton antikushtetutshmërinë e këtyre vendimeve, nuk thotë shfuqizimin e vendimeve, po deklarimin thotë antikushtetues thotë, edhe sepse këto vendime thotë, kanë kaluar tashmë. Ku është hileja e kësaj pune?

Hileja e kësaj pune është që këta duke dashur gjoja t'i bëjnë gjyq Berishës dhe duke konstatuar një paligjshmëri, ndërkohë që ne kemi thënë që herët që procesi i Berishës është një model se si nuk duhet të bëhet një çështje, të ndërtohet një çështje, të hetohet, gjykohet? Po çfarë kanë bërë? E ka, për Berishën e kanë deklaruar antikushtetues për të përgatitur rrugën për për Belindën, për Edi Ramën nesër.

Po, po thotë të tejzgjatur. Kështu që, ky vendim ata do ta përdorin nesër dhe do të thonë kemi një praktikë. Pra praktika e Berishës do të ndihmojë Belindën dhe Edi Ramën. E kupton çfarë kujdesi kanë bërë për Berishën këta? Shiko, kjo është një nga karikaturat më të mëdhaja juridike, të asaj gjykate, ajo është, unë e kam thënë, departamenti kushtetues i Partisë Socialiste. Dakord? Edhe ata turp e paçin. E kupton? Jo vetëm vonesën, por edhe këto lloj lojërash. Sepse gjykata nuk ka nevojë të thotë deklarojmë antikushtetues, po nuk e shfuqizojmë thotë. Po si mund të mos e shfuqizosh ti një vendim, e kupton, sepse thotë, kanë kaluar tashmë, nuk është më, dhe ndërkohë kjo ruhet as në mëngë për të thënë nesër që shiko, nuk mund të ecet me arrestime të tejzgjatura sepse e ka konstatuar Gjykata Kushtetuese në një rast. E kuptoni? Dhe aty pastaj e dinë vetë se ç'do bëjnë ata.

Në pamje të parë pranimi thotë i pjesshëm të kërkesës, pra na kanë pranuar kërkesë. Mos harroni Bledi që është kjo Gjykatë Kushtetuese që një të pestën e deputetëve të Partisë Demokratike që kërkonin për masën e Berishës nuk e legjitimoi fare. Dhe nga po ajo dispozitë, kryeministri Rama kërkoi në Kushtetuese për Belinda Ballukun, pezullimin e pezullimit, jo vetëm e legjitimoi, por edhe e pezulloi pezullimin dhe e ktheu në detyrë.

Pra është e njëjta kushtetutshmëri, e njëjta kompetencë, një e pesta e deputetëve apo kontrolli i lartë i shtetit, apo presidenti i Republikës, apo avokati i po apo kryeministri në këtë rast. Pra shikoni se çfarë standartesh të dyfishta përdoren, e kupton, kur vjen rasti i i i Berishës me zyrtarët e sotëm. Kështu që, shihni këta këtë punë kanë. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?