POLITIKE

Vila e Ballukut/ Biseda në E-mail: ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Qershor 2026, 16:25
Vila e Ballukut/ Biseda në E-mail: ‘Zemër, Bela ka F-5,

Një telefon “Iphone 11” që BKH i sekuestroi, Viola Haxhiademit, sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Energjetikës dhe Infrastrukturës, është bërë shkak për zbulimin e Vilës luksoze në kompleksin “White Rocks”, që dyshohet se i përket ish-zv/kryeministres së vendit Belinda Balluku.

Nga kryerja e ekspertimit të këtij telefoni në muajin Tetor 2024, janë zbuluar disa e-maile komprometuese të zyrtares së lartë në MEI, Viola Haxhiademi dhe vetë Belinda Ballukut. Sipas dokumenteve të siguruara nga gazetari Elton Qyno, Viola Haxhiademi, me detyrën e Drejtoreshës së Departamentit Administrativ në “Albcontrol”, komunikon me motrën e saj, Dorela Haxhiademi, të cilën e informon se, Belinda Balluku, në atë kohë Drejtoreshë e “Albcontrol”, ka njësi banimi në kompleksin “White Rocks”.

Nga këqyrja e aktit të ekspertimit nr 203 të datës 8 Tetor 2024, ku është ekspertuar aparati celular “Iphone 11 Pro”, sekuestruar Viola Haxhiademi, ka rezultuar se në dokumentet se në 13 shkurt 2018, rreth orës 20:27 nga adresa e postës elektronike [email protected] dërgohet E-mail në drejtim të postës elektronike të motrës së saj “[email protected]”.

E-mail-i ka përmbajtjen si më poshtë vijon:

“…zemër, po të dërgoj fotot e Belës, që të kuptosh në ç’fazë është shtëpia. Të kam dërguar dhe planin e projektit, për të parë për cilën bëhet fjalë. Bela, ka F-5 ndërsa ne kemi F-6. Po të shikosh në foton që kam bërë më afër me vilat ka vizatuar dhe ku do behet pishina. Më pëlqen shumë. Рuuuuссссс”.

Vila që disponojnë motrat Haxhiademi, rezulton të jetë regjistruar në emër të nënës së tyre, Eleni Haxhiademi.

Nga hetimi ka rezultuar se adresa e postës elektronike “[email protected]” është njëra nga adresat e postës elektronike të shtetases Viola Haxhiademi.

Gjithashtu, rezulton se shtetasja Vioala Haxhiademi ka motër Dorela Haxhiademi. Komunikimet e mësipërme bëjnë fjalë për dy njësi banimi në kompleksin “White Rocks”, Drimadhes, Gjilek, Dhërmi, të ndërtuar nga shoqëria “Eurocol”

Grupi i hetimit pranë SPAK, e lidh marrjen e njërës prej vilave aty ku banon Belinda Balluku, si një veprim korruptiv dhe pastrim parash, që lidhet me një procedurë favorizimi të dy tenderave që janë zhvilluar në vitin 2018 në Drejtorinë e Përgjithshme të “Albcontrol”, që në atë kohë drejtohej nga Belinda Balluku.

Sipas hetimit të SPAK qëllimi ka qenë “Rikonstruksioni i godinës teknologjike të “AlbControl” për përmirësimin e kushteve”. Me urdhër të Belinda Ballukut në muajin Tetor 2014 është kontraktuar studio “Atelier 4” e Altin Premti, për studimin e projektit të godinës.

SPAK, pretendon se gjithçka ka qenë e paracaktuar pasi 1 muaj më pas, në 5 nëntor 2014, biznesmeni Fejzi Kodra i dërgon sms biznesmenit tjetër Pandeli Carapuli, duke i thënë: “…Atelier 4, dërgoi preventivin e thotë që jemi në pritje të konfirmimit tuaj para se ta dërgojë tek “AlbControl…”.

Ndërkohë vetëm 1 ditë pas këtij mesazhi, në datën 6 nëntor 2016, Pandeli Carapuli, i dërgon mesazh Fejzi Kodrës duke i thënë:

[email protected]“ dhe Fejzi Kodra, ia kthen mesazhin: “Ia dërgova.

Ndërkohë në datën 11 nëntor 2014, ora 10:57, biznesmeni Fejzi Kodra i dërgon sms biznesmenit Pandeli Carapuli si më poshtë vijon:

“…për dijeni, akoma s’ka dalë gjë tek web i APP…”.

Nga ana tjetër në orën 11:27, Pandeli Carapuli i shkruan: “…shiko u shpall ky i fundit. I madh…”.

Në orën 11:39, Fejzi Kodra i shkruan Carapulit duke i thënë: “Mban datën e djeshme shpallur: “Rikonstruksion i godinës teknologjike të AlbControll”.

Kurse në orën 11:39, shtetasi Pandeli Carapuli i shkruan Kodrës: “…Ok të fillojmë përgatitjet”.

Nga aktet e administruara në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt: “Rikonstruksioni i godinës teknologjike të Albcontrol për përmirësimin e kushteve”, sipas organit të akuzës rezulton se Belinda Balluku, nën cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, me detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të “Albcontrol” sh.a, në bashkëpunim me anëtarët e Njësisë së Prokurimit, shtetasit Silvana Piciri, Egmont Ngjela, Viola Haxhiademi, Anila Malaj, si dhe shtetasin Evis Berberi, Kryetar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, njëkohësisht Shef i Sektorit të Prokurimeve në Albcontrol, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin “Për rregullat e prokurimit publik”.

Belinda Balluku, nën cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, “Albcontrol” sh.a, me detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të “Albcontrol” sh.a, në bashkëpunim me anëtarët e Njësisë së Prokurimit, shtetasit Silvana Piciri, Egmont Ngjela dhe Anila Malaj, si dhe kryetarin e komisionit të vlerësimit të ofertave, shtetasin Evis Berberi, me detyrën e Shefit të Sektorit të Prokurimeve në “Albcontrol”, sh.a, kanë paracaktuar dhe krijuar avantazhe dhe privilegje për shoqërinë fituese “Eurocol”, duke siguruar në mënyrë të tërthortë vlerën e përfitimit të parregullt të dhënë nga administratori i shoqërisë “Eurocol”, Pandeli Carapuli, që konsiston në pasurinë, Vila F6, me vendndodhje, Kompleksi “White Rocks”, Dhërmi.

Fakti që kjo pasuri, (Vila F-6), është në posedim të Belinda Balluku, provohet nga rrethanat e dala gjatë hetimeve, si dhe provat e administruara deri në këtë fazë të hetimeve paraprake të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, si më poshtë vijon:

Me kontratën e porosisë nr.178 e datës 22 shkurt 2018, lidhur midis Eva Kjaer nën cilësinë e porositësit dhe shoqërisë “Eurocol” sh.p.k (e përfaqësuar nga administratori Pandeli Carapuli) nën cilësinë e sipërmarrësit, porositet vila individuale dy-katëshe tip Gardenia me nr. G-13.

Çmimi i plotë i vilës G-13 është 125,000 Euro (ku ndërtesa është në vlerën 1,200 Euro/m², veranda në vlerën 600 Euro/m² dhe trualli 100 Euro/m²).

Në kontratë është përcaktuar se parcela e rrethuar në dispozicion të vilës është jo më pak se 100 m², ku brenda sipërfaqes së parcelës vila ka sipërfaqen 88.6 m², vila ka edhe verandën prej 18.6 m², vendi i parkimit ndodhet brenda sipërfaqes së parcelës.

Afati për përfundimin e punimeve është përcaktuar muaji mars i vitit 2018. Ndërkohë me kontratën e porosisë nr.107 të datës 24 janar 2019, lidhur midis, Eleni Haxhiademit, nën cilësinë e porositësit dhe shoqërisë “Eurocol” e përfaqësuar në këtë rast nga administratori Pandeli Carapuli nën cilësinë e sipërmarrësit, porositet vila individuale dy-katëshe tip “Begonia” me nr. F-6.

Çmimi i plotë i vilës F-6 është 165,000 Euro.

Në kontratë është përcaktuar se parcela e rrethuar në dispozicion të vilës është jo më pak se 300 m², ku brenda sipërfaqes së parcelës vila ka sipërfaqen 103 m², vila ka edhe verandën prej 34 m², vendi i parkimit ndodhet brenda sipërfaqes së parcelës.

Afati për përfundimin e punimeve është përcaktuar muaji shkurti i vitit 2019. Nga hetimi ka rezultuar se me kontratën e porosisë nr. 1059 të datës 5 dhjetor 2018, të lidhur midis Igli Tare, nën cilësinë e porositësit dhe shoqërisë “Eurocol” e përfaqësuar nga administratori Pandeli Carapuli, nën cilësinë e sipërmarrësit, porositet vila individuale dy-katëshe tip Begonia me nr. F-6.

Çmimi i plotë i vilës F-6 është 145,000 Euro.

Në kontratë është përcaktuar se parcela e rrethuar në dispozicion të vilës është jo më pak se 300 m², ku brenda sipërfaqes së parcelës vila ka sipërfaqen 103 m², vila ka edhe verandën prej 34 m², vendi i parkimit ndodhet brenda sipërfaqes së parcelës.

Afati për përfundimin e punimeve është përcaktuar dhjetori i vitit 2018. Në lidhje me kontratën e porosisë së mësipëme, për vilën F-6, rezulton se janë paguar vetëm 70,000 Euro në datën 17 dhjetor 2018 nga Agron Tare, vëllai i ish-futbollistit, Igli Tare. Ndërsa pjesa tjetër prej 75.000 Euro ende nuk është paguar.

Sipas dosjes së SPAK, Vila F-6 vijon të jetë në pronësi të kompanisë “Eurocol” të biznesmenit, Pandeli Carapuli. Kalimi i pronës në emër të Igli Tares, nuk është kryer ende në certifikatën e pronësisë, pasi nuk është bërë likuidimi i shumës prej 75 mijë euro.

Gjatë dëshmisë së dhënë në prokurori, Carapuli, ka treguar se kontratën e ka bërë me Igli Taren, pasi me këtë të fundit ka miqësi të hershme. Më tej ai nuk është interesuar se kujt ja ka dhënë shtëpinë, Igli Tare./ Elton Qyno, syritv

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan