E rëndë në Korçë/ Njerku plagos me thikë në kokë 18-vjeçarin
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflik...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflik...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarand&eu...
Garda Revolucionare e Iranit ka kërcënuar me sulme “më shkatërruese” kundër vendeve fqinje që strehojnë baza am...
Finalja e Kupës së Botës 2026, e planifikuar të zhvillohet më 19 korrik në ‘MetLife’ të New Jerseyt, ngjitur me...
Tre kompanitë kineze që zotëronin 50 për qind të aksioneve në koncesionin më të madh të bakrit në Shqipë...
Deklarata monstruoze e ministres së Vuçiçit nuk e pengoi ministrin e Jashtëm të Shqipërisë që të shtrëng...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka denoncuar në një dalje për mediat se “spitali më i madh në Shqip&...
Pamjet e reja të publikuara pas humbjes së Anglisë ndaj Argjentinës kanë nxitur debat në rrjet, pasi tregojnë një p&eu...
“Snežana Paunović bëri më shumë sesa fyeu shqiptarët. Ajo e poshtëroi Serbinë, dëmtoi interesat e saj dhe tregoi se s...
Shqipëria do të përjetojë edhe sot një nga ditët më të nxehta të kësaj vere, me temperatura që në ...
Komisioni Europian ka publikuar raportin e vitit 2026 për situatën e sundimit të ligjit në Shqipëri, ku vlerësohet se vendi ka vijuar zbatimin e reformës në drejtësi dhe Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë, por evidentohen ende sfida të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit, pavarësinë e medias, transparencën dhe cilësinë e procesit ligjvënës. Sipas raportit, procesi i vettingut për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët është përfunduar plotësisht pas mbylljes së fazës së ankimeve. Komisioni Europian vlerëson se ky proces ka forcuar më tej pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe integritetin në sistemin e drejtësisë.
Megjithatë, raporti nënvizon se mbeten sfida në përfshirjen e standardeve të larta të vettingut në sistemin e zakonshëm të drejtësisë, përfshirë përmes rishikimit të rregullave për emërimin e anëtarëve jo-magjistratë në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Komisioni Europian vlerëson se Inspektori i Lartë i Drejtësisë vijon të jetë funksional, por përballet vazhdimisht me një numër të lartë vendesh vakante për pozicionet e inspektorëve magjistratë.
“Pavarësisht se sistemi gjyqësor ka treguar qëndrueshmëri, përpjekjet për ndikim të papërshtatshëm ndaj institucioneve të drejtësisë dhe sulmet personale ndaj magjistratëve kanë vijuar”, thuhet në raport.
Sipas dokumentit, mbeten ende problematika sa i takon kryerjes në kohë dhe me cilësi të vlerësimeve të gjyqtarëve. Ndërkohë, cilësia e trajnimit gjyqësor është përmirësuar dhe numri i çështjeve të mbartura është ulur pjesërisht, por sistemi modern i integruar elektronik i menaxhimit të çështjeve ende nuk është plotësisht funksional.
SPAK vlerësohet për rezultatet kundër korrupsionit
Raporti i Komisionit Europian vlerëson zbatimin e Strategjisë Antikorrupsion 2024-2030 dhe planit të saj të veprimit për periudhën 2024-2026. Sipas BE-së, kuadri ligjor për luftën kundër korrupsionit është kryesisht i ngritur dhe Shqipëria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për përafrimin me standardet europiane.
Një vlerësim pozitiv i kushtohet Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e cila, sipas raportit, ka vijuar të japë rezultate në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe ka krijuar një histori solide hetimesh, ndjekjesh penale dhe dënimesh.
Megjithatë, Komisioni evidenton se koordinimi mes institucioneve të parandalimit të korrupsionit dhe strukturave të zbatimit të ligjit mbetet i dobët.
“Korrupsioni vazhdon të jetë i pranishëm në Policinë e Shtetit, prokurimet publike dhe sektorë me rrezik të lartë”, thuhet në raport.
BE vlerëson se Shqipëria po zbaton aktualisht vlerësime të rrezikut në këto fusha, ndërsa përmirësime janë evidentuar në verifikimin e deklaratave të pasurisë dhe interesave nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konflikteve të Interesit (ILDKPKI), edhe pse disa mangësi vijojnë të ekzistojnë.
Media, një nga fushat ku BE ngre shqetësime
Në raportin për vitin 2026, Komisioni Europian shpreh shqetësime për pavarësinë e autoritetit rregullator të medias, duke i lidhur ato me procedurat e emërimit të anëtarëve të bordeve dhe përkatësinë e tyre politike.
Gjithashtu, shqetësim mbetet edhe pavarësia e kufizuar e transmetuesit publik.
Edhe pse janë ndërmarrë hapa për rritjen e transparencës së pronësisë në media, raporti nënvizon se përqendrimi i medias dhe ndikimi i grupeve të biznesit me lidhje politike vazhdojnë të përbëjnë problem serioz.
Sipas BE-së, ende nuk është garantuar një sistem i drejtë për matjen e audiencës, shpërndarjen e reklamave shtetërore dhe burimeve të tjera publike. Raporti evidenton gjithashtu mangësi në të drejtën e aksesit në informacion, ndërsa rastet e kërcënimeve verbale dhe fizike ndaj gazetarëve, fushatat denigruese dhe paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPP) kanë vijuar.
Kritika për procesin ligjvënës dhe polarizimin politik
Komisioni Europian vëren se shqetësimet për cilësinë e procesit ligjvënës mbeten, veçanërisht sa i takon përdorimit të politikave të bazuara në prova dhe efektivitetit të konsultimeve publike. Sipas raportit, polarizimi politik vijon të ndikojë negativisht në punën e Kuvendit.
Në të njëjtën kohë, Gjykata Kushtetuese vlerësohet se ka vijuar të luajë rol efektiv në garantimin e kontrolleve dhe balancave institucionale.
Raporti përmend gjithashtu emërimin e një Avokati të ri të Popullit dhe një Komisioneri të ri për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Sa i takon shoqërisë civile, Komisioni Europian vlerëson se organizatat vijojnë të veprojnë lirisht, por përballen me sfida si diskreditimi publik, transparenca e kufizuar në hartimin e politikave, praktikat jo të njëtrajtshme të konsultimit dhe vështirësitë për qëndrueshmërinë financiare.
Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, i ftuar në edicionin informativ të lajmeve në Syri TV, foli mbi forcimin dhe mbivlerësimin e...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka denoncuar në një dalje për mediat se “spitali më i madh në Shqip&...
Media prestigjioze amerikane “Wired” i ka kushtuar një artikull protestave që vijojnë prej 48 ditësh në Tiranë, ku q...
Gazetari Klodian Tomorri, ka komentuar procesin e integrimit europian, kërkesat e Bashkimit Europian ndaj Shqipërisë dhe çështjen e i...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi ndaj kritikave të opozitës, e cila e akuzoi për heshtje pas deklaratës skandaloze të ministre...
Adriana Kalaja ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila nuk pranoi rekursin e bërë nga ish-zëvendëskryeminis...
Gazetari Elkier Bushkolaj, i ftuar në studion e lajmeve me gazetarin Arnold Kariqi në SYRI TV, foli mbi funksionimin e SPAK-ut, hetimet për afera...
Kryeministri Edi Rama teksa mori pjesë në inagurimin e Qendrës së Monitorimit për projektin “Smart City” deklaroi se proj...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministres serbe që kanë shkaktuar debate në opin...
Elisa Spiropali ka bërë publik dokumentin që i ka dorëzuar Edi Ramës dhe PS-së. Ky mocion përfaqëson një thirrje...