“Hetoni patronazhistët që kërcënojnë, jo qytetarët”/ Protestuesi-Ramës: Balluku e akuzuar për korrupsion! Jeni turpi i Shqipërisë
TIRANË – Gjatë protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, një qytetar ka mbajtur një fjalim para protest...
TIRANË – Gjatë protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, një qytetar ka mbajtur një fjalim para protest...
Mijëra ton shalqi kanë ngelur nëpër ara në tokat e Divjakës. Një fermer i zonës, i ka dërguar shqetësimin red...
Në disa pallate, fasadat e të cilave janë rikonstruktuar nga Bashkia e Tepelenës, kanë nisur të shkëputen pllaka dhe pjes&e...
Departamenti i Shtetit u ka dërguar kabllogram diplomatik më shumë se 20 ambasadave amerikane, mes tyre edhe asaj në Tiranë, për t...
Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të enjte në ditën e saj të 40-të ndërsa si...
Jonaid Myzyri i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, vijon të firmosë tendera miliona eurosh në fushën e shëndet&eu...
Një qytetar nga Lezha ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News, zënien e hapësirave publike nga bizneset. Sipas denoncimit, një ...
Mbështetja nga eurodeputetët për protestat kundër projektit të Zvërnecit dhe qeverisë shqiptare vijon të zgjerohet. Pas...
Për të 40-ën ditë radhazi, mijëra qytetarë pritet të mblidhen sot para Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar p...
Avokati Arben Llangozi ka publikuar një video sipas të cilit, drejtori i AMP-së në Vlorë, Genci Kolgjini përdor fjalë të...

Vendimi i qeverisë për të alokuar 4.2 milionë euro nga fondi rezervë për koncertin e reperit amerikan Kanye West ka rikthyer debatin mbi përdorimin e parave publike dhe deklaratat e mëparshme të ministrit të Financave, Petrit Malaj.
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, akuzoi qeverinë se ka mashtruar publikun, duke kujtuar se vetëm dy muaj më parë, gjatë seancës plenare të 7 majit 2026, ministri Malaj deklaronte në Kuvend se koncerti nuk do t’i kushtonte “asnjë lek” buxhetit të shtetit.
Në një reagim publik, Xhixho u shpreh se qeveria fillimisht mohoi çdo financim publik për koncertin, ndërsa tashmë ka vendosur të përdorë 4.2 milionë euro nga fondi rezervë.
“Pasi i gënjyen publikisht shqiptarët duke deklaruar se koncerti i Kanye West nuk do t’i kushtonte asnjë qindarkë buxhetit të shtetit, sot e vërteta doli në shesh.
Qeveria ka alokuar 4.2 milionë euro nga fondi rezervë. ‘0 lekë’, deklaroi ministri i Financave kur e pyeta drejtpërdrejt se sa para do të përdoreshin nga buxheti i shtetit për koncertin e Kanye West. Mashtrim dhe vetëm mashtrim”, shkroi deputetja.
Sipas saj, këto para mund të ishin përdorur për të mbështetur sektorë jetikë, si shëndetësia dhe pensionistët.
“4.2 milionë euro nga fondi rezervë mund të ishin përdorur për të siguruar ilaçe për pacientët me kancer, për të rikthyer në funksion pajisjet mjekësore që mungojnë në spitale apo për të mbështetur pensionistët, të cilët kjo qeveri i poshtëroi me një bonus qesharak prej vetëm 5 mijë lekësh.
Prioritetet janë të qarta. Paratë e shqiptarëve nuk shkojnë aty ku ka nevojë qytetari, por në spektakle propagandistike dhe fasada, me të cilat kryeministri përpiqet të fshehë realitetin e varfërisë, kolapsit të shëndetësisë dhe braktisjes së qytetarëve”, deklaroi Xhixho.
Përplasja mes opozitës dhe qeverisë për këtë çështje nisi gjatë seancës plenare të 7 majit 2026, kur, në diskutimet për aktin normativ mbi akcizën e naftës, Xhixho ngriti dyshime se do të përdoreshin fonde publike për organizimin e koncertit të Kanye West.
“Keni alokuar ju 50 milionë euro për një koncert që do të bëhet në Tiranë, për një stadium montim-çmontim? Në kulmin e krizës ju vendosni miliona euro për një koncert? A mbani ju përgjegjësi që kur nuk ulni çmimin e naftës, çoni lekë për propagandë?”, deklaroi atëherë deputetja.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, i hodhi poshtë kategorikisht këto pretendime, duke i cilësuar si “fake news” dhe duke garantuar se nuk do të kishte asnjë financim nga buxheti i shtetit.
