POLITIKE

'Zgjim qytetar i paimagjinueshëm'/ Muçollari: Propaganda, shtylla e parë që protesta i rrëzoi qeverisë

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Qershor 2026, 16:59
'Zgjim qytetar i paimagjinueshëm'/ Muçollari: Propaganda,

I ftuar në Syri TV në edicionin e pasdites, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, u shpreh se protestat qytetare po dëshmojnë një zgjim të fortë shoqëror dhe politik, duke i cilësuar ato si një nga momentet më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë pas viteve ’90.

Muçollari tha se është krenar për reagimin e qytetarëve, veçanërisht të të rinjve, të cilët sipas tij po tregojnë vendosmëri dhe nuk po dorëzohen përballë sfidave.

Sipas tij, protestat kanë hyrë në një fazë të rëndësishme, pasi qytetarët po rivendosin marrëdhënien mes tyre dhe pushtetit. Ai theksoi se suksesi i tyre do të krijonte një precedent të rëndësishëm jo vetëm për qeverinë aktuale, por edhe për çdo qeveri që do të vijë në të ardhmen.

Duke iu referuar pjesëmarrjes në protestat e fundit, Muçollari deklaroi se ato po rriten çdo ditë në numër dhe mbështetje, çka sipas tij tregon se vendi ka potencialin për të garantuar një proces të drejtë zgjedhor.

Muçollari vlerësoi gjithashtu rolin e opozitës, gazetarëve investigativë dhe demokratëve në denoncimin e aferave që, sipas tij, kanë shoqëruar qeverisjen ndër vite. Ai përmendi çështje si inceneratorët dhe dosjen “5D”, duke theksuar se sot këto tema diskutohen gjerësisht nga opinioni publik.

Sipas tij, Partia Demokratike mbështet protestën qytetare, duke respektuar karakterin e saj jo partiak dhe duke shmangur protagonizmin politik.

Në intervistë, Muçollari u ndal edhe te çështjet mjedisore, duke ngritur shqetësimin për betonizimin e Tiranës, ndotjen e ajrit dhe mungesën e transparencës në projekte me ndikim në mjedis. Ai theksoi se investimet e huaja janë të mirëpritura, por duhet të shoqërohen me plane të qarta, konsultime publike dhe transparencë të plotë me komunitetet e prekura.

Sipas tij, kundërshtimi qytetar nuk lidhet domosdoshmërisht me projektet konkrete, por me mënyrën e qeverisjes dhe mungesën e dialogut me publikun.

Shoh një zgjim qytetar dhe një zgjim shoqëror që shkon në nivele që as unë as çdo opozitar mbase nuk do t'i kishim menduar. Dhe më bën krenar, më bën krenar populli im, të rinjtë e vendit tim në mënyrën se si po protestojnë, në mënyrën se si ata nuk po dorëzohen.

Është një moment shumë deçiziv besoj në historinë tonë, sidomos atë pas viteve 90 dhe pas lëvizjes studentore. Është një moment që qytetarët apo shoqëria në vetvete po rivendos marrëdhënien mes qytetarit dhe pushtet-ushtruesit ose pushtetit në rastin konkret. Do të kishte një rëndësi të veçantë suksesi deri në kërkesën e fundit të protestës, pasi do të mendoja që do të rivendoste një rregull të artë për e para për ne që po qeverisemi, por mbi të gjitha për çdo qeveri që do të vijë në të ardhmen. Siç e pamë dje në ditën e 14 të protestës, kishte një turmë që mund të ishte qindra mijëra. Ishte për mendimin tim protesta më e madhe e parë dhe e përjetuar ndonjëherë.

Është një protestë që po përshkallëzohet në raport me numrat, që do të thotë që çdo ditë që kalon ka më shumë mbështetës. Kështu që dhe kjo është ajo që më bën optimist që ky vend i ka të gjitha mundësitë për të patur një proces të drejtë zgjedhor. Se dhe në thelb, po të vini re, kërkesa dhe e vetmja kërkesë ku të gjitha palët aty konvergojnë, pasi duhet të kuptohemi është për herë të parë bëhet një protestë kaq masive ku ka dhe të majtë dhe të djathtë, dhe të themi të të majtës ekstreme por edhe demokratë, por edhe aktorë të shoqërisë civile, janë të gjithë bashkë.

Pikërisht pra pikërisht. Domethënë ka një ndërgjegje aq të fortë politike nga të gjitha palët sa domethënë gjithsecili po duron edhe të themi thirrje që nuk i përkasin, ose që nuk e gjen vetveten, ose që i mendon çështjet ndryshe. Por qindra mijëra qytetarë që të kenë një ndërgjegje politike dhe të jenë aq të bashkuar sa të anashkalojnë çdo lloj ndasie tjetër dhe të konvergojnë në një pikë të vetme, dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të lira e të ndershme.

Dhe për fatin tonë të mirë shoqëria reagoi. Kjo vjen kuptohet pas 12, 13, 10 protestave, sakrifica shumë të mëdhaja të opozitës dhe të demokratëve në veçanti. Pasi sot shoqëria nuk do të ishte në dijeni të akteve kriminale, të akteve korruptive që kanë ndodhur, nëse nuk do të ishte për gazetarë të guximshëm, nëse nuk do të ishte për forcat opozitare, nëse nuk do të ishte për demokratët. Shoqëria nuk do të merrte vesh asgjë për 5D-në, për inceneratorët apo për pafund raste.

