Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
POLITIKE

VIDEO/ PS projekton për Tiranën një kopje të Veliajt, shihni si Albana Koçiu i raporton Ervin Demos

P
Piranjat22 September 2026, 09:37 · 2 min lexim
VIDEO/ PS projekton për Tiranën një kopje të Veliajt, shihni

Tirana pa kokë për të cilën kryeministri bën sikur vajton sa herë flitet për Erion Veliajn e kycur pas hekurave të qelisë, duket se tashmë e ka gjetur “shpëtimtarin” e saj. Një personazh të ri, që vetë Rama kërkon t’i imponojë kryeqytetit. Ai është Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo.

Ende pa mësuar mirë zyrën e tij, e le më pastaj fushat e përgjegjësisë, Demo u faneps mëngjesin e sotëm në Kombinat duke folur për rindërtimin, proces që s’ka asnjë lidhje me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Si një aktor i dobët para kamerave, Demo përbetohej se do të finalizonte rindërtimin dhe se qytetarët e kësaj lagje kishin të drejtë në shqetësimin e tyre.

Ca më keq akoma ngjante zëvendëskryeministrja Albana Kociu, e cila raportonte para Ervin Demos si të ishte inspektorja e bashkisë pa kokë të Edi Ramës. 

Natyrisht që Demo e Kociu kanë deficencat e tyre intelektuale, profesionale e politike, por nuk janë budallenj të shkonin kot në Kombinat e të flisnin për rindërtimin.

Lëvizjet janë të koordinuara me planin e Edi Ramës për Bashkinë Tiranë. Ogerta Manastirliu nuk është më opsioni i PS-së për garën elektorale të pranverës së ardhshme. Erion Brace jo dhe jo. 

Gjasat janë që Edi Rama të kandidojë Ervin Demon. Shfaqjet propagandistike nëpër Tiranë të Ministrit të ri të Punëve të Brendshme në këto ditë të para të detyrës së tij, lenë pak vend për dyshime.

Tirana ngjan të jetë më shumë shqetësim i tij sesa problemet me rendin dhe sigurinë në vend. E në fakt gradimi i Demos në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme duket se është bërë enkas për këtë plan të Edi Ramës: T’i japë kryeqytetit një kopje më të shëmtuar sesa Erion Veliaj./ Lapsi.al

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.