“Venezueliani anonim, prestanome për kazinonë në Air Albania”/ Këlliçi publikon videon: Olsi Rama dhe Gert Haka lëviznin bashkë me një makinë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka vijuar akuzat ndaj qeverisë dhe Olsi Ramës, duke publikuar një video, ku sipas tij vëllai i kryeministrit dhe shtetasi Gert Haka janë parë duke lëvizur në kryeqytet në një makinë.
Sipas tij një shtetasi venezuelian që në vjeshtën e vitit 2025 mori 99% të aksioneve të kazinosë në Air Albania, është thjesht “prestanome” i Ramës dhe Hakës.
Këlliçi shpalosi disa pyetje në lidhje me këtë ngjarje duke thënë se në pronësi të kujt është automjeti në video, përse e ka ndryshuar targën dhe çfarë e lidh Olsi Ramën me këtë kompani.
“Në vjeshtën e vitit 2025, atëherë kur venezuelani anonim mori 99% të aksioneve të kazinosë në Air Albania, Ols Rama dhe shtetasi Gert Haka shiheshin duke lëvizur nëpër Tiranë me këtë makinë.
Venezueliani çudibërës sigurisht nuk është i panjohur për Olsin dhe Gertin; është thjeshtë prestanome i tyre.
Sot sërish kam tre pyetje publike për SPAK:
1. Në pronësi të kujt kompanie është ky automjet?
2. Përse e ka ndryshuar targën?
3. Çfarë e lidh Ols Ramën me këtë kompani?”, shkroi ai.
Lexo edhe
POLITIKE
“Ta vendosin shqiptarët me referendum”/Blushi: Shkrirja e 15 bashkive cenon Kushtetutën, Kartën Evropiane dhe vetëqeverisjen e komunitete...

Bojkoton PD: Nuk do marrim pjesë në zgjedhjen e emrave për Prokuror të Përgjithshëm

Berisha: Vendimet e GJK duhet të zbatohen, por Edi Rama e konsideron atë njësoj si SPAK-un, si seksion të PS

Berisha për arrestimin e Ermal Beqirajt në Francë: Hetimi të zbulojë nëse kështjella është e tij apo e Edi dhe Olsi Ramës

'Zëri i Patosit nuk duhet të heshtë', Qytetarët në protestë kundër Ramës

‘Rama jep dorëheqjen! Nuk na përfaqëson’/ Mbyllet dita e 64 e protestës para Kryeministrisë

“Bulevardi i Shpresës”, mesazhi që protestuesit shkruan para Kryeministrisë

“Ne thamë arresto Ballukun, jo liro Beqajn!”- Pankartat pikante në ditën e 64-të të protestës





