Arratisja spektakolare nga spitali grek/ Gentian Çipi rezulton i kërkuar në Shqipëri
41-vjeçari Gentian Çipi, i arratisur mbrëmjen e djeshme nga një spital në Greqi, rezulton person në kërkim në Shqi...
41-vjeçari Gentian Çipi, i arratisur mbrëmjen e djeshme nga një spital në Greqi, rezulton person në kërkim në Shqi...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në fshatin Trojas, ku një 32-vjeçar, punonjës i OSHEE-s...
Një shpërthim shkaktoi zjarr në një depo armësh në Bullgarinë qendrore gjatë natës, raportuan...
Mariglen Lalës që iu vendos tritol mëngjesin e sotëm rezulton person me precedente kriminale, i akuzuar dhe burgosur për grabitje. A...
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën “Bardhyl” në Tiranë. Sipas informa...
Teksa të hënën nis viti i ri shkollor, kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka dalë në një konferencë p&...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka dhënë detaje rreth një aksioni të policisë gr...
Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë raportuar gjithsej 32 vatra zjarri, prej t&eum...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Mazhar të Sevasterit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë ng...
Është publikuar fotoja e të burgosurit shqiptar 41-vjeçar, i cili u arratis mbrëmjen e së premtes gjatë transferimit nga ...

Kreu i PD, Sali Berisha, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me masën e sigurisë ndaj tij, duke e cilësuar këtë institucion si një “organizatë të partisë së krimit” që vepron me urdhra politikë dhe jo mbi bazën e ligjit.
I pyetur nga gazetarja e TVSH, Anisa Kadesha, Berisha sqaroi se vendimi i Kushtetueses lidhet me ankimin e tij për të ashtuquajturën “diligjencë e katërt”, pra dokumentet dhe provat që prokuroria është e detyruar të paraqesë çdo dy muaj për justifikimin e vazhdimit të masës së sigurisë.
Sipas Berishës, SPAK nuk ka paraqitur asnjë provë të re në asnjë nga këto diligjenca, ndërsa emri i tij, sipas tij, nuk përmendet fare në dokumentet përkatëse.
Lideri opozitar theksoi se avokatët e tij kanë depozituar katër ankesa, përfshirë edhe kërkesën për revokimin e plotë të masës së arrestit në shtëpi, duke argumentuar se ajo është vendosur dhe zbatuar në shkelje të ligjit.
Deklarata për media:
Anisa Kadesha, Tvsh: Z.Berisha, Gjykata Kushtetuese e gjykoi të tejzgjatur masën e arrestit ndaj jush. Si e vlerësoni këtë vendim dhe kohën në të cilën gjykata u shpreh?
Sali Berisha: Tani, ky vendim, për ta pasur të qartë të gjithë qytetarët, ka të bëjë me animimin tim ndaj diligjencës së katërt, diligjenca në gjuhën e tyre, në fjalorin e tyre quhen provat, faktet, dokumentet që prokurorët janë të detyruar të paraqesin për çështjen çdo dy muaj.
Mbi bazën e këtyre dokumenteve, përshtaten qëndrimet nga organet gjyqësore.
Sipas ligjit, prokuroria duhet të raportojë çdo dy muaj dhe gjykata e shkallës së parë rivlerëson masën e arrestit edhe dy muaj pas vendosjes së saj.
Avokatët e mi kanë bërë gjer sot 4 ankesa të tilla.
Në ankesën e fundit ishte edhe kërkesa për revokimin tërësisht të masës së arrestit në shtëpi, pasi shkaku për të cilin ishte vendosur, ishte i paligjshëm.
Masa e detyrimit të paraqitjes dhe mosdaljes jashtë vendit ishin ekzekutuar në abuzim të plotë të ligjit nga SPAK-u sepse nuk kishin marrë formë të prerë dhe SPAK i aplikoi ato pa marrë formën e prerë.
Asnjë fjalë për këtë rast sepse kjo gjykatë nuk ka lidhje me ligjin, por me urdhra.
Tetë muaj iu deshën gjykatës për shqyrtimin e kërkesës për diligjencën katër, ndërkohë që afati ligjor është 3 muaj, ndërkohë që kërkesat e ministrave shqyrtohen për dy javë.
