Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë
POLITIKE

“Vendos mandatin tim në dispozicion”, deputeti Artan Luku propozon 3 reforma të menjëhershme

P
Piranjat 2 July 2026, 16:11 · 2 min lexim
“Vendos mandatin tim në dispozicion”, deputeti Artan Luku

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Artan Luku i bën thirrje parlamentit dhe kolegëve të tij të mos injorojnë  më zërin e qytetarëve, të cilët prej 31 ditësh kërkojnë një Shqipëri të re.

Ligjvënësi i Partisë Agrare Ambientaliste përmes një statusi në rrjetet sociale, shkruan se si deputet i Partisë Agrare Ambentialiste është gati ta vendos mandatin e tij në shërbim të forcimit të demokracisë, duke mbështetur drejtpërdrejtë 3 çështje kryesore, “shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura, reformimin e ligjit për referendumet dhe  ndryshime kushtetuese për një sistem zgjedhor proporcional kombëtar, me lista të hapura, duke ruajtur përfaqësimin me 140 deputetë.

” Prej 31 ditësh qytetarët protestojnë dhe kërkojnë të dëgjohen, ndërsa Parlamenti vijon të sillet sikur ata janë armiqtë e vendit. Kjo sjellje  institucionale është e pajustifikueshme në një demokraci përfaqësuese, ku detyrimi kushtetues dhe përfaqësues është dëgjimi, reagimi dhe trajtimi i kërkesave të qytetarëve!
Parlamenti nuk mund të jetë indiferent përballë një proteste që zgjat prej më shumë se një muaji. 
Protesta nuk është kërcënim për demokracinë, kërcënim është injorimi i saj!

Si deputet i Partisë Agrare Ambientaliste, vë mandatin tim në shërbim të çdo nisme që forcon demokracinë dhe u rikthen qytetarëve të drejtën për të vendosur drejtpërdrejt për çështje me rëndësi kombëtare” shkruan Luku duket theksuar 3 prioritetet kryesore.

-Shfuqizimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura.

-Reformimin e ligjit për Referendumet sipas modeleve më të avancuara evropiane, përfshirë modelin zviceran.

-Ndryshime kushtetuese për një sistem Proporcional Kombëtar me lista të hapura duke ruajtur përfaqësimin me 140 deputetë”, – shkruan Luku.

Luku, thekson se sovraniteti i përket qytetarëve dhe asnjë Parlament nuk mund të vijojë ta injorojë atë!

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.