Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Banorët e Moravës, dhjetëra herë të përmbytur, asnjëherë të dëmshpërblyer: Na duan vetëm kur ka zgjedhje... Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ...
POLITIKE

Vokshi akuzon qeverinë për fshehje të procesit të integrimit: Po censurohet opozita dhe publiku

P
Piranjat 3 June 2026, 11:53 · 5 min lexim
Vokshi akuzon qeverinë për fshehje të procesit të

Albana Vokshi ka dhënë një deklaratë për mediat nga kryesia e Kuvendit, u shpreh se ka një mungesë të plotë të transparencës nga mazhoranca për procesin e integrimit.

Gjithashtu ajo theksoi se sjellja e mazhorancës bien ndesh me parime e Bashkimit Evropian.

“Publiku duhet të njihet se në cilën fazë jemi sa i përket integrimit. Është akt i qëllimshëm për të përjashtuar opozitën nga një proces që i përket të gjithë shqiptarëve. Kjo sjellje bie ndesh me parimet e që BE kërkon nga vendet kandidate. Po shohim një model qeverisje që marxhinalizon opozitën dhe dobëson kontrollin. Integrimit nuk është pronë e qeverisë, por plan i rëndësishëm strategjik”, tha ajo.

Pjesë nga fjala:

Sot kemi përpara një zhvillim alarmant, që nuk prek vetëm opozitën parlamentare, por godet në themel demokracinë, transparencën institucionale dhe vetë procesin e Integrimit Europian të Shqipërisë.

Mazhoranca refuzoi t’i vërë në dispozicion opozitës pozicionet negociuese për Grupkapitujt III dhe VI, duke mohuar në mënyrë të hapur të drejtën kushtetuese dhe ligjore të Kuvendit për të ushtruar kontrollin parlamentar mbi procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ky nuk është një veprim procedural. Është një akt i qëllimshëm për të shmangur transparencën dhe për të përjashtuar opozitën nga një proces që i përket të gjithë shqiptarëve.

Akoma më shqetësues është fakti se kjo sjellje bie ndesh drejtpërdrejt me parimet që vetë Bashkimi Europian kërkon nga vendet kandidate: gjithëpërfshirje, transparencë, llogaridhënie dhe respekt për institucionet demokratike. Në vend të tyre, po shohim një model qeverisjeje që kufizon informacionin, margjinalizon opozitën dhe dobëson mekanizmat demokratikë të kontrollit.

Një ditë më parë, në Komisionin për Politikën e Jashtme, u përballëm me një akt të papranueshëm dhe pa precedent. Në momentin kur kërkova fjalën për procedurë për të ngritur shqetësimin mbi mosvënien në dispozicion të pozicioneve negociuese dhe mungesën e transparencës, transmetimi live i mbledhjes u ndërpre.

Ky ishte një akt i qartë censure.

Jo vetëm ndaj opozitës, por ndaj qytetarëve shqiptarë që kanë të drejtë të informohen për një proces që përcakton të ardhmen europiane të vendit. Ndërprerja e transmetimit nuk synonte të heshtte një deputet, synonte të pengonte publikun të dëgjonte të vërtetën.

Integrimi europian nuk është pronë e qeverisë. Nuk është pronë e mazhorancës. Nuk është një proces që mund të administrohet me logjikën e sekretit, të kontrollit politik apo të informacionit të filtruar.

Integrimi europian është projekti më i rëndësishëm strategjik kombëtar i Shqipërisë dhe, pikërisht për këtë arsye, ligji ka përcaktuar qartë rolin e Kuvendit dhe të opozitës në mbikëqyrjen e tij.

Ligji është i qartë. Ministri përgjegjës për negociatat ka detyrimin të paraqesë para Komisionit për Çështjet Europiane pozicionet negociuese të plota. Jo përmbledhje të zgjedhura. Jo informacione të pjesshme. Jo versione të filtruara.

Dje, ky detyrim ligjor u refuzua.

Ky refuzim përbën jo vetëm shkelje të frymës së ligjit, por një përpjekje të hapur për të përjashtuar opozitën nga procesi i integrimit dhe për të asgjësuar mekanizmin e kontrollit parlamentar që garanton transparencën dhe llogaridhënien.

Shtrohen disa pyetje themelore:

Pse ky refuzim për të informuar Kuvendin?

Pse ky këmbëngulje për ta trajtuar integrimin europian si një proces të mbyllur dhe të kontrolluar politikisht?

Qeveria nuk dëshiron që qytetarët shqiptarë të mësojnë se çfarë kërkon realisht Bashkimi Europian nga Shqipëria dhe cilat janë problemet që vazhdojnë të mbeten pengesë serioze në rrugën e integrimit.

Ajo nuk dëshiron që të bëhen objekt debati publik problematikat e evidentuara në raportet europiane dhe në procesin e monitorimit: çështjet që lidhen me standardet zgjedhore, korrupsionin, kapjen e institucioneve, respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, pavarësinë e institucioneve, ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë dhe mungesën e llogaridhënies në nivelet më të larta të qeverisjes.

Pikërisht për këtë arsye po mbyllen dyert e transparencës dhe po pengohet kontrolli parlamentar.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.