Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin  VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur klani i shqiptarit Klod Cara hedh në erë bizneset
POLITIKE

Zegjineja, kryetarja e ardhshme e Bashkisë së Roskovecit

P
Piranjat 4 August 2026, 14:18 · 2 min lexim
Zegjineja, kryetarja e ardhshme e Bashkisë së Roskovecit

Edhe pse zgjedhjet vendore janë ende larg, në Roskovec kanë nisur përgatitjet për emrin “potencial” që mund të përfaqësojë Partinë Socialiste në garën për drejtimin e bashkisë.

Një nga emrat më të lakuar është ai i deputetes Zegjine Çaushi, shpesh e bërë e njohur në publik për gafat e saj. Nuk dihet ende nëse Partia Socialiste ka vlerësuar këtë lloj fenomeni si kriter për rritjen në karrierë.

Por, mesa duket, Zegjine Çaushi ka lënë gojëhapur të gjithë socialistët e Roskovecit, madje edhe kryebashkiaken Majlinda Bufi. Kjo e fundit, e njohur më parë edhe nga denoncimet që kanë bërë Piranjat, për abuzimet që ka bërë me detyrën.

Një detaj që ka tërhequr vëmendjen në muajt e fundit është fakti se Zegjine Çaushi nuk është parë më në dalje publike krah Majlinda Bufit, siç ndodhte më herët. Kjo ka shtuar bindjen se deputetja po ndërton një profil të pavarur politik në Roskovec.

Po ashtu, në rrjetet sociale vihet re se postimet e saj janë përqendruar gjithnjë e më shumë te takimet me grupe të ndryshme shoqërore, banorë, të rinj, gra dhe përfaqësues të komunitetit. Këto lëvizje lexohen si pjesë e një strategjie për të forcuar praninë në terren dhe për të fituar besimin e elektoratit përpara zgjedhjeve vendore.

Zegjine Çaushi, po ashtu, arriti t’i bëjë ballë edhe humbjes në zgjedhje, ku nuk arriti ta marrë dot mandatin e deputetes. U deshën ndërhyrje të mëdha që kandidatja fituese t’i lironte vendin Zegjinesë.

Në pamje të parë duket si një pakt mes djallit, për ta çuar Zegjinenë si një zë kumbues në Parlament dhe më pas t’i heqin mandatin dhe t’ia kalojnë sërish asaj që e fitoi në zgjedhje.

Duket se Zegjine Çaushi thyen çdo rregull elektoral, politik, retorik dhe, së fundmi, konkurron fuqishëm edhe në lidership./Piranjat News

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.