“Ku e keni dëgjuar këtë shifër? I gjithë buxheti i Ministrisë së Kulturës është 70 milionë euro. Është ‘fake news’. Shteti do të investojë 0 lekë në këtë aktivitet. Buxheti është miratuar dhe ju si deputete jeni në dijeni se ku shkojnë fondet”, deklaroi Malaj në Kuvend.
Megjithatë, pas vendimit të fundit të qeverisë për të akorduar 4.2 milionë euro nga fondi rezervë për koncertin, deklarata e ministrit janë përgënjeshtruar nga vetë shefi i tij, Edi Rama.
Kujtojmë se ishte vetë kryeministri Edi Rama ai që konfirmoi publikisht financimin e koncertit me fonde shtetërore.
Gjatë një inspektimi të punimeve për ngritjen e stadiumit të përkohshëm në hyrje të Tiranës, vetëm katër ditë para koncertit të 11 korrikut, Rama bëri të ditur se qeveria kishte ndërhyrë me një akt normativ të miratuar më 6 korrik, duke akorduar 4 milionë euro për mbarëvajtjen e aktivitetit.
“Ky është një event i organizuar tërësisht nga grupi privat, partnerë shqiptarë, gjermanë dhe turq, që kanë marrë përsipër gjithë këtë ndërmarrje kolosale dhe shteti shqiptar është detyruar të ndërhyjë vetëm dje për të dhënë jo dhjetëra miliona euro, siç thonë sorrat dhe korbat e bulevardit, por 4 milionë”, deklaroi Rama.

Kryeministri argumentoi se ndërhyrja e qeverisë ishte bërë për të shmangur anulimin e koncertit dhe për të mos dëmtuar imazhin e Shqipërisë përballë mijëra vizitorëve të huaj që kishin planifikuar të merrnin pjesë në event.
Ndërkohë, pavarësisht pritshmërive të larta për koncertin, në platformat zyrtare të shitjes vazhdojnë të jenë të disponueshme bileta në të gjitha kategoritë. Çmimet variojnë nga 177 euro për zonën pa ulëse, 261 euro për kategorinë standarde dhe deri në 340 euro për zonën VIP, çka tregon se një pjesë e konsiderueshme e biletave ende nuk është shitur, vetëm pak ditë para zhvillimit të koncertit.
Në disa mesazhet të shpërndara, kërkohet mësuesve të propozojnë nxënës që do të shoqërohen në koncert, duke plotësuar të dhëna për nxënës me rezultate të larta ose me arritje në fusha si sporti, arti, debatet, olimpiadat, festivalet dhe shkenca.
“Ju lutem më duhet një emër mësuesi për të shoqëruar nxënësit në koncert, pasi nxënësve të shkëlqyer do t’u jepen bileta falas për koncertin e Kanye West”, thuhet në një prej mesazheve që po qarkullojnë.
Në një tjetër njoftim kërkohet që një tabelë me të dhënat e nxënësve të plotësohet dhe të dërgohet me email brenda një afati të përcaktuar.
Deputeti i PD Belind Këlliçi në një lidhje direkte nga Strasburgu me emisionin ‘Task Forcë’ me Sonila Meçon në...
Partia Demokratike Europiane (EDP) ka reaguar lidhur me vendimin e bërë publik nga kryeministri Edi Rama për financimin me rreth 4 milionë e...
Në ditën e 40-të të protestave qytetare para Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja e qeverisë dhe krijimi i një qev...
STRASBURG- Protestat masive, përmes së cilave është kërkuar dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndryshimet në ...
Janë publikuar fotot e dhuratës së pazakontë që presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, u dhuroi liderëve të NATO-s që ...
Në një komunikim për mediat Tedi Blushi foli për seancën ndaj Ilir Metës. Blushi tha se i gjithë procesi është i st...
Kreu i Partisë “Mundësia” Agron Shehaj i ftuar në programin e drekës në News 24, ka deklaruar se përdorimi i fondit re...
Pas miratimit me konsensus të 31 nga 35 amendamenteve të paraqitura nga opozita në rekomandimet përfundimtare të Komitetit Parlamenta...
Për vite me radhë, Kanye West ishte në qendër të vëmendjes kryesisht për deklaratat e tij antisemite. Qeveria e Shqipë...
Eurodeputetët kanë mbështetur qëndrimet e opozitës në Komitetin e Stabilizim-Asociimit në Parlamentin Europian, të pas...