Pse? Sepse për këtë gjykatë, organizatë të partisë së krimit, opozita është armike.
Çfarë dallimi kishte kërkesa e katërt nga kërkesa e tretë apo e dytë?
Asnjë dallim, zero sepse asnjë provë të re nuk ka marrë SPAK në diligjencën dy, tre, katër, ku të përmendej Berisha.
Pra, unë në çdo diligjencë që ata kanë paraqitur, nuk citojnë fare emrin tim. Fare!
E kemi ankimuar këtë pas çdo vendimi deri në Kushtetuese.
Gjykatën Kushtetuese nuk e ka shqetësuar fare këtë fakt, pasi për të opozita është armike dhe kjo Gjykatë Kushtetuese si organizatë e partisë së krimit nuk ka lidhje me shtetin e të drejtës, as me liritë politike të individit.
A ka kuptim që vendimi shpallet jokushtetues, por nuk shfuqizohet?
E kanë shpallur jokushtetues vendimin e Irena Gjokës, por nuk e shfuqizojnë.
Shiko çfarë sharlatanësh.
Nuk e shfuqizojnë me pretendimin se nuk ekziston, por ai vendim ka prodhuar pasoja dhe pasojat e tij ekzistojnë.
Pasojat e tij janë masa e detyrimit të paraqitjes, është pasojë indirekte të atij qëndrimi të SPAK dhe atyre interpretimeve gjyqësore.
Por, këtu, ata së pari duhet të mbrojnë.
Ata janë Irena, ata kanë fytyrën, moralin, karakterin e Irenës dhe duan të mbrojnë vendimet e Irenës, delinkuente me tre vepra penale në detyrë
Nga ana tjetër, me këtë vendim i kanë hapur rrugën për mbështetjes për Lubinë dhe ministrat, të cilat mund të dënohen për krime monstruoze dhe korrupsion.
Pra, e kuptoni ju që në pamje të parë duket sikur kanë bërë drejtësi, në të vërtetë janë treguar një seksion politik i partisë së krimit, ashtu siç janë.
Të turpshëm, të turpshëm!
Një vendim, i cili ka edhe sot pasojat e tij tek individi ndaj të cilit është marrë një masë antikushtetuese.
Nuk e shfuqizojnë për të mbrojtur nderin e Irena Gjokës, në fakt të vetes së tyre se janë Irena.
Se vërtet Irena ka dosjen me tre vepra penale, por nuk e ka më të vogël as ai hajduti donzhuan i gjykatës, etj, etj.
Pengje të turpshme që japin vendime të tilla.
Vendime krejtësisht mbi baza ideologjike.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët në lidhje me pezullimin e vizave nga SHBA, ku në listë ishte edhe S...
Socialistët po mbajnë sot mbledhjen e Grupit Parlamentar. Kreu i grupit, taulant Balla ka kërkuar nga deputetët të jenë më...
Kryedemonrati Sali Berisha, në një deklaratë për mediat tha se hakerimi i SPAK përbën një nga krimet më të rë...
Kryeministri Rama në takimin e mbajtur sot me Grupin Parlamentar të PS-së, tha se në vijim të qeverisjes do kërkohet modernizim ...
Kryetari i PD-së, denoncoi se kryeministri Edi Rama ka urdhëruar hakërrimin e SPAK, për ti marrë dokumente sensitive që mund ti ...
Kreu i qeverisë iu drejtua deputetëve të PS duke u thënë se kur vjen një ligj i caktuar në Parlament duhet miratuar dhe jo ...
Ndërsa Kryeministri Rama pranon publikisht se “me kushtet e sotme jemi të paintegrueshëm në Bashkimin Europian”, realiteti i q...
Gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar dhe kabinetit qeverisës, Edi Rama duke folur për rrugët që ka Shqipëria dr...
Kryeministri Edi Rama vendosi theksin tek siguria ushqimore duke thënë se pavarësisht se është bërë shumë punë, p...
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë dhe grupit parlamentar, vuri theksin tek sfida e anëtarësimit në BE. Rama...