Dhe sot po flet e gjithë bota, e gjithë shoqëria pikërisht për ato probleme, problematika që ne kemi 12 vjet që flasim. Dhe shumë mirë që po ndodh kjo gjë. Partia Demokratike siç e ka shprehur dhe kryetari i saj e mbështet protestën edhe unë të gjej rastin të ftoj çdo anëtar dhe çdo njeri që e konsideron veten opozitar duhet ta mbështesë protestën. Patjetër që jemi të kujdesshëm duke e respektuar protestën qytetare si një protestë jo partiake për të mos marrë protagonizëm politik. Kështu që protesta në ditën e 15 sot të saj është një sukses dhe ka arritur disa rezultate shumë të mira. E para që do të theksoja ka rrëzuar shtyllën kryesore që mban këtë qeveri, propagandën, mënyrën se si Edi Rama bënte propagandë.

E ka rrëzuar dhe nëpërmjet kanaleve tradicionale që ai e kryente, por tashmë e ka bërë të pabesueshëm, e ka bërë madje madje qesharak kryeministrin. Kështu që një qëllim e ka arritur. E dyta ka nxjerrë frikën ndaj çdo qytetari po edhe çdo profesionisti që pushteti mund t'i bëjë diçka. Dhe mbi të gjitha e treta dhe më e rëndësishmja ka arritur të krijojë konceptin dhe për të cilin do që pikërisht në ditën që qytetarët janë bërë bashkë reagojnë, refuzojnë, kur refuzojnë qeverinë kur ajo sillet me arrogancë ia dalin të frikësojnë këdo. Kështu që protesta është një epokë e re, është një mësim i mirë mbase mbase edhe për vendet e rajonit dhe jam shumë krenar që kjo lloj proteste dhe ky lloj reagimi shoqëror vjen nga populli im, vjen nga vendi im. Unë do të thoja që përmasat e protestës, por dhe përmasat e skandaleve që kanë shoqëruar këtë qeveri të themi në 13 vjet, janë bërë pikërisht tashmë evidente dhe po i sheh çdokush.

Mjedisi është një element që ne shpeshherë kemi folur edhe lidhet drejtpërdrejt me jetën e njerëzve, lidhet drejtpërdrejt me vendin ku ne jetojmë. Unë kam folur shpeshherë për problemet që shoqërojnë Tiranën e cila me betonizimin, me sëmundjet të cilat sot qytetarët e Tiranës po vuajnë për shkak pikërisht të ndotjes së ajrit, të ndotjes së mjedisit, të pamundësisë për të patur të themi korridore ajri. Por përtej kësaj kemi folur edhe për mbetjet kimike të cilat ishte e organizuar një transport të paligjshëm ndërkombëtar. Patjetër që mjedisi ka sfidat e veta dhe projektet të cilat shkojnë drejt ndërtimit ndikojnë, kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në mjedis. Ajo që unë mendoj që është jetike është që projekte të tilla duhet të kenë konsulta pikërisht me grupet e interesit, duhet të kenë transparencën si elementin bazë që qytetarët të dinë se për çfarë bëhet fjalë.

Dhe më pas vendimet janë për t'u marrë në bashkëpunim me të gjithë komunitetet, ashtu siç thonë dhe ligjet dhe konventat ndërkombëtare, madje me dijeninë time Shqipëria bën pjesë në një konventë ndërkombëtare ku e detyronte qeverinë si një akt që shkon edhe mbi kushtetutën e Republikës së Shqipërisë që duhet të bënte konsultime publike me komunitetin në rastin e Zvërnecit.

Dhe ajo që e kam shkruar dhe e kam thënë që sot nëse ka një njeri që po vë në rrezik ardhjen e investitorëve të huaj, investimeve në vetvete aty, është kryeministri i vendit. Pasi në asnjë moment nuk do të konsultohet, të kontribuojë në shoqëri duke i bërë pjesë të vendimmarrjes të gjithë faktorët, të gjithë shoqërinë. Dhe kjo lloj qasje e cila është reflektuar në këto 13 vjet dhe tashmë e manifeston më hapur se kurrë sepse ndihet më i fuqishëm se kurrë sepse kishte 86 mandate... është pikërisht dobësia e tij, është pikërisht momenti që qytetarët e panë me sytë e tyre dhe vunë veten e tyre në atë qytetarin që atë e tërhiqnin zvarrë dhe nuk reagonin as institucionet shtetërore dhe nuk reagonte policia e shtetit.

Dhe kjo është momenti që shiko, po të vëmë re në histori gjithmonë regjimet, sundimet kanë rënë në momentin që ata e kanë ndjerë veten më të fuqishëm se kurrë. Sepse aty është dhe momenti që ata ndjehen të pakujdesshëm fare qoftë dhe për të ruajtur të themi një imazh sikur konsultohet, sikur s'është një i vetëm njeri i cili merr vendime, kontrollon institucione dhe një pushtet i akumuluar te i njëjti njeri. Kështu që edhe mjedisi, unë personalisht po edhe forca të cilën unë përfaqësoj, nuk është kundër investimeve të huaja. Por patjetër me projekt, me plan, me konsultime publike të të gjithë grupeve të interesit dhe përmbi të gjitha me transparencë maksimale. Ajo që njerëzit janë çuar nuk e kanë me projektin konkret sepse askush nuk e di më se si është projekti konkret. Ajo që njerëzit janë çuar janë çuar për arrogancën e qeverisë, për mënyrën e qeverisjes që një njeri i vetëm...
 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan