POLITIKE

Vlora pa ujë, Berisha: Materialet e ujësjellësit u vodhën, përgjegjëse kunata e Fatmir Xhafës

Piranjat Përditësimi i fundit 29 December 2025, 15:26

Vlora pa ujë, Berisha: Materialet e ujësjellësit u vodhën,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me situatën e rëndë të mungesës së ujit të pijshëm në Vlorë, duke akuzuar qeverinë për mashtrim dhe keqmenaxhim.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Berisha thotë se ndryshe nga sa pretendon kryeministri Edi Rama, shkaku i mungesës së ujit nuk është një defekt teknik, por vjedhja e materialeve dhe pajisjeve të ujësjellësit.

Reagimi:

Mashtrime, vjedhje dhe abuzime.

Miq, mungesa e ujit në Vlorë nuk është rastësi dhe as “defekt teknik”. Shkaku i vërtetë është vjedhja e materialeve të ujësjellësit, tubave dhe makinerive që ndodheshin në magazina. Kjo është arsyeja pse sot qyteti ka mbetur pa ujë dhe pse askush nuk jep dot zgjidhje reale.

 Lexoni mesazhet e qytetarëve dhe shikoni videon e tyre, që tregojnë qartë se si është abuzuar me pajisjet dhe pse defekti nuk po riparohet dot.

E vërteta po del në dritë.  “Përshëndetje doktor dhe javë të mbarë! Kur humbi tubacioni i ujësjellësit prej 400 mijë eurosh në Vlorë, magaziniere ishte kunata e Fatmir Xhafës. Më shkruan një qytetare nga Vlora, e cila ka punuar në ujësjellës. Me respekt.”

“Mirëmëngjes doktor!

Sa më kujtohet, kompania holandeze që kreu punimet ‘Hak International’ kishte blerë edhe makineri saldimi me elektrofuzi­on për tuba HDPE 100, PN 10, dhe ia kishte dorëzuar Ujësjellësit të Vlorës pikërisht për riparime të tilla. Por sot pajisjet, bashkë me makineritë, janë zhdukur dhe nuk arrijnë ta rregullojnë defektin. Çfarë bëjnë? E mbulojnë tubin dhe ai shpërthen sërish.

Tani defekti nuk është më në një pikë të vetme, është zgjeruar dhe kërkon zëvendësim tubi. Ndërkohë, zgjidhja është shumë e thjeshtë: duhen dy fashë speciale që kushtojnë rreth 2000 euro dhe saldohen me makineri të posaçme. Kjo nuk është çështje lekësh, por keqmenaxhim i pastër. Si dalin e thonë ‘bëmë prova, plasi prapë’? Po a ka inxhinierë këtu? Sepse edhe po të plasi sërish, kjo është përgjegjësi penale për dëmin që po shkaktohet.

Për mendimin tim, kjo çështje duhet të shkojë në prokurori. Nuk është rrëshqitje dheu, terreni është i sheshtë – po gënjejnë. Nuk ka nevojë për tub çeliku, kjo është justifikim.

Thonë se zgjidhja po vjen nga Stambolli, por këto pajisje i kanë pasur më parë në inventar, bashkë me makineritë e saldimit. Ato janë zhdukur. Si ka mundësi që një magazinë të mbetet pa pajisje dhe pa pjesë këmbimi? Këta janë për burg.”

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?