POLITIKE

Vilat në Dhërmi dhe Palasë/ Gati kërkesa e dytë e SPAK për arrestimin e Ballukut

Piranjat Përditësimi i fundit 11 September 2026, 16:59
Vilat në Dhërmi dhe Palasë/ Gati kërkesa e dytë e SPAK

SPAK pritet t’i drejtohet për herë të dytë Kuvendit për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, duke e vendosur sërish Edi Ramën dhe shumicën socialiste përballë zgjedhjes nëse do t’i hapin rrugë drejtësisë apo do t’i mbeten mbrojtjes politike që i dhanë ish-zëvendëskryeministres në kërkesën e parë.Prokuroria e Posaçme pritet të dorëzojë sot ose nesër në Kuvend kërkesën e dytë për imunitetin e Ballukut.

Kërkesa vjen në një moment kur pozita penale e ish-zëvendëskryeministres është rënduar ndjeshëm. SPAK ka bashkuar në dosjen “Balluku” disa procedime penale, ndërsa numri i personave dhe kompanive të akuzuara është rritur ndjeshëm. Mes tyre janë ish-vartës të Ballukut dhe biznesmenë që dyshohet se përfituan tendera publikë në këmbim të ryshfeteve dhe favoreve.

Balluku akuzohet për “Shkelje të barazisë në tendera”, të kryer në bashkëpunim, “Fshehje të pasurisë”, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe “Pastrim parash”, këto të fundit më shumë se një herë. Hetimi nisi me tenderin e Tunelit të Llogarasë, por më pas u zgjerua në një seri procedurash të mëdha infrastrukturore. SPAK e akuzon Ballukun për shkelje të barazisë në tendera në tetë raste, ku përfshihen Tuneli i Llogarasë, punimet në Sheshin Shqiponja dhe disa lote të Unazës së Madhe të Tiranës.

Më tej dosja u rëndua për gjetje që lidhen me pasuritë që SPAK dyshon se Balluku i përfitoi si ryshfet.

Në qershor, Prokuroria njoftoi se ish-zëvendëskryeministrja dyshohet se përfitoi një vilë me vlerë 145 mijë euro në Dhërmi nga shoqëria “Eurocol”, në këmbim të favorizimit të kompanisë në një tender gjatë kohës kur Balluku ishte në krye të Albcontrol. Sipas SPAK, prona u fsheh përmes një skeme pastrimi parash ku u përfshi edhe ish-futbollisti Igli Tare.

Më pas hetuesit sekuestruan edhe një vilë të dytë, këtë herë në kompleksin “Green Coast” në Palasë, e regjistruar formalisht në emër të Tares, por që SPAK pretendon se ishte në “pronësi indirekte” të Ballukut.

Sipas hetimit, punimet luksoze të vilës dhe pishinës, me një vlerë që sipas preventivave varionte nga rreth 289 mijë deri në 411 mijë euro, u paguan nga “Alko Impex General Construction” e biznesmenit Arbër Abazi. Në të njëjtën periudhë, kjo kompani përfitoi së bashku me “2T” tenderin prej 2.2 miliardë lekësh për Lotin 7 të Unazës së Madhe.

SPAK pretendon se tenderi u manipulua nën udhëzimet e Ballukut dhe se pagesa e punimeve të vilës ishte shpërblimi për favorizimin e kompanisë. Mes provave janë komunikimet e sekuestruara, dokumentet financiare dhe emailet e arkitektëve, përfshirë komunikime të drejtpërdrejta me Ballukun për mënyrën se si duhej të projektohej vila.

Në pranverë, shumica socialiste e drejtuar nga Edi Rama e bllokoi kërkesën e SPAK për t’i hapur rrugë masës së sigurisë ndaj Ballukut. Kundër kërkesës votuan 82 deputetë, ndërsa Fatmir Xhafaj, Elisa Spiropali dhe Blendi Gonxhe nuk morën pjesë në votim. Vendimi shkaktoi reagime të forta ndërkombëtare. Ambasadat e Gjermanisë, Britanisë dhe Holandës, si dhe Komisioni Europian, kërkuan që SPAK të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin e nivelit të lartë pa pengesa politike, duke e lidhur drejtpërdrejt këtë standard me procesin e integrimit europian.

Rama reagoi atëherë ashpër ndaj presionit ndërkombëtar, duke deklaruar se SPAK nuk ka “karta bianka” për arrestimin e politikanëve dhe duke mbrojtur vendimin e shumicës së tij.

SPAK pritet të trokasë për herë të dytë në derën e parlamentit, ndërsa mbi tryezë nuk është më vetëm dosja fillestare e tenderave, por një hetim më i gjerë, me akuza për korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie dhe dy vila që Prokuroria pretendon se janë produkte të përfitimeve korruptive.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?