POLITIKE

Vjedhjet tronditëse te AKSHI, Xhaferri: Rama luftë drejtësisë, mbron të akuzuarit, sepse po i afrohet hetimi

Piranjat Përditësimi i fundit 29 December 2025, 10:23

Vjedhjet tronditëse te AKSHI, Xhaferri: Rama luftë

Një hetim i thelluar i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) mbi aktivitetin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka zbuluar një skemë të dyshuar korrupsioni, manipulimi tenderash dhe lidhje të rrezikshme me krimin e organizuar e deri në nivelet më të larta politike. Si rezultat i këtij hetimi, SPAK ka lëshuar urdhër-arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, dhe dy biznesmenët Ergyis Agasi e Ermal Beqiri, të akuzuar për vepra të rënda penale.

Në qendër të dosjes hetimore qëndron dyshimi se Karçanaj, në bashkëpunim me Agasin dhe Beqirin, ka manipuluar procedura tenderuese me vlerë dhjetëra miliona euro. Por ajo që e bën këtë çështje edhe më të rëndë është përfshirja politike. Sipas burimeve nga hetimi, vetë Mirlinda Karçanaj ka pranuar para prokurorëve se biznesmeni Ermal Beqiri, tashmë i shpallur në kërkim, është përdorur nga kryeministri Edi Rama në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, me qëllim sigurimin e mbështetjes së emigrantëve shqiptarë në Greqi për Partinë Socialiste.

Provat e mbledhura nga SPAK përfshijnë materiale kompromentuese, mes të cilave edhe përgjime audio të realizuara fshehurazi në zyrën e biznesmenit Ergyis Agasi. Në këto biseda, të regjistruara në gusht të vitit 2023, diskutohen jo vetëm aferat korruptive, por edhe veprimtari të tjera të paligjshme. Alarmante janë referencat e bëra për trafik të lëndëve narkotike, detaj i cili ka shtuar ndjeshëm dyshimet e hetuesve për shtrirjen e aktivitetit kriminal të personave të përfshirë.

Akuzat zyrtare të ngritura nga SPAK përfshijnë “grup të strukturuar kriminal”, “shkelje të barazisë në tendera” dhe “heqje të paligjshme të lirisë”. Pas kërkesës së Prokurorisë, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për drejtoreshën Mirlinda Karçanaj, ndërsa për biznesmenët Ergyis Agasi dhe Ermal Beqiri është vendosur masa “arrest me burg”.

Skandali ka shkaktuar reagime të forta edhe në arenën politike.

Deputeti i Partisë Demokratike, Besar Xhaferri i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv  duke komentuar ngjarjen ai akuzoi kryeministrin Rama për “koherencë të re”, duke e mbrojtur rrethin e tij të ngushtë tani që hetimet po i afrohen Kryeministrisë.

Në bisedë me moderatorin Flavio Qarri, Xhaferri vlerësoi se, “ndryshe nga deklaratat e mëparshme për luftë ndaj korrupsionit, kryeministri tani po vendos barriera ndaj drejtësisë për të mbrojtur zyrtarët e tij”. Xhaferri pretendoi se paratë e përfituara nga tenderat abuzivë kanë shkuar për të financuar fushatat elektorale, por edhe aktivitete të rënda si narkotrafiku.

Flavio Qarri: Rikthehemi në studio, miq të dashur, edhe pas përpjekjes së dëshpëruar të ditës së djeshme të kryeministrit për ta marrë në mbrojtje Mirlinda Karçanin.

Sidoqoftë do të mbetemi sot edhe tek tema tjetër e rëndësishme pavarësisht faktit se askush në gjithë këto skandale nuk është pushuar nga puna, as edhe një i vetëm për be. Besar Xhaferrin kam në studio, deputetin e Partisë Demokratike. Tani, ta fillojmë pak politikisht, më pas në detajet e dosjes. Zoti Xhaferri, a mund t’ia quajmë koherencë Ramës këtë që s'i pushon nga puna këta, s'i shkarkon, asgjë, i mban aty edhe pse janë burgjeve?

Besart Xhaferri: Jo është koherencë e Ramës së ri. Ok. Se Rama i vjetër, pra, të ndahet në dy epoka. Pra, epoka e parë ishte që ishte një dashnor i drejtësisë, garant i drejtësisë, ekzekutues i drejtësisë. Por besoj se tani publiku e kupton që e kishte të gjithën një lojë sepse ishin persona që ai donte t’i lëshonte. Ndërkohë tani që i kanë ardhur si në paradhomën e Kryeministrisë, po ashtu dhe në paradhomën e shtëpisë, tani normalisht po vë barriera, po vë kufinjtë dhe këta njerëz do i mbajë dhe do i shpalli luftë hapur drejtësisë, pra. Sepse rrezikohet vetë karrikja e Edi Ramës.

Flavio Qarri:  Po e rrezikon drejtësia?

Besart Xhaferri: Shiko, po po i rrezikojnë zullumet e Edi Ramës. Drejtësia më në fund, nëse do të bëjë diçka, do të bëjë detyrën. Por patjetër që janë zullumet 12-13 vjeçare, vjedhjet gati jo gati, në miliarda euro, sepse ne vetëm majën e ajsbergut po... Dhe e kemi kaluar miliardëshin. Edhe e kemi kaluar miliardëshin, por patjetër ne e dimë që në këto 12-13 vite Edi Rama ka menaxhuar gati 100 miliardë euro buxhet. Po. Duke marrë një mesatare të buxhetit rreth 7-8 miliardë euro, aq shkon, afër 100 miliardë euro që ka menaxhuar. Dhe patjetër dhe nga vetë Kontrolli i Lartë i Shtetit, nga raportet e tyre, në shifra deri në 20-30% shkojnë të keqpërdorura. Tani ne e dimë se ku ka shkuar keqpërdorimi. Ka shkuar në xhepat e Partisë Socialiste, në fushatat zgjedhore, në farsat elektorale, në apartamentet qindra të Belinda Ballukut apo në mijërat e Edi Ramës, në offshore e të tjera e të tjera. Madje, madje, edhe vetë paratë e tenderave kanë shkuar edhe në narkotrafikimin e produkteve të drogës. Këtu kishin arritur deri te kriptot.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?