Video/ Ja si mashtroi Rama për menaxhimin e plazhit të Dhërmiut

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale një video nga plazhi i Dhërmiut, ndërsa shihet qartë se si subjektet private vijojnë të menaxhojnë hapësirën bregdetare gjatë sezonit turistik.
Në pamjet e publikuara, në sfond dëgjohet zëri i kryeministrit Edi Rama, i cili në një deklaratë të mëparshme kishte premtuar një tjetër model administrimi për plazhet e jugut.
Rama kishte deklaruar se plazhe të njohura turistike, përfshirë Ksamilin dhe Dhërmiun, do të kalonin në menaxhimin e bashkive, me argumentin se ky ndryshim do të shmangte abuzimet me çmimet dhe shërbimin ndaj pushuesve.
Berisha e përdor këtë kontrast për të akuzuar kryeministrin se premtimet e bëra për menaxhimin e plazheve kanë mbetur në nivel deklaratash, ndërsa në terren situata vijon të jetë e njëjtë.
Lexo edhe
POLITIKE
Sulmi ndaj protestuesve/ Demokratët Europianë: E ardhmja evropiane e Shqipërisë varet nga pluralizmi

‘Kanë rënë të katër pushtetet’, Kalaja: SPAK-u dhe gjykatat janë bërë një me mafien në pushtet

Propozimi për bashkimin e Maliqit me Korçën, flet kryebashkiaku Topçiu: S’duhet të qajmë hallin e kryetarit, por shërbimet për qytetarët...

Raporti i KLSH/ Zhupa: Ministria e Kulturës financime pa transparencë, mungon përgjegjësia institucionale

Topçiu: Bashkimi me Korçën jo i lehtë, reforma e qeverisë po sjell pasiguri

Këlliçi ironizon Ramën pas fjalimit të italianes në protestë: A do ta shpallë edhe atë non grata?

Tabaku: Integrimi nuk është fotografi në Bruksel, bizneset shqiptare janë lënë të papërgatitura

Protesta kundër qeverisë hyn në ditën e 80-të/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh: Edi Rama jep dorëheqjen




