Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Elon Musk ironizon humbjen e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Ndërhyrja ime me lazer hapës... Tensione të reja në Ngushticën e Hormuzit, Irani pretendon se katër cisterna nafte janë goditur nga mina de... Dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri, zbulohet identiteti i viktimës në Bulqizë Obama reagon pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit: Amerikanët duan ndryshim Një shtet tradicionalisht i dominuar nga republikanët/ Marsha Blackburn zgjidhet guvernatorja e parë grua n... SHBA/ I mbijetoi ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës, zbulohet se e dënuara me vdekje vuan nga një formë ... AOC siguron mandatin e pestë në Kongresin amerikan, mposht shqiptarin Diam Hysenaj! Shpërthim me tritol në Lezhë, detajet e para Gjashtë vite burg të pashlyera, arrestohet në Vlorë një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar Zgjedhjet e mesmandatit, Obama: Populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë! Aksident tragjik në Durrës, humb jetën pasagjeri 48-vjeçar, shoferi largohet nga vendngjarja Kostoja e jetesës dhe emigracioni ndikuan te votuesit/ Historike në Teksas, James Talarico mposht kandidati...
POLITIKE

Vrasja e turistit portugez, kreu i PD: Akt që ndodhi në duart e shtetit!

P
Piranjat19 August 2026, 12:38 · 2 min lexim
Vrasja e turistit portugez, kreu i PD: Akt që ndodhi në duart e

Kryetari i PD-së Sali Berisha, ka reaguar lidhur me vrasjen e 20-vjeçarit portugez në Ksamil, duke e cilësuar ngjarjen si një akt që ngre pikëpyetje serioze mbi lidhjet mes krimit dhe shtetit.

Në konferencë me gazetarët Berisha e cilësoi ngjarjen si “pothuaj vrasje shtetërore”, duke sqaruar se nuk nënkupton që i riu është ekzekutuar nga persona me uniformë, por se industria turistike në Sarandë dhe Ksamil është nën ndikimin e krimit.

“Vrasja e 20 vjecarit turistit portugez në Ksamil është një akt, sipas të dhënave, pothuaj vrasje shtetërore. E them këtë në kuptimin jo se ai u ekzekutua nga njerëz me uniformë, por në kuptimin se e vërteta, industria turistike në Sarandë është në kthetrat e krimit.

Në Sarandë shteti dhe krimi janë një. Ligji nuk ekziston. Në Sarandë dhe jo vetëm flitet gjerësisht për një ekonomi të bazuar në trafiqe droge, njerëzore etj., e cila gëlon nga darka në mëngjes në lokalet e natës.

Në plazhet e pushtuara ku nuk gjendet një metër plazh publik, por të dominuar nga të fortit që shesin shezlonge qindra euro”, tha Berisha.

Berisha tha se në ngjarje kanë qenë të përfshirë edhe tre punonjës me uniformë, të cilët kishin detyrimin të parandalonin krimin.

“Por vrasja e portugezit ka një karakter konkret shtetëror. Në këtë akt makabër erdhi të bëjë pushimet tek ne ai, dhe tani përcillet me arkivol. Në këtë akt makabër bashkëpunëtor ishin tre punonjës me uniformë. Kjo dëshmon se cila është shkalla e lartë e inkriminimit të rojeve të sigurisë në këto lokale. Në vend që ta parandalonin krimin e fshehën për orë të tëra. Hetimi do tregojë se ndoshta edhe morën pjesë në masakrimin e 20 vjecarit portugez”, deklaroi kreu i PD.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.