Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Banorët e Moravës, dhjetëra herë të përmbytur, asnjëherë të dëmshpërblyer: Na duan vetëm kur ka zgjedhje... Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre...
POLITIKE

Zbulohet kush fshihet pas Jet Bank, miku i ngushtë i Edi Ramës

P
Piranjat 3 June 2026, 17:10 · 3 min lexim
Zbulohet kush fshihet pas Jet Bank, miku i ngushtë i Edi Ramës

Nga Belind Këlliçi

Zbulohet kush fshihet pas Jet Bank, miku i ngushtë i Edi Ramës, ajo çka kam 5 muaj e paralajmëroj në Kuvend dhe në media! Media izraelite ka hedhur dritë mbi një nga ato rastet kur Edi Rama zgjohet i pari dhe fle i fundit për qokat e pazaret e tij personale duke shfrytëzuar Shqipërinë.

Tek ky investigim, del emri i Saniel Sanilevich, që televizioni izraelit e cilëson mik të ngushtë të Edi Ramës.Ky i fundit gjendej në vitin 2023 në një vizitë private në shtëpinë e Sanilevich dhe po shijionte verë në kantinën e tij.

Skandali që ka publikuar UVDA, me përgjime dhe prova, lidhet me emërimin e konsullit shqiptar në Tel Aviv.Por historia tjetër që na shfaqet këtu, ka të bëjë me Jet Bank dhe mungesën e transparencës për liçensimin e saj. Miku i ngushtë i Edi Ramës, Saniel Sanilevich, është aksioner i kësaj banke digjitale. Prej 5 muajsh publikisht dhe zyrtarisht i jemi drejtuar Bankës së Shqipërisë dhe Guvernatorit Sejko, të japë sqarime se si u licencua kjo bankë në kohë rekord, a janë plotësuar kriteret ligjore dhe a kanë kaluar në skanerin e duhur përfituesit.

Ne kemi ofruar të dhëna se ka shkelje të procedurave, ka shkelje të ligjit.

E gjitha kjo në kohën kur Shqipërisë i kërkohet të luftojë pa kompromis pastrimin e parave dhe kur vendi ynë për fat të keq është kthyer në fole të skemave mashtruese me Forex dhe Call Centera.

Kuptohet, Sejko hesht!!! Tani media izraelite na ndihmon të kuptojmë se kush fshihet pas Jet Bank.

Është vetë Edi Rama, përmes mikut të tij të ngushtë. Kaq të forta janë lidhjet mes Ramës dhe Sanilevich sa Kryeministri i vendit shkon në shtëpinë e tij private në një vizitë sekrete, të pa njoftuar askund.

Është vetë aksioneri i Jet Bank që ka folur për këtë media dhe ka konfirmuar këtë vizitë, raportin e miqësinë e ngushtë me Edi Ramën. Një konfirmim në fakt i trafikut të influencës dhe pazareve që Kryeministri bën me pasuritë e vendit e licencat e vendit. Pas këtij zbulimi, sa do të vazhdojë të heshtë Guvernatori i Bankës Qendrore, Gent Sejko???!!!

Po Edi Rama që zgjohet i pari dhe fle i fundit, duke plaçkitur deri në palcë Shqipërinë, a ka përgjigje?!

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.