VIDEO/ Limaj i kthehet Ramës dhe Ballës, me video nga koha e luftës me Tahir Sinanin: Mos prekni themelet e lirisë për interesa ditore

Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka publikuar një video nga koha e luftës, ku shfaqet së bashku me heroin e kombit, Tahir Sinani.
Përmes një postimi, Limaj ka bërë thirrje që të mos preken vlerat dhe figurat që, sipas tij, përbëjnë themelet e lirisë së Kosovës dhe të kombit shqiptar.
Me anë të këtij reagimi, Limaj i është përgjigjur Edi Ramës dhe Taulant Ballës për përdorimin e figurës së Tahiri Sinanit në interesat e tyre politike.
‘Mos prekni themelet e lirisë për interesa e përplasje ditore. Heroi i kombit, Tahir Sinani, i kthyer në frymëzim dhe simbol të qëndresës për çdo luftëtar të UÇK-së, është në themel të lirisë së kombit tonë. Ai e ka shkruar me gjak historinë e lavdishme të UÇK-së dhe emri i tij mbetet i paharruar në ndërgjegjen kombëtare’, ka shkruar Limaj.
Ai ka përfunduar mesazhin e tij me homazhe për Tahir Sinanin dhe të gjithë të rënët për liri.
‘Lavdi Tahir Sinani dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!’, ka theksuar Limaj.
Lexo edhe
POLITIKE
Erion Isai përfshihet në debate me Luçiano Boçin për pelikanin dhe bufin! Deputeti: Ju që shkoni në SPAK tek cili lloj futeni

Propaganda e Ramës në krizë/ Kur Tirana ta përmjerr Parisin

Kritikat e Ramës ndaj kryebashkiakëve, si strategji për të devijuar vëmendjen nga protestat

Gjykata e Lartë ndryshon Kodin e Procedurës Penale dy herë brenda 6 muajsh për të mbrojtur Olta Xhaçkën

"Komandant i leshit, mercenar..."/ Sulmet e kryeministrit Rama, reagon për herë të parë Dritan Goxhaj





