Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Ardit Gjebrea në SPAK për dosjen Veliaj. Përfitoi rreth 330 mijë euro nga Bashkia e Tiranës për Këngën Magj... Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’ të protestave Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps Dy futbollistë me pasaportë shqiptare jashtë listës së Maranit, zbardhen arsyet Dosja e bujshme e prostit*cionit në Paris/ Kush është ‘tutorja’ shqiptare që kërkon lirimin nga burgu Aksident i rëndë në Francë, autobusi me fëmijë përplaset me pemën, dy persona pësojnë arrest kardiak, disa ... Mesazhi i Zelensky-t për SHBA-në dhe Rusinë: Na jepni një armëpushim dimëror për të mbajtur zgjedhjet! Vijon zbatimi i urdhrit të Ramës, policia gjobit 12 protestues të tjerë Polonia paralajmëron aleatët: Mos negocioni me Rusinë duke anashkaluar Europën Lindore Gjykata amerikane pezullon për 14 ditë ndërtimin e harkut triumfal të propozuar nga Trump në Uashington Ambasada Amerikane prezanton ambasadorin e ri Eric Wendt, zbulon prioritetet për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri...
POLITIKE

VIDEO/ Reforma territoriale, qindra socialistë në Poliçan djegin teserat e PS-së

P
Piranjat30 July 2026, 21:41 · 2 min lexim
VIDEO/ Reforma territoriale, qindra socialistë në Poliçan

Dhjetëra qytetarë janë ngritur në protestë këtë të enjte në qytetin e Poliçanit në Skrapar. Qytetarët kanë kundërshtuar planit për shkrirjen e bashkisë së tyre në kuadër të Reformës Administrativo-Territoriale 2.0. Pas ngritjes së qytetarëve në portestë, kryetari i PS të Poliçanit, Erion Zylyftari, ka dhënë publikisht dorëheqjen. Zylyftari e ka dhënë dorëheqjen teksa po fliste në protestën ku ndodheshin dhjetëra qytetarë për të kundërshtuar planit për shkrirjen e bashkisë së tyre. Zylyftari u shpreh se vendimi për prekjen e Bashkisë së Poliçanit është një padrejtësi dhe një turp i madh ndaj qytetarëve të këtij qyteti.

Ndërsa, banorët në shenjë revolte kanë djegur në shesh teserat e Partisë Socialiste, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj politikave të ndjekura nga qeveria. Gjatë portestës, banorët u shpreh se Poliçani duhet të vijojë të jetë bashki më vete, duke theksuar se çdo ndryshim i statusit të saj do të ndikojë te e ardhmja e qytetit dhe e brezave të rinj.

Po ashtu banorët kanë firmosur një peticion për të kërkuar që Bashkia e Poliçanit të mos preket nga Reforma Territoriale. “Poliçani nuk preket”, “Mos na vrisni të ardhmen”, “Harram i paçi votat e Poliçanit”, “Deputetë dele, mos e votoni reformën”, ishin disa nga mesazhet e shkruara në pankartat e protestuesve.

Me reformën e re territoriale Bashkia e Poliçanit shkrihet duke iu bashkuar Bashkisë së Beratit.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Piranjat News (@newspiranjat)

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.