Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt
POLITIKE

VIDEO/ Tensione në Kuvend, Bardhi tenton të lagë me ujë Ramën

P
Piranjat23 July 2026, 16:10 · 1 min lexim
VIDEO/ Tensione në Kuvend, Bardhi tenton të lagë me ujë

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, njëkohësisht kreu i grupit parlamentar, është përjashtuar nga kryeparlamentari Niko Peleshi gjatë seancës së sotme, teksa votohej për të gjithë pikat e rendit të ditës për shkak të bllokadës së foltores që bëri opozita. Gjatë momentit të votimit të mazhorancës me procedurë të përshpejtuar dhe pa diskutime, opozita shkaktoi debate, zhurmë duke i rënë tavolinave dhe duke hedhur akuza.

Më aktivi ka qenë deputeti Bardhi, i cili i ka kërkuar Ramës dorëheqjen në sy, vetëm pak metra larg tij në seancë. Në një moment ai tentoi ta lagte me ujë kryeministrin dhe kjo nuk kaloi pa u ndëshkuar.

Kryeparlamentari Niko Peleshi ndërhyri dhe njoftoi përjashtimin e Bardhit.

“Zoti Bardhi, je i përjashtuar nga seanca, ju përjashtoj, largohuni nga salla”, tha ai.


Gjatë votimit pati përsëri ndërprerje për 5 minuta, pas kërkesës së Taulant Ballës në lidhje me një nga amendamentet e radhës, pasi kërkoi konsultim me grupin.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.