“Vrasësi i policit financohej nga fonde shtetërore”/ Berisha: Dënoj ngjarjen e rëndë. Rendi e siguria në dorë të krimit

Kreu i PD Sali Berisha ka zhvilluar një konferencë me gazetarët në sallë Azem Hajdari, në selinë e PD.
Berisha ka reaguar ashpër për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kora reaguar ashpër për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Korçë ku mbeti i vrarë polici Enea Mekolli dhe një efektiv tjetër u plagos.
Berisha ka dënuar ngjarjen ndërsa, theksoi se vrasja e policit dëshmon se rendi, ligji e siguria është në dorë të krimit.
“Krim i sponsorizuar. Ishte një njeri idealist. Vëllai i tij kishte ndërruar jetë. Familja e tij është një familje me kontribute të mëdha. Por aq sa është e dhimbshme, vrasja mizore nga një dorë kriminale e policit në detyre, aq kriminale dhe e shëmtuar është qëndrimi i shtetit, i narkoshtetit ndaj vrasësit që kishte 9 vite në kërkim, dhe financohej në fonde shtetërore, për të ndërtuar stalle, konaqe për të bagëti sikur të ishte një fermer i përkushtuar. Vrasja e Enea Mekollit dëshmon se rendi, ligji e siguria është në dorë të krimit”, tha ai.
Lexo edhe
POLITIKE
‘Po bunkerizohet gjykata’, Blushi: Qytetarët duan të vërtetat e këtij procesi, transparenca detyrim

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

Sot dita e gjashtë e protestës qytetare kundër projektit në Zvërnec dhe qeverisë

Arjan Curri tallet me Erion Braçen: Si quhet ai deputeti që rri nëpër kosha plehrash?

Dosja Balluku/ Gjoni: Nëse s’i hiqet imuniteti, Gjermania dhe Holanda do ushtrojnë më shumë presion ndaj Ramës!

Braçe publikon foton e Arjan Curit: E njeh kush këtë mbetjen se nuk e gjej nëpër kosha?

Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të sjellë zhvillime të reja në hetimin ndaj Ballukut





