“Vetëm 15% e bizneseve gati për BE-në”: Tabaku: Qeveria Rama reforma në letër

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ngriti sot shqetësimin për mungesën e përgatitjes reale të ekonomisë shqiptare dhe sidomos të bizneseve për standardet europiane.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku thekson se procesi i integrimit nuk mund të reduktohet në miratim ligjesh në letër, ndërkohë që bizneset shqiptare mbeten të papërgatitura për kostot dhe standardet që kërkon tregu europian.
Sipas saj, vetë shoqatat e biznesit pranojnë se vetëm 15% e bizneseve, kryesisht ato prodhuese, janë gati për procesin e integrimit, ndërsa shumica dërrmuese nuk përballojnë dot kostot e përafrimit me standardet e BE-së.
“Integrimi duhet të kishte qenë prej kohësh kryefjalë edhe për biznesin. Duhej bërë analizë e kostove dhe përfitimeve, konsultime reale me sipërmarrjen dhe përgatitje konkrete për mënyrën se si legjislacioni europian do të ndikojë ekonominë shqiptare”, shprehet Tabaku.
Tabaku gjithashtu ngritin pyetje mbi aftësinë e bizneseve për të përballuar investimet e reja, teknologjinë dhe mungesën e fuqisë së kualifikuar punëtore, duke paralajmëruar se barra e reformave po u transferohet qytetarëve dhe sipërmarrjes, ndërkohë që qeveria është fokusuar më shumë tek propaganda, sesa tek përgatitja reale e vendit.
Ajo lidh procesin e integrimit edhe me problemet ekonomike dhe sociale të vendit, nga pagat dhe pensionet tek boshllëqet sociale, duke theksuar se Shqipëria vazhdon të mbetet ndër vendet më problematike në rajon për standardin e jetesës.
“Integrimi nuk është vetëm hapje kapitujsh apo miratim ligjesh. Është ndërtim standardesh dhe institucionesh funksionale në praktikë”, deklaroi Tabaku.
Lexo edhe
POLITIKE
'Deri në 100 mijë pensionistë punë të padeklaruar'/ Cara: Pensionet minimale po i detyrojnë të moshuarit të punojnë

Rama në 180-vjetorin e lindjes së Naim Frashërit: Me mirënjohje të madhe e kujtojmë “Shqipëribërësin” e madh dhe të pavdekshëm...

Takimi i LRI-së/ Xhixho: Diskutime të hapura mbi sfidat dhe mundësitë që kanë të rinjtë

Tryeza e PL për të rinjtë, Meta: Shqipëria u përket brezave të rinj, arsimi dhe punësimi, prioritetet tona kryesore

Milva Ekonomi tallet me Edi Ramën/ Detaji që ngre pikëpyetje në postimin e saj





